Lajmet

Netanyahu thotë se s’janë afër arritjes së marrëveshjes

Published

on

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të enjten se marrëveshja e armëpushimit dhe pengjeve në Gaza nuk është afër.

“Nuk ka një marrëveshje në përfundim”, tha Netanyahu për Fox News. “Fatkeqësisht, nuk është afër”.

Të dielën, presidenti Joe Biden pretendoi se palët janë në prag të një marrëveshjeje dhe të mërkurën, një zyrtar i lartë i administratës pretendoi se 90% e marrëveshjes ka përfunduar.

“Është e pasaktë. Ka një histori, një narrativë, që ka një marrëveshje”, tha kryeministri izraelit.

Të dielën, kur Izraeli njoftoi se trupat e gjashtë pengjeve u gjetën të ekzekutuar nga Hamasi, Biden tha se negociatorët janë në “prag të arritjes së një marrëveshjeje”./UBTNews/

Bota

Guterres: Ushtria izraelite të largohet nga Libani!

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar që prania ushtarake e Izraelit në jug të Libanit të mbarojë, duke theksuar se UNIFIL dhe forcat e armatosura libaneze janë angazhuar për këtë qëllim. Guterres bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me kryetarin e Parlamentit të Libanit, Nabih Berri, duke nënvizuar rëndësinë e përfundimit të pranisë izraelite në këtë rajon të tensionuar.

Ky apel vjen në një kohë kur armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA ka hyrë në fuqi, duke mundësuar një periudhë paqeje pas luftës Izrael-Hezbollah, që ka lënë më shumë se 4,000 të vdekur dhe ka shkaktuar mijëra të plagosur. Ndërkohë, liderët libanezë kërkojnë gjithashtu ndihmën e OKB-së për kthimin e refugjatëve sirianë në atdheun e tyre, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit në Siri, një situatë që ka përkeqësuar krizën e refugjatëve në Liban./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Iu gjeten afër 50 kg marihuanë, aktakuzë ndaj 4 personave

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.M., N.U., S.S., dhe N.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit M.M., N.U., S.S., dhe N.K., deri më datë 20.04.2024, pa autorizim posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrojnë për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

“Pasi substancën narkotike e kishin siguruar nga Republika e Shqipërisë, të njëjtën e kishin fshehur në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, në shtëpinë e të pandehurit S.S., e cila gjendet në rrugën “8 Martirët”, dhe të njëjtën substancë narkotike ia ofrojnë për shitje dy personave në njërën prej pompave të derivateve, në rrugën e transitit në Prizren, ashtu që derisa të pandehurit N.K., M.M., dhe N.U., me një person qëndrojnë në pompën e derivateve, i pandehuri S.S., me personin tjetër – blerësin potencial shkojnë në fshatin Greikoc në shtëpinë e të pandehurit S.S., për ta verifikuar substancën narkotike, me ç’ rast sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren, kontrollohet shtëpia e S.S., ku policia gjen 49 kg e 750 gram substancë narkotike të llojit “marihuanë” të sistemuara në pesë paketime”, thuhet një komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Continue Reading

Lajmet

​Merrnin ryshfet nga bizneset në Gjakovë, tre të arrestuar

Published

on

By

Policia e Kosovës ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e Ryshfetit’’.

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate thotë se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat të avancuara hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës.

“Sot, më datë 20.01.2025, me urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë), ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin. Gjatë kontrollit janë sekuestruara dëshmitë si në vijim para të gatshme 11600 euro, katër telefona mobil, një IPOD, një pasaportë e Republikës së Shqipërisë, një letërnjoftim i Republikës së Shqipërisë. Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Bastisje në një shtëpi në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 19 janar është bastisur një shtëpi në Podujevë ku janë gjetur substanca narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka bërë me dije se janë sekuesturuar 1.994 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme.

“Në koordinim me prokurorin është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.994 kg. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë kalibrash të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës të ndryshëm për të substancave narkotike dhe një radio-lidhje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar dy persona.

Continue Reading

Të kërkuara