Kulturë

Nesër ekspozita “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”

Published

on

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nesër, më 30 tetor nga ora 10:00-16:00 në sheshin Skënderbeu, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.

Rrjeti i Grave të Kosovës njofton se kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje.

“Dhuna në shumë familje kosovare është përditshmëri tejet e hidhur. Mjerisht, në shoqërinë tonë personat që përjetojnë dhunë në familje akoma fshehen brenda mureve të shtëpisë. Kur njerëzit dëgjojnë dhunën te fqinjët, thonë “Çka bojnë ata mrena shpisë tyne, osht’ punë për ta”. Vetëm gjatë periudhës mars-qershor në Kosovë kemi pasur rreth 40% më shumë raste të dhunës ndaj grave të raportuara në policinë e Kosovës, krahasuar me po të njejtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të Grave të Kosovës.

Ekspozita do të mbahet duke respektuar masat antiCOVID.

Lajmet

Trashëgimia kulturore e Kosovës pasurohet me 13 asete të reja nën mbrojtje të përkohshme

Published

on

By

Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme në Kosovë është pasuruar me 13 asete të reja, pas një njoftimi të bërë nga Ministria e Kulturës dhe Turizimit. Kjo listë përfshin një gamë të gjerë lokacionesh, nga lokalitetet arkeologjike dhe kalatë, deri te kullat, shtëpitë historike si dhe komplekset industriale e familjare që dëshmojnë periudha të ndryshme historike në vend.

Në mesin e objekteve dhe lokaliteteve të reja të përfshira në mbrojtje janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicë të Veriut, si dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky proces do të vazhdojë me identifikimin dhe vlerësimin e mëtutjeshëm të aseteve që bartin vlera të rëndësishme historike e kulturore, me synim përfshirjen e tyre në mekanizmat përkatës të mbrojtjes shtetërore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

“Imazhe Migruese”, ekspozita personale e Bora Baboçit hapet në Prishtinë

Published

on

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA është hapur ekspozita personale e artistes Bora Baboçi, me titull “Imazhe Migruese”, e kuruar nga Erëmirë Krasniqi.

Përmes veprave të saj, ekspozita trajton mënyrën se si imazhet kalojnë nga një material në tjetrin, duke ndryshuar formën, kuptimin dhe mënyrën se si perceptohen. Ajo sjell në vëmendje rrugëtimin e motiveve ikonografike dhe kompozimeve artistike mes periudhave dhe konteksteve të ndryshme kulturore.

Ekspozita synon të nxisë reflektimin mbi transformimin e imazheve dhe kuptimet e reja që ato marrin gjatë këtij procesi.

“Imazhe Migruese” mund të vizitohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës QAFA deri më 11 dhjetor 2026./A.K/

Continue Reading

Lajmet

13 asete të reja të trashëgimisë kulturore përfshihen në listën e mbrojtjes së përkohshme

Published

on

Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuruar me 13 asete të reja, të cilat janë përfshirë në listën e mbrojtjes së përkohshme.

Lista përfshin lokalitete arkeologjike, kala, kulla, shtëpi historike, si dhe komplekse industriale e familjare, që dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të vendit.

Në mesin e aseteve të përfshira janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia-muze e Latif Berishës në Mitrovicën e Veriut dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Procesi i identifikimit dhe vlerësimit të aseteve me vlera historike e kulturore do të vazhdojë, me synimin që ato të përfshihen në mekanizmat përkatës të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës nderon Nënë Terezën me koncert të veçantë në Prishtinë

Published

on

By

Filharmonia e Kosovës ka mbajtur të shtunën mbrëma një koncert kushtuar Nënë Terezës, duke bashkuar traditën muzikore shqiptare dhe atë polake në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Nën drejtimin e dirigjentit polak Wojciech Czepiel, janë interpretuar vepra të kompozitorëve Krzysztof Penderecki, Fahri Beqiri, Karol Szymanowski dhe Mendi Mengjiqi.

Pjesa kryesore e mbrëmjes ishte oratoriumi monumental “Homagium Matri Teresiae” i Mendi Mengjiqit, kushtuar Nënë Terezës, i interpretuar nga orkestra, kori dhe solistët e Filharmonisë.

Dirigjenti Czepiel vlerësoi interpretimin e orkestrës, ndërsa solistët e cilësuan koncertin si një përvojë të veçantë artistike.

Bashkëpunimi mes Filharmonisë së Kosovës dhe asaj të Krakovës do të vazhdojë në Poloni, ku i njëjti program do të prezantohet më 16 dhe 17 tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara