Kuriozitete

Nëntë udhëheqësit e lashtë që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Published

on

Analet e historisë janë të mbushura me tregime mbi udhëheqës të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë botë, duke diktuar e ngjarjeve njerëzore përmes veprimeve, vendimeve dhe vizioneve të tyre.

Nga pushtuesit që ndërtuan perandori të mëdha tek shtetarët që sollën paqe dhe stabilitet në kombet e tyre, këta udhëheqës të lashtë ishin arkitektët e kohës së tyre, duke lënë pas një trashëgimi që ka rezistuar për shekuj me radhë.

Ja cilët janë 9 prej tyre:

1. Aleksandri i Madh, Mbreti i Maqedonisë

I lindur në vitin 356 Para Krishtit Aleksandri lindi nga Filipi II Mbreti i Maqedonisë dhe Olimpias, një princeshë nga Epiri. U ngjit në fron në moshën 20 vjeçare pas vrasjes së të atit. Krijoi një aleancë me mbretëritë e tjera greke, dhe nisi luftën ndaj armikut të vjetër të Greqisë, Persisë.

Gjatë 10 viteve të ardhshme, Aleksandri pushtoi pjesën më të madhe të botës së njohur. Pasi mundi persët dhe pushtoi kryeqytetin e tyre, Persepolis, nisi të realizonte ëndrrën e tij, një perandori kozmopolite që shtrihej nga lindja në perëndim. Por nuk e realizoi dot pasi vdiq në moshën 33-vjeçare nga një sëmundje misterioze. Gjithsesi mbretërimi i tij solli përhapjen e kulturës greke në mbarë botën. Sukseset e tij ndikuan në rrjedhën e filozofisë, shkencës dhe letërsisë për shekujt e ardhshëm.

2. Jul Çezari dhe vdekja e Republikës Romake

I lindur në vitin 100 Para Krishtit, Jul Cezari është një nga figurat më të famshme dhe më mendikim në historinë e lashtë romake. Ai luajti një rol kryesor në ngjarjet që çuan në rënien e Republikës Romake dhe lindjen e Perandorisë Romake. Çezari ishte para së gjithash një udhëheqës i madh ushtarak.

Karriera e tij përfshinte një seri fitoresh mahnitëse, si pushtimin e Galisë (Franca e sotme) dhe humbjen e armikut të tij, Pompeit (një udhëheqës ushtarak rival). Ai luajti një rol kyç në formimin e Triumviratit të Parë, një aleancë e fuqishme politike që përbëhej nga ai, Pompeudhe Krasi.

Kur aleanca u shpërbë, Çezari u kthye në Romë në vitin 44 dhe u bë një diktator i përjetshëm. Por sundimi i tij nuk zgjati shumë. Më 15 mars të po atij viti, u vra nga një grup senatorësh që kishin frikë se Çezari ishte bërë shumë i fuqishëm. Vdekja e tij e zhyti Romën në krizë. Pas një serie luftëra civile, në krye të perandorisë u ngjit Oktaviani (djali i birësuar i Çezarit).

3. August Çezari, Perandori i Parë i Romës

U ngjit në pushtet pas vrasjes së Jul Çezarit. Në luftërat civile që pasuan ai mundi rivalin e tij kryesor, Mark Antoni, dhe u bë sundimtari i padiskutueshëm i Romës. E konsolidoi pozitën e tij duke siguruar besnikërinë e ushtrisë, reformuar sistemin ligjor dhe vendosur një sistem klientësh që siguronte mbështetjen e elitave.

Këto reforma e bënë Romën një perandori e qëndrueshme dhe e begatë, të cilën bota nuk e kishte parë kurrë më parë. Augusti drejtoi një program të madh ndërtimesh që e transformuan qytetin e Romës në kryeqytetin kulturor të botës antike. Sistemi i tij i qeverisjes dhe i administratës u bë modeli për sundimin e perandorëve të mëvonshëm.

4. Qin Shi Huang, njeriu i parë që bashkoi Kinën

I lindur në vitin 259 Para Erës Sonë, Qin Shi Huang u ngjit në fronin e shtetit Qin në moshën 13-vjeçare, pas vdekjes së babait të tij. Ai nisi të konsolidonte pushtetin e tij duke i  shtypur fraksionet rivale brenda mbretërisë dhe krijuar një burokraci të centralizuar. Më pas filloi të pushtojë 6 mbretëritë e tjera dhe u bë perandori i parë që bashkoi Kinën.

Ai shfuqizoi feudalizmin dhe i zëvendësoi zyrtarët që trashëgonin postin me ata që e fitonin atë sipas meritave. Më pas drejtoi një seri projektesh ambicioze si Muri i Madh i Kinës dhe një kanal që lidhte lumenjtë Jance dhe Perl. Po ashtu ndërtoi shumë rrugë, reformoi prerjen e monedhave dhe e rishpërndau tek fshatarët pjesën më të madhe të tokës së mbretërisë.

Por nga tjetër, ishte një lider brutal që shtypte me dhunë të gjitha format e mospajtimit. Ishte përgjegjës për djegien e librave, ekzekutimin e dijetarëve, dhe u bë gjithnjë e më i fiksuar pas mbajtjes së pushtetit. Pinte mërkur për të jetuar përgjithmonë, dhe ndërtoi ushtrinë e terrakotave me qëllim që t’i shërbente atij përgjithmonë.

5. Ashoka i Madh: Promovuesi i Paqes dhe tolerancës në Indi

Sundoi mbi Perandorinë Mauria në vitet 268-232 Para Krishtit. E nisi mbretërimin e tij me një periudhë brutale pushtimesh, që e zgjeruan territorin e Maurias në pjesën më të madhe të nën–kontinentit Indian. Ajo periudhë kulmoi me fitoren e tij në Betejës e Kalingas në vitin 261.

Por numri i madh i të vrarëve e nxiti Ashokan të reflektonte thellë. Ai përqafoi menjëherë Budizmin dhe hoqi dorë nga dhuna dhe agresioni. Zbatoi një sërë politikash që synonin promovimin e harmonisë sociale dhe kulturore si dhe mësimeve të Budës. Dekretet e tij përfshinin tolerancën ndaj feve të tjera, promovimin e mirëqenies sociale dhe vënien e theksit tek mos-përdorimi i dhunës dhe dhembshuria.

6. Kleopatra VII, faraonia e fundit e Egjiptit

E famshme për bukurinë dhe zgjuarsinë e saj në politikë, ajo sundoi në vitet 51-30 Para Krishtit. Mbretërimi i saj u karakterizua nga politika e saj e jashtme ambicioze, e cila u fokusua tek një aleance strategjike me Jul Çezarin e Romës. Të dy u takuan në vitin 48, u dashuruan dhe sollën në jetë një djalë, Çezarionin. Kur u vra Çezari, Kleopatra lidhi në aleancë me Mark Antonin. Por ky u mund nga Oktavian Augusti në vitin 30. Kleopatra dhe Antoni kryen vetëvrasje. Egjipti u pushtua nga Augusti dhe u shndërrua në një provincë të Romës.

7. Xhengiz Khan: Themeluesi i Perandorisë Mongole

Lindi në vitin 1162, dhe në fillim njihej me emrin Temuxhin. Më vonë u bë themeluesi i Perandorisë Mongole, perandorisë më të madhe që ka parë ndonjëherë bota. Këtë e arriti duke bashkuar disa fise mongole nën udhëheqjen e tij, dhe përmes pushtimeve që patën sukses falë strategjive të  tij të shkëlqyera.

Nën drejtimin e tij, ushtria mongole u bë e famshme për shpejtësinë e rrufeshme, disiplinën e rreptë dhe brutalitetin. Por veç kësaj, ai ishte i njohur edhe për tolerancën e tij fetare dhe mbështetjen ndaj tregtisë. Kur vdiq në vitin 1227, perandoria u nda midis djemve dhe nipërve të tij. Perandoria e tij pati një ndikim të madh duke lehtësuar përhapjen e kulturës, fesë dhe teknologjisë në Azi dhe Evropë.

8. Hatshepsut, Faraoneshae dytë grua

Hatshepsut ishte gruaja, vajza dhe motra e një mbreti. Por Egjipti kishte ligje dhe tradita të rrepta që e ndalonin sundimin e grave. Ndaj për t’u ngjitur në front Hatshepsut përdori dinakërinë e saj politike, prejardhjen mbretërore dhe ndikimin fetar. Pasi mori pushtetin nisi zbatimin e projekteve të mëdha ndërtimore që synonin legjitimimin e sundimit të saj.

Asnjë sundimtar para saj, nuk zbatoi aq shumë projekte ndërtimore sa ajo. Për të paguar për to, riktheu rrugët e vjetra tregtare dhe kreu disa pushtime në shtetet fqinje.

9. Budica, mbretëresha luftëtare

Ishte mbretëresha e fisit kelt Iceni, e famshme për udhëheqjen e popullit të saj kundër romakëve. Kur vdiq bashkëshorti, ai dorëzoi mbretërinë e tij të vogël Romës me shpresënse ajo do t’i lejonte popullit të tij një formë pavarësie. Por romakët e shtypën brutalisht popullsinë kelte.

Kjo sjellje e frymëzoi Budicën të udhëheqë rebelimin e popullit të saj Iceni dhe fqinjëve të tyre kundër Romës. Ushtritë e saj pushtuan Kolçesterin dhe shkatërruan Legjionin XIX. Ushtria e saj përparoi duke plaçkitur vendbanimet romake, dhe duke i detyruan zyrtarët romakë të arratiseshin në Londinium (Londra e sotme). Fatkeqësisht, suksesi i saj ishte jetëshkurtër. Romakët u hakmorën në një betejë në periferi të Londrës. Budica refuzoi të tërhiqej. Ajo i udhëhoqi rebelët e saj në betejë dhe vdiq gjatë betejës ose diku më pas. / ancient origins – bota.al

Kuriozitete

Nga numri i telefonit te analizat mjekësore, cilat informacione nuk duhet të ndajmë me ChatGPT

Published

on

Inteligjenca artificiale mund të jetë mjet i vlefshëm gjatë përditshmërisë, por rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e saj.

Prania e ChatGPT në jetë po bëhet më e dukshme. Siç mësojnë njerëzit nga chatbot-e, po ashtu edhe këta të fundit mësojnë prej nesh përmes bisedave që bëjmë. Ekspertët në fushën e inteligjencës bëjnë thirrje për kujdes, pasi ka informacione si psh nga numri i telefonit, adresa e shtëpisë apo testet mjekësore nuk duhet të ndahen me chatbot – jo vetëm për arsye privatësie, por edhe për të shmangur keqpërdorimin ose rrjedhjen e mundshme të të dhënave.

Paralajmërime nga vetë krijuesit

Edhe vetë kompanitë që zhvillojnë sistemet e AI i njohin rreziqet. OpenAI thotë: “ Ju lutemi mos ndani informacione të rëndësishme në biseda”, ndërsa Google u bën thirrje përdoruesve të Gemini të jenë të kujdesshëm: “ Mos vendosni informacione konfidenciale ose të dhëna që nuk do donit t’i shihte askush”

Siç vë në dukje WSJ, bisedat me chatbot mund të përdoren për të trajnuar modelet e ardhshme dhe fjalë kyçe që lidhen me çështjet e sigurisë si dhuna mund të shkaktojnë auditime të brendshme nga vetë kompania.

Pesë kategori të dhënash që nuk duhet të ndani

Informacioni personal identifikimi – ID ose numri i pasaportës, data e lindjes, adresa e shtëpisë dhe numri i telefonit janë informacione që duhet të mbahen jashtë bisedave me AI.

Të dhënat mjekësore – Asnjëherë mos kërkoni të bëni interpretim të testeve mjekësore në Chat GPT.

Informacioni financiar – Shmangni futjen e numrave të llogarive bankare ose informacioneve të tjera të ndjeshme financiare.

Detajet e punës suaj – Përdoruesit që përdorin chatbot në rutinën e tyre të përditshme të punës ekspozojnë pa vetëdije të dhënat e klientëve ose informacionet e brendshme të kompanive të tyre. Nëse përdorimi i AI është thelbësor për punën, rekomandohet që të përdoren abonimet profesionale.

Detajet e hyrjes – Chatbot-et nuk janë ndërtuar për të vepruar si vend për fjalëkalime, PIN ose kredenciale të tjera aksesi.

Continue Reading

Kuriozitete

Princesha Diana: Letra që zbulon sa e vetmuar ndihej në pallat

Published

on

Të gjitha objektet që tregojnë historinë e jetës së Princeshës Diana dhe ofrojnë informacion mbi familjen mbretërore britanike tani janë në ankand. Midis tyre është një letër e shkruar me dorë dy ditë pas dasmës së saj me Mbretin e ardhshëm Charles.

Ankandet Julien’s prezantojnë koleksionin e jashtëzakonshëm, “Stili i Princeshës Diana dhe një Koleksion Mbretëror”, me më shumë se 300 pjesë historike në një nga ankandet më të mëdha të artikujve që dikur i përkisnin Princeshës së ndjerë të Uellsit.

Së bashku me shumë artikuj të modës të paraqitur në ankand, i cili fillon më 26 qershor në The Peninsula Beverly Hills, ka edhe një artikull veçanërisht të veçantë. Koleksioni përfshin një letër të shkruar me dorë dhe të nënshkruar nga Princesha Diana drejtuar Mark Simpson, një punonjës i Pallatit Buckingham.

Letra mban datën 31 korrik 1981, vetëm dy ditë pas dasmës së saj me Princin e atëhershëm Charles.

“Kjo është një nga veprat e mia të preferuara”, thotë Martin Nolan, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Julien’s Auctions, për revistën PEOPLE gjatë një parapamjeje të artikujve të ankandit.

“Është disa ditë pas dasmës së saj.” “Ajo jetonte në Pallatin e Buckinghamit, ishte periudha kur po përshtatej nga jeta normale në jetë pallati”, tha Nolan.

Kështu që ajo duhej të mësonte nga mbretëresha të përkulej dhe të gjitha këto.” Por, ajo po kalonte mirë me Mark Simpsonin.”Ata ishin pothuajse në të njëjtën moshë, ai ishte pak më i madh se ajo “, shton Nolan. “Në letër ajo flet për sa e vetmuar ishte kur ishte në pallat.”

Letra thotë: “I dashur Mark, doja vetëm të të falënderoja për gjithë mirësinë dhe durimin që më ke treguar që kur u zhvendosa në Pallatin e Buckinghamit. Qëndrimi im u bë shumë më i lehtë nga shoqëria jote, pasi ishte shumë e vetmuar dhe qeshëm aq shumë, saqë nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm. Shpresoj se ke mundur ta shijosh të mërkurën dhe se të ka pëlqyer fustani im.”

Nesër do të nisem për në Britani, me të gjithë këta burra përreth. Duhet të kem kujdes nga Evelina! Lajmi i keq është se nuk kam ngrënë asnjë drithëra – më vjen keq. Si do t’ia dal pa tasat me drithëra? [fytyrë që qesh]. Një falënderim i madh që je vetvetja – Me shumë dashuri, Diana.”

Letra tregon se ditët e para të Dianës si princeshë nuk ishin aspak argëtuese.

Continue Reading

Kuriozitete

Pse bllokohen veshët në avion? Ja si ta zgjidhni këtë problem

Published

on

Nuk ka rëndësi se pse po e bëni udhëtimin e radhës! Mund të jenë pushimet, udhëtim pune apo çështje tjetër, me siguri që ka fenomen me të cilin jeni përballuar sa herë që keni bërë udhëtime të tilla: bllokimi i veshëve apo ajo që nga auditologët quhet “veshi i avionit”.

Ndryshe quhet “barotrauma e veshit”, veshi i avionit është zhurma e dhimbshme e veshit që ndodh kur avioni është në ngjitje ose zbritje. Nëse për disa persona kjo është një ndjesi irrituese, për të tjerë është shqetësim që zgjat edhe pas daljes nga avioni.

Për të shmangur fluturimet, auditologia Sarah Lundstrom shpjegon më shumë rreth këtij fenomeni.

Çfarë është “veshi i avionit”?

“Kjo ndodh kur “veshi mbyllet për shkak të ndryshimeve të presionit të ajrit gjatë fluturimit,” shpjegon mjekja Lundstrom. Lajmi i mirë është se ndërkohë që kjo gjendje krijon njëfarë shqetësimi, kjo nuk dëmton daullet e veshit tuaj.

Pse kumbojnë veshët në avion?

Arsyeja pse përjetoni dhimbje veshi gjatë udhëtimeve me avion është për shkak të ndryshimit të presionit të ajrit. “Kur ka një ndryshim në presionin e ajrit të jashtëm, kjo shkakton shtyrjen e daulles së veshit dhe mbylljen e tubit eustachian,” shton mjekja.

Si ta parandaloni si fenomen?

Sipas mjekes Lundstrom, mund të përtypni çamçakëz ose mbani karamele gjatë fluturimit për të ndihmuar në mbajtjen e “veshit të mesëm dhe tubit eustachian në lëvizje dhe të hapur”. Megjithatë, nëse nuk keni çamçakëz ose karamele me vete, mos u frikësoni.

“Gjatë fluturimit, gëlltisni diçka ose mbyllni hundën e të fryni ajrin për të nxitur tubit eustachian të hapet që të lehtësojë presionin,” përfundon Lundstrom.

Continue Reading

Kuriozitete

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Published

on

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme.

Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet “mbajnë” rezervën më të madhe të arit, e cila vlerësohet në 20 milionë ton. Nxjerrja e metalit të çmuar që zotërojnë, sjell sfida për shkak të përqendrimit të tij të ulët në ujin e detit.

Sasia e raportuar ka tronditur botën, pasi tejkalon sasinë totale të arit të gjetur nga njeriu gjatë gjithë historisë së tij.

Teknologjia që i është vënë në dispozicion njerëzimit nuk lejon një mekanizëm minerar ekonomikisht të qëndrueshëm, uji i detit përmban metale që e bëjnë të vështirë ndarjen e arit. Ari i tretur nuk është i vetmi burim i vlefshëm që deti “ruan”.

Elemente tjera të rëndësishme që detet dhe oqeanet kanë janë depozitat e sulfurit hidrotermal. Këto janë depozita që janë më të arritshme sesa ari i tretur dhe mund të nxirren përmes minierave nënujore.

Minierat në det paraqesin rreziqe shkatërruese për ekosistemet detare, kjo rrezikon mijëra specie të reja, shkatërron shumë habitate detare dhe ndryshimi i zinxhirëve ushqimorë paraqet rreziqe të konsiderueshme.

Disa territore, si Papua Guinea e Re, filluan ta zbatojnë këtë praktikë. Debati mjedisor përqendrohet në ndikimet tragjike që aktivitetet minerare kanë në ekosistemet detare, duke lënë anash mundësitë ekonomike që j’u ofrojnë vendeve.

Mundësi reale që deti mund të na ofrojë burimet e tij më të vlefshme

Disa shkencëtarë mbajnë gjallë shpresën se zhvillimet teknologjike do të na lejojnë të arrijmë në zgjidhje të qëndrueshme në të ardhmen për shfrytëzimin e burimeve detare. Nuk është e pamundur që një ditë të shfaqen teknologji që do të lejojnë nxjerrjen e arit nga deti pa shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedisin detar.

Derisa të ndodhë kjo, ari vazhdon të fshihet në thellësitë e detit, madje edhe për vende si Spanja, me disa dete dhe oqeane që lagen në plazhet e saj, gjë që mund t’i sjellë vendit iberik miliona ose miliarda euro.

Thesari më i madh i njerëzimit qëndron i fshehur në det, e në të njëjtën kohë, Kina ka surprizuar me zbulimin e 230 miliardë ton ari të bardhë në shtratin e detit.

Continue Reading

Të kërkuara