Lajmet

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar grupin e parë me dhjetë subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet lokale. Në mbledhjen e sotme janë certifikuar dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet Lokale për kryetarë të Komunave dhe për kuvende Komunale.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike në KQZ, Besnik Buzhala tha se nesër do të përfundojë afati për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre për zgjedhje lokale të 12 tetorit.

“Periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre për zgjedhjet lokale të datës 12 tetor 2025 përfundon nesër me datë 13 gusht në orën 23:59. Lidhur me aplikimin për certifikim gjithsej dhjetë subjekte politike e kanë përfunduar aplikimin përmes platformës digjitale e cila është lansuar nga KQZ dhe e cila platformë përdoret për herë të dytë në këto zgjedhje lokale. Sa i përket rekomandimit të parë, subjekti politik ‘Ne mundemi’ ka aplikuar për certifikim për zgjedhje si iniciativë qytetare. Ky subjekt ka aplikuar për kuvend në Komunën e Ferizajt me gjithsejtë 31 kandidatë”, deklaroi ai.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve pesë kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka certifikuar edhe subjektin politik si iniciativë qytetare “Prishtina në dorën tënde” me 22 kandidatë. Hasan Ismajli është certifikuar si kandidat i pavarur në Fushë Kosovë, Rufki Suma për Hanin e Elezit, Shaban Miftari në Vushtrri, Fatmir Selimi në Prishtinë Ljubisa Rakinac në Shtërpcë, Artin Veliaj në Junik, Bashkim Fazliu në Ferizaj dhe Muhamet Ademaj në Shtime.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara