Lajmet

​Nesër takimi i kryenegociatorëve në Bruksel

Published

on

Të enjten, më 24 tetor do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi. Megjithatë nuk dihet nëse do të ketë takim trilateral apo vetëm takime të ndara të palëve me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak. Në Qeverinë e Kosovës dhe në Bashkimin Evropian nuk e konfirmuan se do të ketë takim të përbashkët ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.

Në ekzekutiv thonë se fokusi i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit. Nevojën për këtë të fundit e potencojnë edhe në Bashkimin Evropian, mirëpo në partinë më të madhe opozitare, PDK si dhe njohës të procesit të dialogut nuk presin progres në dialog.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit për dialog, Besnik Bislimi, thotë se Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces të dialogut, por pa dhënë detaje për agjendën dhe formatet e takimeve të nesërme në Bruksel.

“Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces”, thuhet në përgjigjen e tij.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano thotë për KosovaPress se Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara dhe të arrijnë përparim në dialog.

“Mund të konfirmojmë se takimi i kryenegociatorëve do të mbahet nesër në Bruksel. Fokusi i takimit është nevoja urgjente për të filluar me zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe për të ndihmuar palët të ecin përpara dhe të arrijnë përparim në dialog”, deklaron ai.

Përkundër takimeve në Bruksel, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa nuk pret progres në dialog dhe zbatim të marrëveshjeve të arritura.

Sipas tij, Kosova është në prag të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht BE-ja nuk mund t’i bëjë presion kryeministrit Albin Kurti për zbatim të marrëveshjeve, kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë katër viteve mandat të tij.

“Nuk pritet progres në fund të mandatit. Përkundrazi tash edhe bashkësia ndërkombëtare e ulë presionin, pasi nuk mundet një qeverie në shkuarje t’i bëjë presion. Ne kemi pas katër vite mandat dhe s’ka pas ndonjë rezultat nga dialogu dhe tani s’presim në fund. Me pas një punë që ka ecë deri diku dhe tash jemi në fund kishim mundur me besua një gjë të tillë. S’pres asgjë nga dialogu”, thekson Beqa.

Ndërkaq, njohësi i procesit të dialogut, Dritëro Arifi, thotë se edhe nëse ndodh takimi trilateral nesër në Bruksel do të jetë vetëm sa për fotografi për kinse normalizim të dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve.

Megjithatë, Arifi potencon se ka probabiliteti sado të vogël që palët të pajtohen për një plan të sekuencimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si parakusht për të pasur qasje në fondet në kuadër të Planit të Rritjes.

“Takimi i radhës më shumë do të jetë sa për fotografi dhe vizitualitetit të normalizimit të dialogut. Dialogu s’ka sens nëse nuk zbatohen marrëveshjet e zbatuara. Mund të ketë (progres), probabiliteti ekziston por është i vogël për një sekuencim që të fillohet me zbatimin e marrëveshjes si kusht për Planin e Rritjes. Kjo është një pikëpyetje e madhe nëse do të realizohet në këtë takim, por po e vërej që intenca është që të shkohet me një sekuenicm që të dy vendeve t’i mundësohet qasja në planin e rritjes. Po besoj se edhe nëse kësaj radhe s’ka dakordim për një takim trepalësh, po besoj se të dy vendet nuk do të përjashtohen nga plani i rritjes pasi do të ishte në kundërshtim me vizionin evropian për Ballkanin Perëndimor”, thekson Arifi.

Takimi trepalësh nuk është mbajtur as në muajin shtator, kur Bislimi dhe Petkoviq kishin udhëtuar në Bruksel, mirëpo ishin takuar vetëm me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë në shkurt të vitit 2023 në Bruksel. Një muaj më vonë ishte arritur dakordimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, palët ende nuk janë pajtuar për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes.

Në qeverinë e Kosovës insistojnë në nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e mirëbesimit në proces të dialogut, derisa kërkojnë edhe tërheqjen e letrës së Serbisë, të cilën e kishin dërguar në Bruksel vitin e kaluar, ku praktikisht ishin tërhequr nga ujdia e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

  1. Ka specie kandilësh deti që biologjikisht mund të rikthehen përsëri në “moshë të re”, prandaj quhen pothuajse të pavdekshëm.
  2. Google fillimisht kishte emrin “Backrub” para se të bëhej kompania më e madhe e kërkimit në botë.
  3. Një burrë fitoi dy herë lotarinë me të njëjtët numra brenda katër muajve.
  4. Në Itali ekziston një shatërvan që derdh verë falas për turistët 24 orë në ditë.
  5. Astronautët thonë se hapësira ka aromë si mish i djegur ose metal i nxehtë pas kthimit nga ecjet në kozmos.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara