Lajmet

Nëse i pret shpesh flokët, do të rriten më shpejt; Mit apo fakt?

Published

on

Shumë njerëz besojnë se prerja e shpeshtë e flokëve ndihmon që ato të rriten më shpejt. Kjo ide ka kaluar brez pas brezi e përdoret si këshillë nga parukierët. Por, a ka ndonjë bazë shkencore kjo teori apo është thjesht një mit i zakonshëm?

Mit apo fakt?

MIT – Prerja e flokëve nuk ndikon në shpejtësinë e rritjes së tyre, pasi rritja ndodh nga rrënjët, jo nga majat. Flokët rriten nga folikulat e vendosura në lëkurën e kokës dhe jo nga majat. Çdo qime flokësh kalon nëpër tre faza:

1. Faza anagjene (faza e rritjes): Kjo është faza ku flokët rriten aktivisht, mund të zgjasë nga 2 deri në 7 vjet.

2. Faza katagjene (faza kalimtare): Floku ndalon së rrituri, folikula e tij fillon të tkurret.

3. Faza telogjene (faza e pushimit): Floku pushon plotësisht së rrituri dhe eventualisht bie për t’u zëvendësuar nga një qime e re.

Kjo cikël përcakton se sa gjatë mund të rritet një qime floku, dhe nuk ndikohet nëse e pret apo jo. Flokët rriten 1-1.5 cm në muaj, pavarësisht nga sa shpesh i pret.

Pse prerja e flokëve është ende e rëndësishme?

Edhe pse prerja e shpeshtë nuk e përshpejton rritjen, ajo ndihmon në ruajtjen e një pamjeje më të shëndetshme. Ja pse:

• Eliminon majat e djegura – Kjo ndihmon që flokët të mos duken të brishtë dhe të dëmtuar.

• Parandalon këputjen – Flokët me maja të dëmtuara priren të këputen më lehtë, duke dhënë iluzionin e rritjes së ngadaltë.

• I bën flokët të duken më të plotë dhe me formë të mirë – Sidomos për modelet e flokëve të shkurtër që kërkojnë mirëmbajtje të shpeshtë.

Si mund të ndihmosh rritjen e shëndetshme të flokëve?

Në vend që të presësh shpesh për t’i rritur më shpejt, më mirë fokuso mbi këto praktika të shëndetshme:

Ushqehu mirë: Konsumo proteina, hekur dhe vitamina të rëndësishme si biotina dhe vitamina B.

Masazho skalpin: Kjo stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në ushqyerjen e folikulave të flokëve.

Përdor kujdes të duhur: Shmang përdorimin e tepërt të nxehtësisë nga tharësja e pjastra.

Hidratim i rregullt: Flokët e hidratuar janë më pak të prirur për dëmtim de këputje.

Prerja e shpeshtë e flokëve nuk i bën të rriten më shpejt, por ndihmon në ruajtjen e një pamjeje më të shëndetshme. Rritja e flokëve varet nga gjenetika, ushqyerja dhe kujdesi i përgjithshëm, jo nga sa shpesh viziton parukierin. /UBT News/

Vendi

Kuvendi mban sot seancë solemne për Eliot Engel dhe seancë të rregullt plenare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare, duke nisur në orën 10:00 me një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.

Pas saj, në orën 11:00, do të vijojë seanca e rregullt me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  3. Pyetjet parlamentare.
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për Programin IPA 2020.
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për programin IPA 2019 (pjesa e dytë, objektivi 1).
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  8. Zgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave.
  9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
  10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Punëtori humb jetën në vendin e punës në Gjakovë

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën gjatë orarit të punës sot në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima dyshohet se ka rënë nga një objekt i lartë teksa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në këtë komunë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e punëtorit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se lidhur me rastin një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Raporton Koha.net.

Continue Reading

Vendi

Nesër ditë zie në Kosovë për nder të akademik Rexhep Qosjes

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, të shpallet ditë zie shtetërore në tërë territorin e vendit. Ky vendim vjen si shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Përmes këtij akti zyrtar, institucionet e shtetit shprehin mirënjohjen e thellë për kontributin e pazëvendësueshëm të akademikut Qosja në ndërtimin e autoritetit shkencor dhe kulturor të Kosovës.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas vendimit të nënshkruar nga u.d. Presidentja Haxhiu, Protokolli i Shtetit është ngarkuar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e kësaj zije shtetërore. Ky vendim pason lajmin për vdekjen e akademikut dhe përmbylljen e ceremonisë së varrimit, e cila, sipas dëshirës së të ndjerit, u zhvillua në mënyrë private.

Continue Reading

Lajmet

BIOGRAFIA E REXHEP QOSJA

Published

on

Sot është ndarë nga jeta akademiku, shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar, Rexhep Qosja.

Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vuthaj dhe në Guci, ndërsa në Prishtinë përfundoi Shkollën Normale dhe më pas studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik.

Karrierën akademike e nisi në vitin 1967 si asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa më 1971 mbrojti doktoratën për jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Gjatë viteve në vijim, ai u ngrit në një nga figurat më të rëndësishme të studimeve albanologjike, duke qenë profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës dhe drejtor i Institutit Albanologjik në periudhën 1972-1981.

Qosja është autor i mbi tridhjetë librave nga fusha e kritikës letrare, studimeve shkencore, si dhe prozës artistike, përfshirë romane, tregime dhe drama. Ai ka botuar gjithashtu qindra artikuj, ese dhe studime, duke dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e mendimit kritik dhe letërsisë shqipe.

Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me Shpërblimin e qytetit të Prishtinës më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë “7 Korriku”, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, etj.

Në mars të vitit 2025 Qosja u nderua me çmimin “Letërsia shqipe” nga Ministria e Kulturës, si njëri prej ndikuesve më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Është marrë edhe me veprimtari politike. Në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000, kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për kulturën, shkencën dhe mbarë kombin shqiptar.

Continue Reading

Të kërkuara