Lajmet

Neuroplasticiteti dhe fuqia e pashpjegueshme e trurit

Published

on

Neuroplasticiteti është një koncept shkencor i cili përshkruan aftësinë e trurit për të rikonfiguruar veten dhe për të formuar lidhje të reja nervore. Kjo ndodh përmes rikonfigurimit të rrjetit të qelizave nervore dhe formimit të lidhjeve të reja në ndërtim të trurit. Këtë proces e bën truri gjatë tërë jetës, duke reaguar ndaj përvojave, mësimdhënies dhe ndryshimeve në mjedis.

Si ndikojnë përvojat dhe mësimi në neuroplasticitet:

Përvojat e reja dhe ndryshimet në mjedis mund të shkaktojnë ndryshime në strukturën e trurit. Për shembull, të mësuarit e një aftësie të re ose eksperienca emocionale e re mund të ndikojë në neuroplasticitetin. Studimet tregojnë se mësimi i një gjuhe të re ose mjeshtërimi i një instrumenti muzikor mund të çojë në ndryshime në tru dhe të rrisë neuroplasticitetin.

Rëndësia e neuroplasticitetit në rehabilitim dhe rimëkëmbje:

Pas një goditjeje apo dëmtimi cerebral, terapitë e personalizuara mund të përdorin neuroplasticitetin për të përmirësuar aftësitë motorike duke rikonfiguruar rrjetin e qelizave nervore. Ndihma e neuroplasticitetit në përmirësimin e funksioneve kognitive mund të shërbejë për të përmirësuar kujtesën dhe aftësinë e mësimdhënies.

Neuroplasticiteti na tregon se truri ynë është një organ i pashpjegueshëm i aftë të përshtatet dhe të zhvillohet përmes përvojave dhe mësimeve. Kjo njohuri sjell perspektiva të reja për trajtimin e dëmtimit cerebral, përmirësimin e aftësive kognitive, dhe kujdesin e përgjithshëm të trurit./UBTNews/

 

Lajmet

Maqedonci nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it dhe atë të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama viziton familjet e evakuuara nga vërshimet në kryeqytet

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’i vizitojë familjet e evakuuara në lagjen Kodra e Trimave, që i bën si shkak i reshjeve të mëdha të shiut e që shkaktuan vërshime.

Nga komuna kanë njoftuar se kjo vizitë po bëhet me qëllimin që të njoftohen nga afër me situatën, dhe për t’iu shpreh mbështetjen e Komunës banorëve të prekur.

Takimi është paraparë të ndodhë në ora 10:00 në Kodrën e trimave, rruga Aziz Zhilivoda.

Continue Reading

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Lajmet

Rozeta Hajdari del para gjyqit për skandalin me “Rezeravet Shtetërore”

Published

on

By

Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë ka arritur ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndaj të cilës pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore”.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.

Katër të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e seancës gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara