Sport

Neymar kthehet në Paris, fillon periudhën e rehabilitimit

PSG tregon se testet e bëra kanë dhënë sinjale mjaftë pozitive.

Published

on

Pas fillimit të trajtimit në Brazil, Neymar është kthyer në Paris ku i hoqi këpucën ortopedike pas operacionit, ndërsa PSG tregon se testet e bëra kanë dhënë sinjale mjaftë pozitive.

Ky është një hap i rëndësishëm në rehabilitimin e tij. I operuar në kyçin e këmbës së djathtë më 10 mars, Neymar kishte zgjedhur ta fillonte trajtimin në shtëpi , në anën tjetër të globit. Ai u largua nga Brazili për t’iu bashkuar Francës orët e fundit, ku vazhdoi, këtë të enjte me heqjen e këpucës ortopedike postoperative. Edhe nëse rikthimi në fushë nuk është lajm, sinjalet e dërguara nga lojtari 31-vjeçar janë pozitive, siç bën me dije Paris Saint-Germain në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e tij zyrtare.

“Neymar Jr është kthyer në Qendrën Stërvitore. Stafi mjekësor i Paris Saint-Germain dhe kirurgët që e operuan sot i hoqën këpucët ortopedike. Testete e bëra janë pozitive. Lojtari tashmë do të vazhdojë protokollin e rehabilitimit në Paris”, shkruan klubi kryeqytetas.

Sulmuesi i PSG-së dhe Brazilit u dëmtua më 19 shkurt kundër Lille në Ligue 1. Periudha e tij e padisponueshmërisë u vlerësua më pas në tre deri në katër muaj , duke e privuar atë nga gjithë sezoni. Ai shpreson që në rastin më të mirë të kthehet për stërvitjet parasezonale.

Lajmet

Kuqezinjtë fitojnë miqësoren ndaj Gjibraltarit përpara sfidës kualifikuese me Letoninë

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka shënuar sot fitore në udhëtim ndaj Gjibraltarit me rezultat 1:0. Ndeshja në stadiumin Europa Point kishte karakter miqësor para ndeshjeve kualifikuese për botërorin 2026.

Të përzgjedhurit e brazilianit Sylvynho treguan një lojë të zbehtë dhe vetëm në pjesën e dytë u treguan më dinamikë në fushë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jasir Asani nga penalltia në minutën e 69-të.

Shqipëria më 9 shtator pret në “Air Albania” Letoninë, në kuadër të grupit K kualifikues.

Në katër ndeshjet e deritanishme, Shqipëria ka gjithsej pesë pikë në vendin e dytë, prej tyre një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Lider i grupit është Anglia me 9 pikë nga tri ndeshje të zhvilluara. Letonia renditet e katërta me katër pikë. Serbia ka katër pikë e treta dhe Andorra renditet e fundit pa asnjë pikë.

Gjibraltari ndodhet në grupin kualifikues L së bashku me Kroacinë, Malin e Zi, Çekinë dhe Ishujt Faroe. Pikërisht kundër kësaj të fundit Gjibraltari do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 8 shtator. Në katër ndeshje të deritanishme, Gjibraltari nuk ka asnjë pikë. Në grup udhëheq Çekia me 9 pikë, Kroacia renditet e dyta me 6 pikë, por ka dy ndeshje më pak./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kosova sonte përballet me Zvicrën

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me Zvicrën në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Takimi do të nisë në orën 20:45 në stadiumin ‘St. Jakob Park’. Për këtë përballje të gjitha biletat janë shitur, ndërsa pritet një mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë.

Ndërsa dje trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, tha se “Dardanët” nuk do të kenë frikë ndaj lojtarëve zviceranë.

Foda tha se as lojtarët e Zvicrës nuk do të kenë frikë nga ata të Kosovës, por tha se do të kenë respekt, ashtu siç do të kenë edhe kundërshtarët e tjerë të Kosovës.

Nga ana tjetër, Sulmuesi i Zvicrës, Dan Ndoye, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka folur përpara takimit hapës të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror që Zvicra do ta luajë kundër Kosovës.

Ndoye tha se janë gati dhe se e dinë që nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme kundër një ekipi të madh si Kosova./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Lajmet

​Ademi: Avdullahu mund të bëhet Xhaka i Kosovës

Published

on

President i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur para ndeshjes kualifikuese mes Zvicrës dhe Kosovës, duke shpjeguar pse Leon Avdullahu vendosi të përfaqësojë Kosovën.

Ademi tha se Zvicra nuk ka arsye të frikësohet, pasi marrëdhëniet mes dy federatave janë të mira.

Ai theksoi në një intervistër për medium zviceran ‘Blick’ se Avdullahu e mori vendimin me zemër dhe është pjesë e një projekti afatgjatë për të ndërtuar një gjeneratë të re lojtarësh që synon Kampionatin Evropian, ku mes tyre ai shihet si lider i ardhshëm.

“Ne kemi sjellë shumë lojtarë të rinj midis 17 dhe 20 vjeç për të formuar ekipin tonë për dhjetë vitet e ardhshme. Qëllimi është të arrijmë Kampionatin Evropian. Dhe Leoni luan një rol veçanërisht të rëndësishëm si udhëheqës. Ne e shohim atë si pjesë të brezit të ri që do të formojë themelin. Ne besojmë se ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës. Sigurisht, ai është ende i ri – dhe nuk duam t’i bëjmë shumë presion. Por mendojmë se ai ende mund të zhvillohet shumë mirë”, ka thënë Ademi.

Duke folur për raportet me Zvicrën, kreu i FFK-së nënvizoi mirënjohjen ndaj këtij vendi për kontributin në zhvillimin e futbollistëve shqiptarë dhe tha se Kosova respekton çdo zgjedhje të lojtarëve me dy shtetësi. Ai nuk përjashtoi që në të ardhmen edhe talente të tjerë si Albian Hajdari të bashkohen me Kosovën.

“Ne nuk e detyrojmë askënd të luajë për ne. Kushdo që ndjehet kosovar dhe dëshiron të kontribuojë është i mirëpritur”, përfundoi Ademi.

Continue Reading

Lajmet

Turqia mund Serbinë në basketboll

Published

on

Eurobasketi 2025 ka hyrë në fazën finale të garës në grupe. Në ndeshjen më interesante, Turqia dje ka mundur Serbinë, në një ndeshje shumë dramatike dhe të paqartë.
Ndeshja e zhvilluar në Riga përfundoi me rezultatin 95:90. Pas kësaj fitoreje, Turqia ngelet në krye të grupit, me pesë fitore e asnjë humbje.
Çereku i parë u mbyll me rezultat 19:18, ndërsa ekipet shkuan në pushim te rezultati 49:46 për Turqinë.
Çereku i tretë u mbyll me rezultatin 74:73, për të ardhur te rezultati final 95:90.
Alperen Sengun ishte lojtari më i mirë për Turqinë, me 28 pikë, 13 kërcime e tetë asistime.
Një kontribut shumë të madh dhanë dy lojtarët shqiptarë që luajnë për Turqinë. Erxhan Osmani shënoi 10 pikë, ndërsa dhe Kenan Spahiu 5 pikë./S.K/Fanatic/

Continue Reading

Të kërkuara