Sport

Newcastle fillon bisedimet me yllin e Barcelonës

Newcastle dëshiron që Dembele të jetë transferimi i tyre i parë që nga ardhja e sheikëve në krye të klubit.

Published

on

Skuadra nga Premier Liga angleze Newcastle United i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës Ousmane Dembele, raporton “Mundo Deportivo”.

Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë po synon që të arrijë marrëveshje sa më shpejtë, për ta transferuan anësorin francez këtë afat kalimtar të transferimeve në janar.

Në anën tjetër, trajneri i ri i Barcelonës, Xavi e ka bërë të ditur që dëshiron që 24 vjeçari të vazhdojë të ardhmen e tij në “Camp Nou” ku edhe janë hapur bisedimet për rinovim të kontratës me agjentët e Dembeles.

Sidoqoftë, tani Newcastle ka filluar bisedimet me yllin francez, dhe dëshiron që Dembele të jetë transferimi i tyre i parë historik që nga ardhja e sheikëve në krye të klubit.

Sport

Erza Muminoviq humb në çerekfinale, vazhdon garën për medalje

Published

on

By

Erza Muminoviq e ka nisur garimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare u mposht në çerekfinale të kategorisë deri në 48 kilogramë nga italiania Giulia Ghiglone.

Dueli ishte i luftuar, ndërsa italiania e siguroi fitoren me “Ippon” në kohën shtesë.

Megjithatë, gara nuk ka përfunduar për Muminoviqin. Ajo do të vazhdojë në repesazh, ku do ta kërkojë mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

D.L

Continue Reading

Sport

Flaka Loxha kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

Xhudistja kosovare Flaka Loxha është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke bërë një tjetër hap drejt medaljes.

Në luftën e parë, Loxha u përball me italianen Michela Terranova, të cilën e mposhti në kohën shtesë me “Yuko”.

Loxha po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa tash synon të sigurojë një vend në finale dhe të luftojë për medaljen në Lojërat Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Sport

Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Akil Gjakova e ka nisur me fitore garën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar e mposhti qipriotin Andreou Kyprianos në luftën e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Dueli ishte i barabartë dhe fituesi u përcaktua në kohën shtesë. Gjakova realizoi një hedhje për “Yuko”, duke siguruar fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, Gjakova do të përballet me francezin Maxime Gobert.

D.L

Continue Reading

Sport

Dardan Cena kalon tutje, në çerekfinale përballet me serbin Mihajlo Simin

Published

on

By

Dardan Cena e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudisti kosovar, në kategorinë deri në 81 kilogramë, e mposhti spanjollin Jose Maria Mendiola pas një dueli të fortë.

Cena triumfoi me “Yuko”, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale.

Në këtë fazë, kosovari do të përballet me xhudistin serb Mihajlo Simin, në duelin për një vend në gjysmëfinale.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara