Art

Nesër do të përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Publikuar

Të premten, në ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, do të organizohet ceremonia zyrtare e përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ceremonia e përurimit të shtatores organizohet në ditëlindjen e 61-të të Legjendës së futbollit të Kosovës.

I pranishëm pritet të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.

Në fund të kësaj ceremonie, FFK-ja në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka organizuar një turne futbolli ku do të marrin pjesë futbollistët veteranë të Llapit, Prishtinës, të Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë./ KultPlus

Art

Për herë të parë ekspozohet vizatimi i sapozbuluar i Van Goghut

Publikuar

nga

Një vizatim me laps i piktorit Vincent van Gogh është ekspozuar për herë të parë në kryeqytetin e Holandës, në Amsterdam.

Vepra artistike “Study for Worn Out”, në të cilën shfaqet një i moshuar i lodhur, ishte vizatuar në fillimet e karrierës së artistit, në vitin 1882.

Nga muzeu “Van Gogh” konfirmuan se kjo skicë po qëndronte në koleksionin e një familjeje holandeze për më shumë se një shekull. Por të enjten u ekspozua për herë të parë në muzeun e Amsterdamit.

Një nga studiuesit e muzeut “Van Gogh” tha se kjo copëz arti s’është parë më herët.  

Kjo vepër do të ekspozohet deri më 2 janar, para se t’iu kthehet koleksionuesve privatë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Hapet ekspozita “Pogradeci Art Colony 2021”

Publikuar

nga

Në Galerinë e Artit pranë Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, në Pogradec është çelur ekspozita me punime të piktorëve nga Shqipëria, Kosova dhe disa vende të Europës në kuadër të Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Figurativ “Pogradeci Art Colony 2021”.

Artdashësit pogradecarë patën mundësi gjatë mbrëmjes së të mërkurës të ndjekin nga afër këtë ekspozitë ku pikturat me temë nga qyteti i Pogradecit, zënë një vend kryesor.

Tashmë Pogradeci është një nga qytetet e rëndësishëm të piktorëve nga e gjithë bota, i cili frymëzon çdokënd për krijimtari artistike.

Këtë vit kolonia ishte në edicionin e 12-të saj. Piktorët pjesëmarrës me ftesë të Sajmir Ahmetit u shprehën entuziastë për qëndrimin e tyre në Pogradec, ndërsa shtuan se tashmë ky qytet është i listuar për t’u vizituar gjithmonë nga ata, si një vlerë e shtuar edhe për sezonin turistike të këtij qyteti.

Kolonia është një event që organizohet me mbështetjen e Bashkisë Pogradec.

Ekspozita mund të vizitohet deri në datën 12 shtator./atsh

Vazhdo të lexosh

Art

Si u dukën yjet në Festivalin e Filmit në Venecia

Publikuar

nga

Festivali i Filmit në Venecia ka nisur dhe yjet që kalojnë në tapetin e kuq janë të shumtë. Disa dallojnë për stilin e tyre, të tjerë dalin jashtë pritshmërive duke mahnitur publikun, ndërsa të tjerë zhgënjejnë me zgjedhjet.

Nga Georgina Rodriguez, e cila u shfaq me dy veshje nga Ermanno Scervino, e deri te Hellen Mirren, e cila ndriçoi tapetin e kuq me një fustan të mbushur me temina nga Dolce & Gabbana, këto janë pamjet e deritanishme që vijnë direkt nga Venecia.

Georgina Rodríguez
Penelope Cruz
Cynthia Erivo
Sara Sampaio
Greta Ferro
Barbara Palvin
Barbara Palvin
Helen Mirren
Bianca Balti
Mariacarla Boscono

Vazhdo të lexosh

Art

Artistja afgane përmes artit shfaq jetën në Afganistan pas kthimit të talibanëve

Publikuar

nga

Vetëm disa ditë para se talibanët ta merrnin kontrollin në Kabul, Sara Rahmani gjatë kohës së lirë filloi të realizonte portretin e një vajze, në shtëpinë e saj në Kaliforni, mijëra kilometra larg nga vendi ku i rrah zemra më mirë: Afganistan.

“Fillova ta realizoja pikturën e një vajze të bukur si zakonisht, sepse më pëlqen të shfaq anën e bukur të njerëzve të mi, kulturën dhe fëmijët e bukur që janë atje. Fillova skicat dhe pastaj të vizatoja. Pas disa ditësh, ata e morën kontrollin në Kabul dhe ndjeja aq shumë dhimbje në zemër”, deklaroi ajo.

Rahmani dhe familja e saj shkuan në Amerikë katër vite më parë. Babai i saj po punonte në një kompani amerikane. Tani Rahmani studion në inxhinieri civile në ShBA dhe po e shijon artin si hobi.

Para se të zhvendosej në Kaliforni, Rahmani gjithashtu kishte ndjekur mësimet në inxhinieri civile në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

“Më vjen shumë keq për kolegjin tim dhe vajzat që ishin me mua atje. Ato janë vërtet të frustruara dhe me të vërtetë në një situatë të keqe. Nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre”, deklaroi ajo.

Rahmani deklaroi se shumica e vajzave me të cilat ajo studionte punonin në zyre, por tani janë të papuna. Ato i treguan asaj se nuk mund të veshin çfarë të duan dhe kur dalin nga shtëpitë e tyre duhet të shoqërohen nga një burrë.

Ndërsa Rahmani i hodhi një sy pikturës së saj, zëri i saj ishte plot emocione.

Në pjesën e poshtme nga ana e majtë e pikturës ajo përfshiu ngjyrat e flamurit kombëtar të Afganistanit. Dy gra janë fotografuar të veshura me fustana tradicional, me gërsheta dhe bizhuteri që tregojnë kulturën e pasur të vendit, tha Rahmani. Njëra është duke realizuar një vallëzim tradicional që afganët shpesh e interpretojnë në ngjarje të veçanta siç janë dasmat, ndërsa tjetra po shkruan “paqe” në Farsi.

Rahmani pastaj vendosi një vajzë në qendër të pikturës.

“Ky është portreti i vajzës që e fillova, dhe pastaj u kthye në pikëllim. E shihni një copëz drite – është ana e mirë e Afganistanit para se talibanët ta marrin kontrollin në këtë shtet. Është e lumtur. Këtë lule të bukur e ka marrë nga e ëma. Shamia në kokën e vajzës është e gjelbër – njgyra e paqes, lumturisë dhe e gëzimit për afganët. Qielli është i kaltër. Dielli, lumturia dhe zogjtë po fluturojnë pranë aeroplanëve ushtarakë”, deklaroi ajo.

Në këtë imazh ajo shfaq edhe anën e errët, momentin e evakuimit, dikë që po mundohet ta shpëtojë fëmijën.

Duke shikuar këtë imazh, ajo tha: “Të jem në Amerikë, ndihem më mirë. Por në anën tjetër, s’është vendi yt. Je i huaj. Gjuha dhe kultura janë ndryshe. Gjithçka është ndryshe, edhe nëse jeni të qetë.. diçka i mungon zemrës – atdheu. Asgjë s’mund ta zëvendësojë atë”.

Teksa po i rridhnin lotët, ajo tha: “Dua që bota ta di se.. ata që po vrahen janë njerëz të pafajshëm. I humbën nënat, fëmijët.. kur do të përfundojë kjo?”/UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara