Lajmet

Nesër “Forumi Ekonomik”: Rama, Vuçiç dhe Zaev takim në Shkup

Të pranishëm gjatë Forumit, do të jenë edhe përfaqësues të Dhomave Tregtare.

Published

on

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të zhvillojnë ditën e nesërme, 29 korrik,  “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, i cili do të mbahet në Shkup.

Të pranishëm gjatë Forumit, do të jenë edhe përfaqësues të Dhomave Tregtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, është një nismë e cila synon të arrijë rezultate të dukshme në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Tre liderët do të nënshkruajnë memorandume dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal.

Pritet me interes të shihet nëse në Forumin e Shkupit do të marrë pjesë edhe kryeministri Kosovës, Albin Kurti i cili ditë më parë në Bruksel, pati debate të forta me presidentin Vuçiç.


NJOFTIMI I PLOTË:

Mirësevini në FORUMI EKONOMIK P ONR BASHKPUNIMIN RAJONAL

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Dhoma Ekonomike e Maqedonisë së Veriut
dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë kanë kënaqësinë të ju ftojnë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet në Hotel Alexander Palace në Shkup, të enjten, 29 korrik 2021, duke filluar nga ora 9: 00.

Forumi Ekonomik i Shkupit për Bashkëpunimin Rajonal është organizuar në kuadrin e Nismës së Katër Lirive (e njohur biseduar si “Shengeni i Vogël”), nisur nga udhëheqësit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në Tetor 2019.

Qëllimi kryesor i nismës është të bëjë iniciativat ekzistuese rajonale më efektive për të arritur rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Nisma çon në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, i cili, si një formë kalimtare, duhet ta sjellë rajonin më pranë
Bashkimit Evropian dhe të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë.
Në Forumin do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili do të prezantojë vizionin politik dhe ekonomik të rajonit të integruar.
Takimet B2B të kompanive nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zhvillohen brenda Forumit Ekonomik, në Hotel Alexander Palace, duke filluar në 12:30 PM.

Agjenda:

Iniciuar nga: Presidenti Vuçiç, Kryeministri Rama dhe Kryeministri Zaev
Pritur nga: Kryeministri Zaev
Organizuar nga Qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë në partneritet me dhomat e tregtisë të tre vendeve

Pjesëmarrësit: deri në 250 përfaqësues të kompanive nga rajoni ËB6
09:00 – 10:00 REGJISTRIMI
10:00 – 11:50 PANELI KRYESOR
A) Hapja
H.E. Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
H.E. Alexandar Vucic, President i Serbisë
H.E. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
B) PANELI EKONOMIK
Hapja dhe moderimi nga Z. Marko Cadez, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Serbi

Fjala e shkurtër e hapjes nga Z. Branko Azeski, Kryetar i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Znj. Ines Mucostepa, Presidente e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
Sesion Q & A drejtpërdrejt me drejtuesit politikë
Vërejtje dhe konkluzione mbyllëse nga Z. Marko Cadez.
C) Ceremonia

Udhëheqësit politikë do të nënshkruajnë memorandume dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal
11:50 – 12:30 Pritja
12:30 – 14:30 Panairi i Ndërveprimit B2B + DREKA.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara