Lajmet

​Nëse doni të jetoni më gjatë – duhet t’i fitoni këto katër zakone

Frymëzohuni nga zonat blu!

Published

on

A e dini se në disa pjesë të botës njerëzit jetojnë më gjatë? Këto zona quhen zona blu. Ky emër u përdor për herë të parë nga autori Dan Buter, i cili në hulumtimin e tij shënoi zona të tilla në hartë me qarqe blu.

Banorët e zonave blu shpesh jetojnë deri në nëntëdhjetë, madje edhe njëqind vjeç. Përveç një jetëgjatësi të gjatë, ato karakterizohen edhe nga forma e mirë fizike, si dhe shëndeti mendor. Disa nga këto zona janë ishulli Icaria në Greqi, Kalifornia në Shtetet e Bashkuara, Okinawa në Japoni, Gadishulli Nicoya në Kosta Rika dhe Sardenja në Itali.

Pas viteve të kërkimit në këto zona, Butter arriti në përfundimin se të gjithë banorët kanë dy gjëra të përbashkëta: zakone të mira shëndetësore dhe përfshirje sociale.

Pini kafe ose çaj

Njerëzit në zonat blu pinë deri në tre filxhanë kafe në mëngjes. Me kalimin e ditës, ata kalojnë në çaj, dhe pas orës 5 të pasdites në verë. Përveç ndihmës në ruajtjen e peshës trupore, kafeja dhe çaji e pasurojnë trupin me lëndë ushqyese që ngadalësojnë plakjen dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike. Pirja e këtyre pijeve bëhet në shoqëri, e cila duket katartike dhe relaksuese.

Mëngjesi është i detyrueshëm

Trupi ynë ka nevojë për ujë për të filluar proceset e tij, kështu që një gotë ujë duhet të jetë gjëja e parë që merrni sapo të zgjoheni. Ne marrim karburant me ushqim për të filluar ditën dhe vakti i mëngjesit duhet të jetë i bollshëm dhe i larmishëm.

Krijoni një rutinë të mëngjesit për të shmangur stresin

Njerëzit në zonat blu shkojnë në shtrat kur iu flihet dhe zgjohen pa ndonjë orë alarmi. Në këtë mënyrë ata shmangin stresin, i cili konsiderohet si një vrasës i heshtur dhe i bën dëme të konsiderueshme trupit tonë. Krijimi i një rutine të mëngjesit na ndihmon të jemi më të suksesshëm dhe efikas, dhe shumë njerëz të suksesshëm pohojnë se zgjohen para orës pesë të mëngjesit dhe nuk ndihen të stresuar. Disa kërkime kanë treguar gjithashtu se njerëzit e mëngjesit jetojnë më gjatë se ata që e kanë zakon të qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe të flenë deri në mëngjes.

Flini mjaftueshëm

Zogjtë e natës zakonisht nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, duke pasur parasysh se një i rrituri ka nevojë për të paktën 6, dhe në mënyrë ideale 8 orë në ditë. Fikni ekranet para gjumit, lejoni që drita natyrale e mëngjesit t’ju zgjojë dhe shmangni aktivitetin e tepërt fizik para gjumit.

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara