Lajmet

Neurologjia pa listë pritjeje, avancime të reja në shërbimin “Stroke Center”

Published

on

Klinika e Neurologjisë nuk ka listë të pritjes për ekzaminime diagnostike. Derisa me sigurimin e stafit mjekësor, por edhe të aparaturës përparime janë bërë edhe në shërbimin “Stroke Center” (Qendra për trajtimin e pacientëve me sulm në tru), thotë drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni.

Neurologu thotë se ka një listë të pacientëve të cilët bëjnë kontrolle të vazhdueshme për të mbikëqyrë sëmundjen.

Një listë të pritjes klasike në Neurologji nuk ka për shkak se nëse e shohim deri në muajin mars ose deri në muajin prill, i shohim pacientët ata janë të diagnostikuar, do të thotë ata kanë për ta bërë një EEG ose një EMNG kontrolluese pas tre muajve ose pas gjashtë muajsh; nuk janë ata persona që për herë të parë po e bëjnë dhe që duhet të brengosen, për shkak se nuk ka nevojë më shpejt. Ata vetëm janë në terapi dhe EEG-ja nuk preferohet në asnjë protokoll ndërkombëtar nuk realizohet më shpejt. E pacientët që kanë nevojë të bëhet atëherë ata çdo herë i vendosim sa më afër që është e mundshme dhe zakonisht kjo ndodh brenda javës, brenda një jave, dy jave”, thekson ai.

Klinika e Neurologjisë e cila vepron në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës posedon edhe aparaturë për diagnostikime më specifike.

Incizime EEG, EMNG si dhe ato me dopler (ultrazë) janë shërbime të cilat po i marrin pacientët kosovarë në këtë institucion shëndetësor.

Të tri këto kabinete funksionojnë çdo ditë pune prej mëngjesit deri në ora 14:00 dhe kryhet një numër goxha i madh i ekzaminimeve. Me EEG encefalo-grafi zakonisht i kemi rreth 4 mijë ekzaminime, ku mesataren që e kemi bërë në këto 2-3 vitet e fundit është diku prej 17, 18 deri 22-23 raste që kryhen brenda orarit të punës… 31’13 Numri i ekzaminimeve me EMNG që bëhet gjatë vitit është 3 mijë, 10 EMNG që kryhen në ditë e shkon deri në 15 ndonjë ditë. Numër i ngjashëm është edhe me ekzaminimet me dopler (ultrazë) që bëhen, të cilat pritja është shumë e vogël edhe përpara kur ne nuk e kemi pas aparatin e ultrazërit flas për disa vite më përpara i kemi dërguar pacientët në Radiologji apo Kirurgji Vaskulare, kurse tani nuk ngarkohen… Nuk ka ndonjë listë dhe brenda pak ditësh kryhen këto ekzaminime me ultrazë të enëve të gjakut”, thotë ai.

Në kuadër të Klinikës të Neurologjisë ofrohet edhe shërbimi i “Stoke Center”.

Kemi bërë përparime duke iu falënderuar angazhimit në përgjithësi të sistemit shëndetësor, për shkak se është një problematikë që e përfshinë Ministrinë e Shëndetësisë e deri në ambulanta të mjekësisë familjare. Derisa viteve më përpara edhe para një viti apo dy, numri i pacientëve që kanë ardhur në kohë të përshtatshme ka qenë i vogël, ky numër në bazë të dhënave statistikore kemi vërejtur që ka filluar të rritet dhe që vijnë në kohë para tri ore, ose vijnë edhe më herët. Po vërehen shenjat e para të fillimit të një trajtimi më bashkëkohor të cilën nuk e kemi pasur më përpara, duke ditur që tani stafi mjekësor i kemi, pajisjet janë të siguruara qoftë për trajtimet intravenoze për shkrirjen e trombit me trombolizë që i themi, ose për mënyrën e trajtimit përmes intervenimit me trommektomi mekanike që kryhet në bashkëpunim me kolegët e radiologjisë dhe anesteziologjisë. Kështu që ka përmirësime shumë të mira edhe në këtë aspekt”, thotë Komoni.

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni thotë se kjo klinikë ka pasur furnizim stabil të barnave dhe materialeve nga lista esenciale.

Brenda vitit në Klinikën e Neurologjisë pranë QKUK-së marrin trajtim hospitalor deri në 2 mijë pacientë, ndërsa ofrohen edhe mbi 13 mijë vizita ambulantore.

Lajmet

Pritje deri në dy orë e gjysmë në kufi: Merdara dhe Dheu i Bardhë më të ngarkuarat

Published

on

By

Fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës është rritur ndjeshëm, ku pritjet për të dalë nga vendi arrijnë deri në 140 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku në dalje pritet nga 120 deri në 140 minuta, ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta. Ngarkesë e ngjashme paraqitet edhe te Dheu i Bardhë, ku pritja për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Pikat e tjera kufitare paraqesin situatë më të qetë:

Jarinjë: 10 minuta pritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Vërmicë: 3 deri në 5 minuta në të dyja drejtimet. Pikat e tjera (Bërnjak, Hani i Elezit, Kulla, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq, etj.)

Qarkullimi po zhvillohet pa pengesa, me pritje minimale prej 1 deri në 5 minuta.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen mbi gjendjen në kufi përpara nisjes dhe të shfrytëzojnë pikat alternative për të shmangur kolonat e gjata.

Continue Reading

Lajmet

Më 28 gusht mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë, emetohen 25 milionë euro obligacione

Published

on

Ministria e Financave ka njoftuar se më 28 gusht 2026 do të mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë për këtë vit.

Në kuadër të ankandit do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar, në vlerë prej 25 milionë eurosh.

Sipas Ministrisë, investimi në obligacione shtetërore konsiderohet investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi i përcaktuar nga tregu garantohet gjatë gjithë periudhës pesëvjeçare dhe investimi është i liruar nga tatimi.

Ministria u ka bërë thirrje të interesuarve që, për informacione rreth pjesëmarrjes në ankand dhe blerjes së letrave me vlerë, të kontaktojnë njërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive

Published

on

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 1 në monitorim.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore:

* Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave dhe është kryer evakuimi i banorëve. Operacioni është mbështetur edhe nga 40 efektivë dhe 3 helikopterë të FA-së.

* Mal Milot, Kurbin – Vatra vijon aktive, por rreziku për banesat është eliminuar për momentin. Në terren janë forca zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake, ndërsa është kërkuar përforcim me forca dhe mjete të FA-së.

* Dajt, Tiranë – Ka riaktivizim të vatrës, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në operacion janë angazhuar MZSH, AZM dhe FA, me mbështetje nga 1 helikopter.

* Dukat, Vlorë – Zjarri në zonën e Shatës është zgjeruar gjatë natës në drejtim të malit. Në terren operojnë forcat vendore dhe 40 efektivë të FA-së dhe dy avionë Air Tractor; aktualisht nuk rrezikohen banesa.

* Ballaxhiaj, Memaliaj – Zjarri është nën kontroll dhe larg banesave, pas angazhimit të forcave zjarrfikëse, policisë dhe vullnetarëve; disa banorë janë evakuuar.

* Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht, ndërsa vatra në Lufaj, Mirditë, është nën kontroll dhe monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./EO/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara