Kulturë

Newborn-i merr pamje tjetër, nderohet lufta e drejtë çlirimtare

Published

on

Newborn do të ndryshojë pamje për të 12-tin vit me radhë. Ashtu sikurse çdo përvjetor të pavarësisë, qytetarët janë ftuar për të kontribuar për ndryshimin e pamjes së monumentit.

Mesazhi i Newborn këtë vit do të ketë pamje të uniformës së ushtrisë, të krijuar nga duart e vetë qytetarëve, ku do ta ngjyrosin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument.

Kreatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili thotë se këtë vit dëshiron t’i tregojë botës se jemi të njëzëshëm për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën që ne të jetojmë në paqe.

“Sivjet (ndryshimi i monumentit) i kushtohet luftës së drejtë çlirimtare edhe fakti që dinjiteti i luftës po cenohet tash sa kohë, dhe ne kemi vendosur me i thirre qytetarët të lenë një shenjë, d.m.th të ngjyrosin dorën me ngjyra të ushtrisë dhe të lënë shenjën e tyre ne Newborn, që kur të përfundojë të duket si uniformë e ushtrisë prej duarve të njerëzve”, tha ai

Qytetarët që nga sot e deri të martën e 16 shkurtit mund të shkojnë të monumenti dhe të ngjyrosin dorën, pasi paraprakisht është bërë ngjyrosja bazike e monumentit.

“Tash jemi në fazën e ngjyrosjes bazike që e bëjmë gjithmonë me vullnetarë. Pjesëmarrja e qytetarëve do na nevojitet kur qytetarët do të fillojnë ta vendosin shuplakën e tyre, që po shpresojmë të ndodh sot pasdite, nesër dhe pasnesër deri të mbushet e gjitha”, tha Ismaili.

Në vitin 2020, Newborn iu dedikua të gjitha viktimave te abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara