

Lajmet
Netanyahu përpiqet të justifikojë mosprioritizimin e jetës së robërve mbi qëllimin për të shkatërruar Hamasin
Published
1 year agoon
By
Betim GashiKryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka thënë familjeve të robërve izraelitë që mbahen në Gaza se: “Unë nuk jam i përgatitur në asnjë mënyrë të dorëzohem në fitoren ndaj Hamasit”.
Deklarata erdhi mbrëmë në SHBA gjatë takimit të tij me familjet që e shoqërojnë në Uashington, thuhet në njoftimin për shtyp. Ai u citua të thoshte se masa e nevojshme për kthimin e sigurt të robërve do ta vendoste Izraelin “në rrezik përballë të gjithë boshtit të së keqes të Iranit”.
“Vendimet që marrim janë vendime fatale për të ardhmen e shtetit të Izraelit dhe ndërmarrjes sioniste”, tha ai.
“Për fat të keq, [lirimi i robërve] nuk do të ndodhë menjëherë; do të ketë faza. Megjithatë, unë besoj se ne mund ta çojmë përpara marrëveshjen dhe të na lëmë në zotërim të levës për të sjellë lirimin e të tjerëve”.
Ai nuk tregoi se si do të jetë e mundur kjo kur Hamasi ende këmbëngul për një armëpushim të plotë të përhershëm për lirimin e çdo robëri./UBTNews/
Lajmet
Amir Rrahmani mund të jetë në formacion në ndeshje me Milanin
Published
6 minutes agoon
September 24, 2025By
UBT News
Në fitoren 3:2 të Napolit të hënën ndaj Pisas, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, qëndroi në bankën e rezervistëve.
“Fantacalcio” ka shkruar se qendërmbrojtësi Rrahmani pritet të jetë startues ndaj Milanit, ndërkaq Napoli të dielën luan në udhëtim te Milani, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Serie A.
Qendërmbrojtësi pësoi lëndim të lehtë të muskulit të këmbës gjatë ndeshjes Zvicër-Kosovë, e luajtur më 5 shtator në Basel.
Rrahmani i mungoi kampionit në fuqi të Italisë edhe në dy ndeshjet e kaluara, ndaj Fiorentinas dhe ndaj Manchester City/S.K/KP/
Lajmet
Policia e Kosovës po kryen operacione policore në disa lokacione
Published
14 minutes agoon
September 24, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës është duke kryer dy operacione policore të cilat përfshijë disa lokacione.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, derisa ka bërë të ditur se operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar.
Kelani tha se këto operacione policore po kryhen nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës me autorizim të prokurorisë.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar. Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.
KosovaPress ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Pejë për të marrë më shumë detaje, por ata thanë se nuk mund të japin informacione, pasi operacionet policore janë ende duke u zhvilluar./D.B/KP
Lajmet
Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Serbia të mos konsiderohet shtet normal
Published
18 minutes agoon
September 24, 2025By
UBTnews
Në dy vjetorin e rënies heroike të rreshterit, Afrim Bunjaku krerët shtetërorë kanë bërë homazhe në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë, ku prehet trupi i tij.
Më 24 shtator të vitit 2023, një grup serbësh të armatosur, në krye me terroristin Milan Radoiçiq, sulmuan Policinë e Kosovës. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagosën të tjerë.
Forcat speciale qëlluan për vdekje tre serbë, ndërkohë që pjesëtarë të grupit terrorist u larguan drejt Serbisë përmes rrugëve malore.
Për të nderuar jetën dhe veprën e heroi Afrim Bunjaku, për homazhe në këtë fshat ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë komunash, kolegë të punës si dhe bashkëqytetarë të të ndjerit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se rënia heroike e rreshterit, Afrim Bunjaku i solli Kosovës më shumë integritet territorial, sovranitet shtetëror, e sundim të rendit dhe ligjit.
Teksa kërkoi që tek institucionet e Kosovës të dorëzohen kriminelët e sulmit terrorist në Bansjkë ku mbetu i vrarë rreshteri policor, Kurti bëri thirrje tek bashkësia ndërkombëtarë që Serbinë mos të konsiderojnë si një shtet normal.
“Kosova fitoi shumë më tepër integritet territorial, sovranitet shtetëror, sundim të ligjit paqe e siguri. Prandaj, rënia heroike e Afrim Bunjakut nuk ishte e kotë, ishte një rënie e cila e ngriti Republikën e Kosovës, shtetin tonë të pavarur edhe së brendshmi por edhe në reputacionin e saj ndërkombëtarë se kemi të bëjmë me një shtet qe i del zot vetvetes dhe që ka policë që sakrifikohen për të mbrojtur qytetarët pa dallim… Në njërën ai mësyu i pari drejt bllokadës në Banjskë të Zveçanit dhe këtë e bëri si një polic me përvojë… Ai nuk lejoi që policët tjerë që ishin më të rinj se ai t’ia mësynin bllokadës që ishte në rrugë nga kamionët e grupit paramilitar të Serbisë të udhëhequr nga Radoiçiqi… Ne tash i bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa ajo nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe udhëhequr nga Milan Radoiçiq dhe të financuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar. Aktakuza përfshinë 45 persona, këta duhet t’i dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”, tha ai.
Sot, bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm ky i kryer nga një grup paraushtarak, të armatosur me artileri të rëndë. Përgjegjësinë kryesore për këtë sulm terrorist e mori nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Sulmi terrorist i ndodhur para dy vitesh kishte synim aneksimin e veriut të Kosovës.
Ndonëse, ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës u bë më 11 shtator të vitit 2024, të lirë ende vazhdojnë të jenë 42 të akuzuarit për këtë sulm në krye me Milan Radoiçiqin, ndërsa tre të akuzuarit tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës po ballafaqohen me drejtësinë.
Për 42 të akuzuarit që janë në arrati për këtë sulm terrorist Gjykata Themelorë në Prishtinë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar.
Gjykimi ndaj Blagojr Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ka filluar më 17 prill të këtij viti, ndërsa që të tre të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë./D.B/KP
Lajmet
Të premten dorëzohet padi në Prokurori kundër kryeparlamentarit Dimal Basha
Published
35 minutes agoon
September 24, 2025By
UBTnews
Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini, ka njoftuar se të premten në Prokurorinë Speciale do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.
Avokati Gent Gjini bëri të ditur se të premten në ora 13:20 do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia.
“Ditën e premte në Prokurorinë Speciale në ora 13:20 do të dorëzojmë kallëzimin penal dhe padinë ndaj Dimal Bashës për propagandën në përhapjen e fakteve jo të vërteta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është financuar nga kartelët e drogës, e ku Dimal Basha këto pretendime i ka theksuar në një revistë shkencore në një universitet në SHBA, e po ashtu faktit se Dimal Basha ka bashkëpunuar me një autore dhe kanë përhapur fakte kundër UÇK-së, duke dhënë informata kësaj autore në publikimin e kësaj reviste kundër popullatës shqiptare. Andaj unë si avokat dhe një përfaqësues i UÇK-së të premten do të procedojmë kallëzimin penal, ku do të kërkojmë që gjatë hetimit të kësaj çështje të merret në tërësi revista e publikuar dhe do të kërkojmë nga Prokuroria Speciale që Dimal Bashës t’i ndalohet ushtrimi i pozitës së kryeparlamentarit, përderisa çështja të trajtohet dhe të hetohet nga Prokuroria Speciale. Universiteti amerikan do të na sigurojë revistën shkencore dhe do të shprehet vepra penale që ka kryer Dimal Basha”, tha Gjini./D.B/EO

Amir Rrahmani mund të jetë në formacion në ndeshje me Milanin

Çfarë na mëson një psikologe për nevojat e fëmijëve?

Policia e Kosovës po kryen operacione policore në disa lokacione

Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Serbia të mos konsiderohet shtet normal

Të premten dorëzohet padi në Prokurori kundër kryeparlamentarit Dimal Basha

Apple konfirmon: iOS 26 mund të ndikojë në baterinë e iPhone

Punëtori në UBT për sigurinë digjitale dhe fuqizimin e të rinjve

Vdes Claudia Cardinale, një jetë e përkushtuar artit dhe kinemasë

Starton sezoni i ri i Ligës së Evropës
Të kërkuara
-
Aktualitet4 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës