Lajmet

“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën” – Këshillat që ju duhen për të korrur sukses

Janë gjithsej 6 këshilla që duhet të ndiqni.

Published

on

Suksesi është rrjedhojë e një rrugëtimi plot mundim, i cili finalizohet me diçka që synohet. Mirëpo që të korrësh sukses, duhet të kesh parasysh disa gjëra, pasi nuk është diçka e lehtë. Ne ju sugjerojmë të hiqni dorë nga këto 6 gjëra dhe do ta shihni se si keni për të mbërritur aty ky dëshironi.

1. Mendimet e tepërta.
Është gjëja më e rëndësishme për të arritur suksesin e dëshiruar. Mjaft u menduat tepër për veten, apo fjalët e të tjerëve. Mendohuni vetëm për hapin e radhës që do të hidhni dhe vazhdoni të bëni progres.

2. Frika për të ndryshuar.
Mos ki frikë nga ndryshimet. Sukseset në vetvete janë arritje që vijnë si pasojë e ndërmarrjes së nismave të reja, pa e menduar pjesën e ndryshimit. Jini të hapur ndaj çdo risie apo ndryshimi në jetën tuaj dhe do ta shihni sa të lehtë do e keni të arrini suksesin e dëshiruar.

3. Mjaft jetuat në të kaluarën.
E shkuara duhet të jetë një kapitull i mbyllur. Sigurisht duhet ta mendojmë për gjërat e bukura që kemi kaluar, por kurrsesi nuk duhet të shndërrohet në një ndalesë në rrugën tonë drejt suksesit. Mjaft jetuat në të kaluarën dhe jetoni të tashmen duke menduar për të ardhmen dhe për atë që doni të arrini.

4.Mos mendoni se nuk keni një qëllim.
Gjatë rrugës drejt suksesit mund të keni edhe momente kur do të dështoni. Janë pikërisht këto momente që do t’ju demoralizojnë dhe mund t’ju bëjnë të ndiheni keq, sikur nuk keni një qëllim. Mundet të të mos dëshironi më të vazhdoni përpara. Mirëpo pikërisht në këto momente duhet të vazhdoni më fuqishëm përpara, pasi ju keni një qëllim të caktuar dhe duhet ta arrini, pavarësisht çdo disfate të pësuar.

5. Mjaft menduar se nuk jeni mjaftueshëm të mirë në atë që bëni.
Nëse ka diçka që kam arritur të kuptoj në jetë, është se përherë do të ketë më të mirë në një fushë të caktuar. E mira nuk ka fund, por kjo gjë nuk duhet të na demoralizojë për të menduar se nuk jemi të aftë në atë që bëjmë. Përkundrazi, duhet të na shtyjë të gjejmë anët tona më të forta krahasuar me të tjerët. Ne jemi të aftë dhe dimë të japim maksimumin tonë, kur na kërkohet.

6. Mos e sakrifikoni asnjëherë lumturinë tuaj për të tjerët.
Sado përzemër ta keni dikë, lumturinë tuaj duhet ta vendosni përherë në plan të parë. Vlerësojeni veten dhe mos vendosni asnjë person tjetër përpara vetes suaj, pasi sa më shumë të bëni për të tjerët, aq mëshumë do ta kuptoni se njerëzit janë mosmirënjohës dhe në fund nuk do ta dinë për nder për asnjësakrificë që keni bërë për ta./bota.al

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara