Teknologji

Netflix pushon nga puna 150 punëtorë

Shërbimi i transmetimit po lufton me një eksod shikuesish këtë vit.

Published

on

Netflix ka pushuar nga puna rreth 150 punëtorë, vetëm një muaj pasi kompania e njohur njoftoi se është duke humbur abonentë për herë të parë në dekadë.

Kryesisht ndikimi do të vërehet në zyrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kaliforni. Ata përbëjnë rreth 2% të fuqisë punëtore të saj në Amerikën e Veriut. Netflix tha se humbjet e vendeve të punës ndodhën për shkak të rënies së të ardhurave të kompanisë.

Shërbimi i transmetimit po lufton me një eksod shikuesish këtë vit.

“Këto ndryshime janë të nxitura kryesisht nga nevojat e biznesit dhe jo nga performanca individuale, gjë që i bën ato veçanërisht të vështira pasi askush nga ne nuk dëshiron t’u thotë lamtumirë kolegëve kaq të mëdhenj”, tha kompania në një deklaratë.

Nuk dihet se cilat pjesë të biznesit do të përballen me humbje të vendeve të punës, por Los Angeles Times raportoi se rekrutimi, komunikimi dhe gjithashtu departamenti i përmbajtjes ishin prekur të gjitha./UBTNews/

Teknologji

Threads ka 400 milionë përdorues

Published

on

Aplikacioni Threads i Metës mund të krenohet me mbi 400 milionë përdorues aktivë në muaj, ka konfirmuar drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri.

Në një postim që shënonte këtë sukses, Mosseri u ndal te rrugëtimi dyvjeçar nga “një ide e çmendur për të konkurruar me Twitter-in” deri te një platformë që synon një bisedë të hapur dhe të civilizuar.

Threads u lansua në korrik 2023 e arriti 100 milionë përdorues brenda vetëm pesë ditësh. Angazhimi i hershëm ra shpejt, por aplikacioni u rikuperua me një rritje të qëndrueshme. Deri në mesin e 2024 arriti në 175 milionë përdorues, 300 milionë në dhjetor dhe 350 milionë në prill.

Threads ende mbetet pas X (ish-Twitter), i cili ka rreth 650 milionë përdorues aktivë në muaj. Ky hendek është ngushtuar falë integrimit me Instagram, që u mundëson përdoruesve të importojnë ndjekësit e tyre.

Kundërthëniet e X-it nën drejtimin e Elon Musk, nga funksionet me pagesë deri te moderimi më i lehtë, i kanë shtyrë disa përdorues të kërkojnë alternativa.

Threads është mbështetur në këtë duke u prezantuar si një alternativë më e qetë, megjithëse kritikët thonë se ende i mungon një identitet i qartë, duke paralajmëruar se rrezikon të shihet thjesht si një “Instagram me tekst”.

Ndërkohë, Bluesky, i mbështetur nga bashkë-themeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, promovon decentralizimin dhe kontrollin e përdoruesit – ka një bazë shumë më të vogël, por në rritje, me rreth 10 milionë përdorues. Edhe Mastodon dhe platforma të tjera vazhdojnë të tërheqin përdorues.

Continue Reading

Teknologji

Rusia kufizon thirrjet në WhatsApp dhe Telegram

Published

on

Rusia ka filluar të kufizojë disa thirrje në Telegram dhe WhatsApp, duke akuzuar këto platforma në pronësi të huaj se nuk kanë ndarë informacion me autoritetet në rastet që lidhen me mashtrimet dhe terrorizmin, njoftoi të mërkurën Ministria e Zhvillimit Digjital, raportoi Reuters.

Rusia ka pasur përplasje me platformat e huaja të teknologjisë për disa vjet me radhë, veçanërisht për çështje të përmbajtjes dhe ruajtjes së të dhënave, një konflikt që u përshkallëzua pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Kritikët thonë se Rusia po përpiqet të zgjerojë kontrollin e saj mbi hapësirën digjitale të vendit.

Vladimir Putin ka autorizuar zhvillimin e një aplikacioni të ri shtetëror për mesazhe, të integruar me shërbimet qeveritare, ndërsa Moska kërkon të sigurojë atë që e quan “sovranitet digjital” – duke promovuar shërbime të brendshme dhe duke reduktuar varësinë nga platforma si WhatsAppi dhe Telegrami.

“Për të luftuar aktivitetet kriminale… po merren masa për të kufizuar pjesërisht thirrjet në këto platforma të huaja,” citohet të ketë thënë rregullatori i komunikimeve Roskomnadzor, sipas agjencisë Interfax.

Meta u shpall organizatë ekstremiste nga Moska në vitin 2022, por WhatsAppi, që përdoret në Rusi, u lejua të vazhdojë të funksionojë.

Platforma ka marrë disa gjoba për mos-heqjen e përmbajtjeve të ndaluara nga shteti rus.

Continue Reading

Teknologji

NASA: SHBA-ja do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

Published

on

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori bërthamor në sipërfaqen e Hënës, me synim furnizimin e misioneve të eksplorimit dhe krijimin e një baze të përhershme.

Sipas një udhëzimi të datës 31 korrik, të siguruar nga CNN, kjo lëvizje synon ta mbajë SHBA-në përpara Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë shpallur disa herë planet e tyre për një projekt të përbashkët të këtij lloji deri në mesin e viteve 2030.

Duffy tha se nëse një vend tjetër e realizon i pari këtë, mund të shpallë një “zonë të ndaluar” në Hënë, duke penguar planet amerikane përmes “Artemis”. Misioni “Artemis III”, i planifikuar për 2027, synon të rikthejë njerëzit në Hënë për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, programi ende ka sfida përpara.

Jemi në një garë për në Hënë, në një garë me Kinën. Dhe për të pasur një bazë në Hënë, na duhet energji,” deklaroi Duffy.

Continue Reading

AI

Master në AI? UBT – i vetmi që ofron programin Shkenca Kompjuterike me orientim në këtë fushë

Published

on

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën si jetojmë dhe punojmë, UBT sjell në Kosovë një nga programet më të avancuara të studimeve master – Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, me orientim të veçantë në këtë fushë.

Programi, i ndërtuar mbi standarde ndërkombëtare dhe i mbështetur nga laboratorët më modernë në vend, synon të formojë gjeneratën e re të ekspertëve që do të udhëheqin transformimin digjital në Kosovë dhe më gjerë.

Ky master përfshin edhe dy orientime të tjera: Inxhinieria e Komunikimit dhe Inxhinieria e Sistemeve Softuerike. Planprogrami është hartuar me standarde ndërkombëtare, duke u mbështetur në laboratorët më të sofistikuar të teknologjisë informative në vend dhe në bashkëpunimin me profesorë të njohur ndërkombëtarisht, të cilët sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre në UBT.

Studentët e këtij programi do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi në fusha si inteligjenca artificiale, inxhinieria softuerike, shkenca e të dhënave, sistemet informative, rrjetat kompjuterike, robotika, multimedialiteti dhe vizualizimi, si dhe informatika shëndetësore.

UBT garanton kushte moderne studimi, përfshirë laboratorët e sigurisë kibernetike, zhvillimit të softuerëve, modelimit dhe simulimit, telekomunikimit, robotikës dhe realitetit virtual. Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, 2–3 herë në javë pas orës 17:30, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Të kërkuara