Lajmet

Nesër ditë zie në Kosovë në nderim të Kadaresë

Publikuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Në qershor të vitit të kaluar, presidentja Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa në gusht të vitit të kaluar, Osmani shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës./UBTNews/

Lajmet

Shpërthimi i Etna mbyll aeroportin e Katanias, Stromboli në alarm të kuq

Publikuar

nga

Agjencia SAC që operon aeroportin e Katanias mbylli hapësirën e saj ajrore herët të premten për shkak të hirit në atmosferë të shkaktuar nga shpërthimet në malin Etna, ndërsa ishulli sicilian Stromboli është në alarm të kuq për shkak të aktivitetit vullkanik atje.

SAC tha se kishte hi në pista, por pret që fluturimet të rifillojnë në orën 15:00 të së premtes.

Kryebashkiaku i Katanias, Enrico Trantino ka lëshuar një urdhër që ndalon njerëzit të përdorin format e transportit me dy rrota për 48 orë dhe vendos një kufi shpejtësie prej 30 km/h për shkak të hirit.

Departamenti i Mbrojtjes Civile u ka thënë njerëzve në Stromboli që të monitorojnë informacionin e dhënë nga autoritetet lokale për shkak të alarmit atje.

“Për momentin vullkani i Strombolit është nën mbikëqyrje speciale”, tha ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci.

Ai tha se departamenti i mbrojtjes civile do të mbajë një takim për të vlerësuar situatën të premten, duke shtuar se çdo pjesë e planit të evakuimit emergjent të ishullit po verifikohet.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjykata ua vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj të dyshuarve për spiunazh

Publikuar

nga

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh – Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi”, të cilët ishin arrestuar në fillim të muajit qershor.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve B.Sh dhe M.Q, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 05.07.2024  ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit dy të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Bedri Shabani bashkë me Qerimin ishin arrestuar nën dyshimin se janë marrë me aktivitete të spiunazhit.

Sipas PSRK-së, dy të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, par. 3 të Kodit Penal, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës e Republikës së Kosovës (PSRK) kishte njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, B.Sh dhe M.Q., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se në shtëpitë e dy të dyshuarve që u arrestuan të mërkurën për spiunazh, u gjetën dhe sekuestruan dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë, municione, maska, gasmaska ushtarake dhe shumë dëshmi të tjera.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve erdhi pasi në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Prokurorinë speciale, janë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për spiunazh./BetimipërDrejtësi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Abdixhiku takohet me Emisarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, flasin për situatën aktuale në vend

Publikuar

nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se Abdixhiku dhe Franges kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike lidhur me këto ngjarje.

“Gjithashtu u diskutua edhe lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Sllovenisë, vend ky i cili ka ndihmuar Kosovës në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të saj”, thuhet në raport.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Suspendohet edhe Bellingham

Publikuar

nga

Lojtari i Anglisë, Jude Bellingham, është suspenduar për një ndeshje nga UEFA. Ylli i Real Madridit u dënua pas veprimit që bëri kur shënoi golin e barazimit për Anglinë ndaj Sllovakisë në minutat e fundit (1:1).

21-vjeçari dërgoi ndeshjen në shtesë, të cilën e fitoi Anglia (2:1) dhe u kualifikua në çerekfinale të “Euro 2024”.

Por gjatë festimit, Bellingham vendosi duart afër pjesës intime i drejtuar kah banka rezervë e sllovakëve, për çka ka marrë dënim nga UEFA të premten.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara