Lajmet

Neuroshkenca tregon se si duhet edukuar brezi i ri në shekullin XXI

Nga Carmen Pérez-Lanzac

Published

on

Një grua në Francë është e shqetësuar për shëndetin mendor të fëmijëve. Ajo ka një mesazh, të cilin e çon kudo që shkon: Ne kemi nevojë për një revolucion në arsim, për të ndryshuar mënyrën se si i trajtojmë fëmijët.

Përparimet e fundit në neuroshkencë, tregojnë se ndëshkimi, bërtitja dhe kërcënimi jo vetëm që nuk funksionojnë, por në fakt e dëmtojnë trurin e të miturve, duke shkaktuar ndryshime të përhershme, të cilat në një periudhë afatgjatë gjenerojnë probleme të tilla si depresioni ose ankthi.

Prandaj është e rëndësishme që shumë prindër të nisin të modifikojnë marrëdhëniet e tyre me fëmijët. Sado që i adhurojmë, ndonjëherë është e vështirë të përmbahemi nga bërtitja ndaj tyre. Vetëkontrolli nuk është një gjë e lehtë. Ndërkohë gurutë e të ashtuquajturit “edukim pozitiv” kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale, edhe pse disa nuk janë të vetëdijshëm se ky sektor po përjeton një bum shkencor.

Francezja që është në krye të një lëvizje të tillë quhet Kethrin Gegen, dhe prej 28 vitesh është pediatre në spitalin franko-britanik Levallois Perret në Paris. Si pjesë e fushatës së saj, Gegen përmend të dhëna globale nga UNICEF:4 në 5 fëmijë i nënshtrohen një edukimi verbal ose fizikisht të dhunshëm.

80 për qind e tyre pësojnë një ndëshkimi trupor. Ajo ndan gjithashtu rezultatet e një sondazhi të fundit (tetor 2022), të kryer në Francë, sipas të cilit 79 për qind e 1.314 e kryefamiljarëve e pranuan se kishin përdorur dhunën psikologjike gjatë edukimit të fëmijëve të tyre.

“Ju mund të mendoni se dhuna nuk është e përhapur, por më besoni që është. Si pediatre, kam dëgjuar shumë prindër që më thonë se kur e humbasin durimin, i ndëshkojnë, kërcënojnë apo edhe godasin fëmijët e tyre”, thotë ajo.

Gegen ishte 44 vjeçe në vitin 1994, kur u botua një libër që e revolucionarizoi atë që dinim mbi mendjet tona “Gabimi i Dekartit: Emocioni, arsyeja dhe truri i njeriut” nga neurologu portugez Antonio Damasio, fitues i çmimit prestigjioz Princi i Asturias në vitin 2005.

Në atë libër, neuroshkencëtari i dha emocioneve dhe ndjenjave tona rolin që meritojnë në sjelljen tonë.

“Ne i konsideronim të parëndësishme. Por emocionet janë thelbësore. Unë doja t’u jepja atyre rolin e duhur; pasi janë ato që na bëjnë njerëz”, thotë Damasio.

Mesazhi i librit është se Dekarti gaboi dikur kur tha “Unë mendoj, prandaj jam”. Damasio mendon se thënia e saktë duhet të jetë “Unë ndjej, prandaj mendoj”. Ai përshkroi funksionimin e korteksit paraballor, një zonë me lëndë gri me trashësi disa milimetra që ndodhet mbi zgavrat e syve. Ajo lidh pjesë të ndryshme të trurit me të tjerat, që përcaktojnë reagimin tonë motorik dhe psikologjik.

Ai tregoi se emocionet dhe ndjenjat luajnë një rol kyç në racionalitetin tonë. Për të arritur në këtë përfundim, mati fushat magnetike që prodhojnë rrymat elektrike që kalojnë nëpër sistemin tonë nervor. Dikur ky lloj studimi mund të kryhej vetëm duke hapur një kafkë me bisturi.

Në fillimet e saj neuroshkenca studioi rastet më të rënda; fëmijë jetimë ose viktimat e abuzimeve të rënda.

“Por pak nga pak, jemi fokusuar më shumë tek familje më të zakonshme”, thotë neurohulumtuesja holandeze Sandra Thijssen, eksperte në zhvillimin e fëmijëve në Institutin e Shkencave të Sjelljes të Universitetit Radboud.

Në vitin 2018, Akademia Amerikane e Pediatrisë publikoi një listë rekomandimesh që paralajmëronin mbi rreziqet e një edukimi të ashpër. Studimet tregojnë se kur të miturit që dhunohen verbalisht arrijnë moshën e adoleshencës “janë më pak kreativë dhe kureshtarë, si dhe më pak të aftë për të marrë njohuri të reja dhe më të prirur për të përjetuar trishtim dhe depresion” thotë David Bueno, biolog i specializuar në gjenetikë dhe neuroshkencë dhe drejtor i katedrës së neuroedukimit në Universitetin e Barcelonës, Spanjë.

Sipas tij, aktivizohen të njëjtat zona të trurit, ndërsa ajo që ndryshon është marrëdhënia midis zonave të ndryshme.

“Gjatë një edukimi negativ, amigdala e trurit bëhet më reaktive ndaj emocioneve negative dhe zona që menaxhon emocionet, ajo paraballore, bëhet më pak e aftë për të menaxhuar ankthin dhe stresin”, theksoi ai.

Ndaj më të miturit,sidomos më apatikët, e kanë më të vështirë të gjejnë motivim në këtë jetë. Dhe në kërkimin e tyre për stimuj, ata mund bëhen të ndërvarur nga droga. Psikiatria dhe psikologia australiane Sarah Uitëll nga Qendra e Neuropsikiatrisë në Melbërn, zbuloi se rritja në një lagje të varfër ose të pa favorizuar shkakton ndryshime në funksionin njohës dhe shëndetin mendor të fëmijëve.

Ajo anketoi 7 mijë e 500 fëmijë nga klasa të ndryshme shoqërore, dhe sugjeroi se do të ishte e dobishme nëse prindërit dhe mësuesit e tyre do të merrnin mbështetje, në mënyrë që ata të kuptojnë se buzëqeshja e shpeshtë ndaj fëmijëve dhe qëndrimi pranë kur janë të zemëruar ose kur hidhërohen, mund të kompensojë aspekte të tjera negative të mjedisit të tyre të jetesës.

Po çfarë ndodh në trurin e një të mituri që ndëshkohet? Siç ka shkruar psikologu, doktori i edukimit Rafa Gerrero, tek fëmija aktivizohen zonat e poshtme të trurit, ato që kanë të bëjnë me mbijetesën. Në atë moment çlirohen doza të mëdha të adrenalinës dhe kortizolit, duke nxitur veprimin dhe parandaluar të menduarit. Pra ndëshkimi nxit hakmarrjen.

“Meqenëse aktivizohet pjesa e bazamentit të trurit (instinktet dhe emocionet), është e vështirë që ajo të lidhen me pjesën e trurit që lidhen me të menduarit kritik, arsyetimi, funksionet ekzekutive, etj. Por nëse nuk mund t’i ndëshkojmë fëmijët tanë, si mund t’i bëjmë ata të kuptojnë rregullat që  po përpiqemi t’u mësojmë? Do të ketë gjithmonë njerëz që mendojnë se disa shpulla apo mbyllja në dhomë e një fëmije 2-vjeçar, do të ndihmojë në përmirësimin e sjelljes së tyre”, thotë psikanalistja franceze Karolin Godman.

Megjithatë, neuroshkenca na tregon një rrugë tjetër. Neuropsikologu dhe eksperti i arsimit, Alvaro Bilbao shpjegon se midis prindërve jashtëzakonisht të butë që nuk vendosin kurrë asnjë kufi dhe prindërve tradicionalë dhe të ashpër, ekziston një grup i madh i ndërmjetëm që vendos kufij të përcaktuar, ose të paktën përpiqet, duke i ndihmuar të miturit të fitojnë vetëbesim.

Gegen është e shqetësuar për atë që ajo e quan “besnikëri e pakushtëzuar të fëmijëve ndaj prindërve të tyre”. Pra prindërit që dikur janë edukuar ashpër apo bartin shenja të abuzimit, e përsërisin shpesh atë model. Ajo shpjegon se çfarë pritet nga një prind që përpiqet ta edukojë fëmijën e tyre në mënyrën e duhur:ata janë mbi të gjitha persona empatikë dhe të sjellshëm me veten e tyre; janë të lidhur me emocionet e tyre, dinë si t’i shprehin dhe të flasin për to me fëmijën e tyre.

“Ata e dinë se rritja e një fëmije është burim lumturie, por mund të jetë gjithashtu jashtëzakonisht e vështirë. E dinë se do të bëjnë gabime, dhe se të shohësh prindërit e tu që i pranojnë gabimet dhe kërkojnë falje është shumë edukative për fëmijën. Kur prindërit zhvillojnë këtë dashamirësi ndaj vetes, ata dinë se si t’ia transmetojnë atë fëmijës së tyre, dhe nga ana tjetër këta të fundit kanë sukses”, thotë ajo./ “El Pais” – Bota.al

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara