Kulturë

Netflix regjistrohet në trupën vlerësuese TV Barb

Published

on

Netflix është regjistruar në agjencinë e vlerësimit të TV Barb, që nënkupton se audienca e saj do të matet nga një organ i jashtëm dhe i pavarur për herë të parë.

Lëvizja e bën Barb shërbimin e parë të vlerësimit në pronësi të industrisë në botë, të cilit i është bashkuar Netflixi.

Më parë, gjiganti i transmetimit ka publikuar vetëm fotografi të të dhënave lidhur me shikueshmërinë, duke vu në pah suksesin e shfaqjeve të tij më të njohura. Kurse nga muaji nëntor, Barb do të raportojë rreth shikueshmërisë në Netflix.

Është një lëvizje e rëndësishme për transmetuesin sepse kjo do t’iu ndihmojë reklamuesve, konkurrentëve dhe gazetarëve për të kuptuar se ku qëndron Netflix.

Barb (Bordi i Kërkimit të Audiencës së Transmetuesve), përpilon matjen e audiencës dhe vlerësimet televizive në Mbretërinë e Bashkuar./UBTNews/

Kulturë

Dhimitër Anagnosti dhe magjia e filmit shqiptar hapin ciklin kulturor në Kosovë

Published

on

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Kino Armata, sjell në Prishtinë ciklin kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, një iniciativë që synon të promovojë trashëgiminë dhe kinematografinë shqiptare për publikun kosovar.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet më 17 shtator 2025, në orën 19:00, në Kino Armata, ku shikuesit do të kenë mundësinë të shohin një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare, klasikën artistike “Përrallë nga e Kaluara”, e regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.

Ky film përfaqëson një pikë kulmore të kinemasë, duke kombinuar humorin, satirën dhe mesazhet shoqërore në një mënyrë të veçantë.

“Përrallë nga e Kaluara” sjell historinë e Marigosë, një vajzë 20-vjeçare e dashuruar me Trimin, por e detyruar të martohet me Gjinon, një 14-vjeçar nga një familje e pasur.

Filmi është i bazuar në poemën satirike “14 vjeç dhëndër” të Andon Zako Çajupit dhe përmes situatave komike dhe dramatike, trajton kontrastet e ndryshme sociale dhe sfidat e dashurisë dhe detyrimeve familjare.

Ky realizim kinematografik ka mbetur një nga komeditë më të njohura dhe më të dashura të ekranit shqiptar, duke u shndërruar në një pjesë të rëndësishme të historisë së filmit shqiptar. Shfaqja në Kino Armata ofron jo vetëm një mundësi për t’u rikthyer tek klasikët e kinemasë, por edhe për të kuptuar më mirë evoluimin e artit filmik shqiptar dhe ndikimin e tij në kulturën kombëtare.

Cikli “Netët e Filmit Shqiptar” do të vazhdojë me shfaqje të tjera të filmave klasikë dhe bashkëkohorë shqiptarë, duke krijuar një platformë të rëndësishme për dialog kulturor dhe promovimin e trashëgimisë artistike midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Lifestyle

Studim: Mendimet negative lidhen me rënien e aftësive njohëse te të moshuarit

Published

on

Një këshillë që vjen nga të moshuarit – “mendoni pozitivisht” – tani mbështetet edhe nga shkenca. Një studim i ri i publikuar nga Times of India tregon se mendimet e vazhdueshme negative mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor dhe aftësitë njohëse te të rriturit më të moshuar.

Studiuesit në Wuhan të Kinës analizuan 424 persona mbi 60 vjeç dhe zbuluan një lidhje të fortë mes mendimeve të përsëritura negative dhe performancës më të dobët në testet e kujtesës, vëmendjes dhe arsyetimit. Vlerësimet u kryen me pyetësorin RNT dhe metodën Montreal Assessment Scale, duke treguar se ata që kishin më shumë mendime negative, shfaqnin funksione njohëse dukshëm më të dobëta.

Ky rezultat mbeti i pandryshuar edhe kur u morën parasysh faktorë si mosha, arsimi, të ardhurat apo sëmundjet kronike.

Sipas studiuesve, grupmosha 60–79 ishte më e prekura, tek të moshuarit mbi 80 vjeç ose tek ata me arsim të ulët, ndikimi ishte më i dobët.

Ky nuk është studimi i vetëm që arrin në këtë përfundim, kërkime të ngjashme në Universitetin e Kalifornisë dhe në Universitetin e Barcelonës kanë dalë me rezultate të njëjta. Shkencëtarët shpjegojnë se mendimet negative shkaktojnë stres afatgjatë, rritje të kortizolit, inflamacion dhe tension të lartë gjaku – faktorë që, me kalimin e kohës, dëmtojnë trurin.

Përveç kësaj, ndryshimet biologjike, edukimi dhe mosha përforcojnë efektet negative.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e masave parandaluese: kontrolle të rregullta shëndetësore, terapi për menaxhimin e stresit, gjumë të mirë, aktivitet fizik, përfshirje në shoqëri dhe ushqim të shëndetshëm. Po aq e rëndësishme është nxitja e mendimeve pozitive.

Studimi kinez ka kufizime: mungesë të pjesëmarrësve nga kultura të ndryshme e vështirësi në raportimin e saktë të mendimeve negative.

Studiuesit sugjerojnë se duhen të dhëna afatgjata për të kuptuar më qartë si mendimet ndikojnë në funksionin njohës me kalimin e viteve.

Continue Reading

Magazinë

The Rolling Stones gati për albumin e ri, mund të rikthehen me turne europian

Published

on

Legjenda britanike e rock-ut, The Rolling Stones, është “pothuajse gati” për të publikuar albumin e tyre të ri, sipas Marlon Richards, djalit të Keith Richards.

Pas suksesit të albumit Hackney Diamonds më 2023, albumi i 24-të i studios dhe i pari me këngë të reja që nga A Bigger Bang në 2005 – grupi duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Albumi, që përfshinte edhe regjistrimet e fundit të bateristit Charlie Watts, i cili vdiq në 2021, u ngjit menjëherë në krye të top-listave britanike dhe fitoi Grammy për albumin më të mirë rock.

Në një intervistë për Record Collector, Marlon Richards tregoi se anëtarët e mbetur të grupit po punojnë intensivisht në studio në Londër.

“Janë aty çdo ditë, deri natën vonë. Mendoj se janë pothuajse gati. Grammy i fundit i ka motivuar shumë,” tha ai.

Ai shtoi se zërat për një turne po rriten: “Duket se po planifikojnë një turne në Europë”. Kjo vjen pas anulimit të mundshëm të turneut të këtij viti për shkak të problemeve me datat dhe vendet e koncerteve, ku ishin diskutuar qytete si Parisi, Londra, Barcelona dhe Roma.

Mick Jagger, 82 vjeç, Keith Richards, 81 vjeç, dhe Ronnie Wood, 78 vjeç, vazhdojnë të sfidojnë kohën dhe, nëse gjithçka shkon sipas planeve, viti 2026 mund të sjellë rikthimin madhështor të grupit në skenat europiane.

Pyetja mbetet: a do të arrijnë fansat këtë herë të marrin atë që duan?

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Shqipëri/Sezoni i ri i Teatrit Kombëtar hapet me komedinë ‘Kërkohet një tenor’”

Published

on

Teatri Kombëtar hap sezonin e ri me komedinë “Kërkohet një tenor”, nën regjinë e Armand Borës.

Kjo komedi është shkruar nga dramaturgu amerikan Ken Ludwig, autor i dhjetëra veprave, mes të cilave spikat edhe muzikali i suksesshëm Crazy for You, me muzikë nga Gershwin.

“Kërkohet një tenor” cilësohet si një nga krijimet më të arrira dhe argëtuese të Ludwig.

Ajo u shfaq për herë të parë në Londër në vitin 1986 dhe më pas qëndroi në Broadway për 14 muaj me radhë.

Për publikun tiranas, shfaqja do të ngjitet në skenë më 18, 19, 20 dhe 21 shtator, në sallën Centrali 400 pranë ArTurbinës.

Ngjarja vendoset në vitet ’30, brenda një dhome ndenjeje. Vetë titulli është një lojë fjalësh: në anglisht, Lend me a tenner (“Më jep një dhjetëshe”) shndërrohet në Lend me a tenor, duke i dhënë komedisë një kuptim të dyfishtë.

Continue Reading

Të kërkuara