Sport

Nëse jo Haaland – Chelsea synon një tjetër sulmues

Publikuar

Erling Haaland është opsioni kryesor i Chelseat për sulmin e tyre në edicionin 2021/2022.

The Blues po tentojnë të transferojë sulmuesin norvegjez, pas shkëlqimit te Borussia Dortmundi.

Mirëpo, skuadra gjermane po kërkon së paku 170 milionë euro për ta liruar Haalandit që të kalojë te Chelsea dhe ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare.

The Blues mund të ofrojnë lojtarë dhe një shumë të parave, për të bindur Dortmundin që ta shesë lojtarin në këtë afat.

Nëse nuk arrihet marrëveshja mes të dyja palëve, atëherë Chelsea do të tentojë transferimin e Gerard Morenos nga Villareali.

Spanjolli 29-vjeçar në edicionin e kaluar shënoi 30 gola dhe bëri 11 asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat.

Kartoni i tij është në vlerën e 30 milionë eurove, e natyrisht se do të ishte një opsion më i lirë, mirëpo jo një zgjidhje e përhershme.

Vazhdo të lexosh

Sport

​“Deri sa t’i përfundojnë skuadrat tjera stadiumin e parë, Llapi do të ketë stadiumin e dytë”, Batatina zbulon detaje për stadiumin e ri në Llap

Publikuar

nga

Llapi pritet të bëhet me stadium të ri, i cili do të jetë me kritere evropiane. Kështu ka thënë trajneri i skuadrës llapjane, Tahir Batatina.

Batatina e zbuloi në detaje “projektin gjigant” për ta ndërtuar një stadium të ri në Llap, pasi qëllimi i tij është që Kombëtarja e Kosovës të luajë ndeshjet edhe në Llap dhe jo vetëm në Prishtinë. Trajneri i Llapit tha se është në pritje që Kuvendi Komunal në Podujevë të ndajë parcelën për ndërtimin e “stadiumit gjigant”, i cili pritet të ketë 12 mijë ulëse.

Sa i përket stadiumit gjigant që do ta ketë Llapi, mendoj që në momentin që Kuvendi Komunal më mbështet, jemi në bisedime për ta ndarë një parcelë me skuadrën e Llapit, do të thotë jam duke u përgatitur që ta bëjë një projekt shumë gjigant, një projekt i cili do të thotë një stadium me kriteret evropiane ku do të mund të luajnë të gjitha ndeshjet edhe të kombëtares sonë. Qëllimi im është që Llapi duhet ta ketë një stadium që do të luajë edhe kombëtarja në Llap, jo vetëm në Prishtinë, një stadium me 12 mijë ulëse për të cilin shumë shpejtë presim që të ndahet parcela dhe unë kam biseduar me njerëz nga Ministria, nga Federata edhe nga Kuvendi Komunal që më ka mbështetur këtë projekt. Besoj që projektin do ta ndajmë bashkërisht, investime edhe nga UEFA e FIFA, në të cilat kam njerëz që kam biseduar dhe më kanë kërkuar që në momentin që ndahet parcela dhe dorëzohet projekti, do të mundohen të ndajnë pjesën e mjeteve financiare”, tha Batatina.

Po ashtu, Batatina bëri të ditur se stadiumi aktual “Zahir Pajaziti” në të ardhmen do t’i shërbejë akademisë së klubit, ndërsa thumboi skuadrat rivale duke thënë “deri sa t’i përfundojnë skuadrat tjera stadiumin e parë, Llapi do të ketë stadiumin e dytë”.

Një gjë e tillë do të bëhet shumë shpejtë, besoj që nëse më përkrah Komuna me parcelën dhe të na e ndajë zyrtarisht, ndoshta deri sa t’i përfundojnë skuadrat tjera stadiumin e parë, Llapi do të ketë stadiumin e dytë, një stadium gjigant për arsye që në këtë drejtim do të fillojnë edhe punimet, edhe mirëpres do të thotë që Llapi ta ketë stadiumin gjigant me 12 mijë ulëse, e meriton. Ky stadium i cili është këtu (Zahir Pajaziti) do të na shërbejë në momente të caktuara për akademinë e futbollit, sepse Llapi tashmë do të jetë një lokomotivë e dytë e Kosovës”, tha Batatina.

Drejtuesit e Llapit dhe Kuvendi Komunal në Podujevë janë në bisedime për parcelën e cila do t’i ndahet klubit për stadiumin e ri, lokacioni i të cilit sipas Batatinës do të jetë në fshatin Surkish. /UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Spanjë-Itali, formacionet e mundshme

Publikuar

nga

Sonte në mbrëmje ndeshja Spanjë-Itali do të luhet në “AufSchalke Arena” në Gelsenkirchen, ndeshja më e luajtur në historinë e Kampionatit Evropian dhe Kupave Botërore. Kjo në fakt do të jetë përballja e 11-të mes skuadrave në këto turne (tetë në Euro dhe tre në Botëror). EURO 2024 do të jetë gjithashtu edicioni i pestë radhazi në të cilin ata janë takuar.

Për më tepër, për ata që mendojnë statistikisht, Italia ka qenë e pamposhtur në nëntë nga 10 ndeshjet e saj kundër Spanjës midis Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës, duke humbur vetëm finalen e EURO 2012 (4-0), duke përjashtuar gjuajtjet e penalltive në 2008. Duke marrë parasysh të gjitha garat, “La Roja” ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër “Azzurrëve”, të dyja në Ligën e Kombeve dhe nuk ka pasur kurrë tri fitore radhazi kundër Italisë.

Sonte, këto dy skuadra luftojnë për të marrë kreun e grupit B pasi që e kryesojnë atë me nga tri pikë, grup ky pjesë e të cilit është edhe Shqipëria që të mërkurën barazoi 2-2 me Kroacinë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Spanjë: Simon, Carvajal, Le Normand, Nacho, Cucurella, Pedri, Rodri, Ruiz, Lamine Yamal, Morata, Ëilliams.

Itali:Donnarumma , Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Jorginho, Barella — Frattesi, Pellegrini, Chiesa, Scamacca. /UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Sport

​Shaqiri: Ndeshjet e mëdha janë për mua

Publikuar

nga

Pas fitores ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë, Zvicra u ndal me barazim në të dytën me Skocinë në kuadër të grupit A të Kampionatit Evropian të futbollit.

Në fakt, “helvetikët” ishin në disavantazh 1-0 pas golit të McTominay në minutën e 13’, por, ishte Xherdan Shaqiri ai i cili në minutën e 26’ realizoi një supergol për të barazuar në 1-1.

Pas ndeshjes, Shaqiri ka folur për golin e tij duke thënë se ishte një gol shumë i bukur.

“Ishte një gabim i kundërshtarit që e shfrytëzova maksimalisht. Mendova se thjesht do ta hidhja në këndin e shkurtër. Ishte një goditje perfekte. Është një gol shumë i bukur dhe i rëndësishëm. Ne donim të fitonim. Lojërat e mëdha janë bërë për mua”, tha Shaqiri.

Më tutje ai shtoi se edhe familja e tij tashmë po pret gjithmonë që ai të shënojë gola të tillë.

“Familja ime tani pret që unë të shënoj një gol të tillë në çdo turne. Por unë qëndroj në tokë, dua të ndihmoj skuadrën. Sot arrita ta bëj këtë me këtë qëllim. Statistikat janë të këndshme për t’u parë, shpresoj që ato të mbeten në kujtesën tuaj përgjithmonë. Ishte intensive sot dhe në fund të ditës ishte një barazim i drejtë”.

Pas dy ndeshjeve, Zvicra ka katër pikë në grupin A, dy më pak se Gjermania që është liderë e grupit dhe pikërisht këto dy skuadra do të ndeshjen në ballafaqimin e radhës.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Spektakli i evropianit vazhdon sot me tri ndeshje

Publikuar

nga

Nga dita në ditë, Kampionati Evropian i futbollit po bëhet gjithnjë e më i zjarrtë me ndeshjet tejet të paparashikueshme në fazën e grupeve.

Tri sfida të tjera shumë të rëndësishme do të zhvillohen sot, e në mesin e tyre edhe njëra nga grupi ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Nga ora 15:00 në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih do të ndeshen Sllovenia dhe Serbia, sfidë e vlefshme për grupin C. Nga po i njëjti grup vjen edhe ndeshja e roës 18:00, ajo ndërmjet Danimarkës dhe Anglisë, dy skuadra që kryesojnë grupin C me nga tri, përkatësisht një pikë.

Kryendeshja do të zhvillohet në orën 21:00, aty ku në stadiumin “Veltins Arena” ndeshen Spanja dhe Italia që kanë nga tri pikë pas ndeshjeve të para.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara