Lajmet

Nesër protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

Organizatori drejtoi kritika edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti që bëri të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Published

on

Një protestë për të kundërshtuar aprovimin e bllok tarifës të propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) do të organizohet nesër në Prishtinë ku do të kërkohet dhe nacionalizimin e KEDS-it.

Organizatori Dibran Hoxha nga shoqëria civile në konferencë për medie të thirrur rreth protestës së “Asnjë cent më shumë”, drejtoi kritika edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti që bëri të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Hoxha tregon se sipas propozimit të vendosjes së bllok tarifës, qytetarët do t’i pasurojnë bizneset dhe se çmimi për biznese nuk do të rritet fare dhe se kjo edhe do vështirësojë jetën e çdo qytetari.

“Vendosja e bllok tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit prej nesh. Gjatë sezonës së dimrit konsumi energjetik i një familje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 KW/h. Kjo do të thotë që nëse një familje e ka paguar një faturë prej 58 eurove me tarifën e re ata do të paguajë rreth 108 euro për energji elektrike. Përveç që i palogjikshëm ky propozim di t’i pasurojë edhe më tej bizneset në kurrizin e qytetarëve të Kosovës. Sipas propozimit çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare, kjo i bie që një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo mbijetesën paguan edhe për bizneset që synim kanë qarkullimin e fitimin”, ka thënë ai.

Ai tha se deklaratat e Kurtit në Kuvend janë shqetësuese dhe ofenduese për qytetarët.

“Kryeministri Kurti dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka thënë se qytetarët mund edhe të shantazhojnë edhe të fantazojnë për mos shtrenjtim apo mos subvencionim të energjisë, po vet kryeministri a kishte fantazuar kur thoshte se ne synojmë uljen e çmimit të energjisë, madje thoshte se do e nacionalizojmë këtë kompani posa të vijmë në pushtet. Deklarime të tilla të pamatura të kryeministrit janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe ofenduese për të gjithë qytetarët e këtij vendi që synim e kanë të jetojnë dinjitetshëm në këto kushte e rrethana në Kosovë”, u shpreh ai.

Hoxha fton qytetarët që të dalin nesër në protestë për t’i kundërshtuar siç tha ai padrejtësitë që po i bëhen qytetarëve të Kosovës.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër, ditën e mërkure duke filluar nga ora 12:00 të mblidhemi e ta kundërshtojmë e ta parandalojmë këtë padrejtësi të radhës që po bëhet ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës me dy kërkesa mos shtrenjtimin e rrymës, pra mos-aprovimin e bllok tarifës së propozuar nga ZRrE-ja dhe nacionalizimin e KEDS-it”, shtoi ai.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara