Shëndet

Nëntë sinjalet paralajmëruese të anemisë në trupin tuaj

Gjakderdhja është një nga shkaqet më të përhapura të mungesës së hekurit.

Published

on

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit është një nga llojet më të përhapura të sëmundjes.

Megjithatë shumë njerëz janë të pavetëdijshëm për simptomat e anemisë.

Kur njeriu vuan nga mungesa e hekurit, organizmi nuk prodhon dot rruaza të mjaftueshme të kuqe të gjakut.

Gjakderdhja është një nga shkaqet më të përhapura të mungesës së hekurit.

Nga të dhënat AgroWeb.org ndërgjegjësimi për simptomat e anemisë mund të ndihmojë njerëzit të shmangin komplikacione të panevojshme e të rrezikshme shëndetësore.

Shenjat paralajmëruese të anemisë

Simptomat e sëmundjes janë të ndryshme dhe në varësi të llojit të anemisë.

Lodhje dhe mungesë energjie

Ekspertët thonë se lodhja e plogështia janë një nga simptomat më të forta të anemisë.

Lodhja ndodh si pasojë e mungesës së rruazave të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjen në mbarë trupin.

Njerëzit që vuajnë nga anemia ankohen shpesh që janë vazhdimisht të lodhur, të drobitur e pa energji.

Ankthi

Ankthi që shoqërohet me rritje të rrahjeve të zemrës është gjithashtu një simptomë e anemisë.

Zemra pompon më shumë gjak në përpjekje për të marrë më shumë oksigjen.

Një gjë e tillë shkakton rrahje të shpejta të zemrës.

Sëmundja dallohet nga sytë

Një tjetër shenjë paralajmëruese e anemisë vërehet tek sytë.

Pjesa e poshtme e syve përmban shumë vena të holla ku kalon gjaku.

Nëse kjo zonë duket e zbehtë dhe nuk ka shenja të venave, atëherë me gjasa ju jeni anemikë.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës që shoqërohen me disa prej simptomave të lartprëmendura mund të tregojnë praninë e anemisë dhe të mungesës së oksigjenit.

Nëse vëreni një gjë të tillë, AgroWeb.org këshillon të bëni patjetër një konsultë tek mjeku.

Mpirjet

Nëse trupit i mungon gjaku i shëndetshëm, atëherë trupi vë në përdorim gjakun në gjymtyrë.

Kësisoj, njerëzit anemikë janë më të priur të ndiejnë mpirje të këmbëve, krahëve dhe duarve.

Vështirësi në përqendrim

Vështirësia në përqendrim ose siç njihet ndryshe mjegullimi i trurit është një simptomë e anemisë.

Kjo ndodh sepse mungesa e hekurit ndikon tek performanca në punë, përqendrimi dhe arsyetimi.

Mungesa e hekurit ndikon gjithashtu tek humori, vendimmarrja dhe energjia.

Vështirësi në frymëmarrje

Njerëzit anemikë preferojnë të mos lëvizin shumë sepse ndihen të lodhur.

Mungesa e oksigjenit nxit nevojën për frymëmarrje më të thellë.

Falë këtij problemi, anemikët nuk mbushen dot me frymë.

Rrahje të zemrës

Anemia ndikon fort tek zemra.

Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë në pjesët e tjera të trupit.

Mungesa e oksigjenit ka një ndikim dramatik në sistemin kardiovaskular.

Një gjë e tillë e lodh dhe e dëmton zemrën.

Pagjumësia

Nëse keni vështirësi për të bërë një gjumë të mirë, atëherë mund të vuani nga anemia.

Cilësia e gjumit prishet ndjeshëm nga mungesa e hekurit, një problem që mund të prekë fëmijë dhe të rritur./AgroWeb.org

Shëndet

Ndotja e ajrit, armiku i fshehur i flokëve tuaj

Published

on

Ndotja e tepërt e ajrit ndikon në rënien e flokëve, duke e zvogëluar sasinë e proteinave specifike, të cilat nevojiten për rritjen e flokëve.

Për herë të parë, hulumtuesit kanë dëshmuar se disa substanca toksike të ajrit mund të dëmtojnë proceset kimike të qelizave, që nxisin rritjen e flokëve. Sipas shkencëtarëve, këto substanca mund të çojnë në rënie masive të flokëve.

Ekspertët, këshillojnë që pak këtij studimi, njerëzit duhet ta reduktojnë kohën e kaluar jashtë, në ambiente ku ka ndotje të madhe të ajrit, në mënyrë që ta shmangin rënien e flokut.

Hulumtimi është bërë duke ju referuar ajrit të ndotur nga makinat, industritë dhe ngrohjet e tjera, që prodhojnë tym.

Tanimë dihet se ajri i ndotur është gjithashtu shkaktar i shumë sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe astmës.

Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh nga “The Future Science Research Centre” në Korenë Jugore. Eksperimenti është bërë në kushte laboratorike, duke përdorur qeliza të humanëve. Këto qeliza pasi janë ekspozuar ndaj disa substancave, që gjenden në ajrin e ndotur, niveli i proteinave, që e stimulojnë rritjen e flokut është zvogëluar dukshëm.

Shkencëtarët thonë se eksperimente të reja duhet të bëhen, për shkak se studimi është bërë në kushte laboratorike.

Ky studim është prezantuar në Kongresin Europian të Dermatologjisë dhe Venerologjisë në Madrid, dhe nuk është publikuar ende në asnjë revistë shkencore. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

8 shije që të sjellin gjumë të artë, ushqimet dhe pijet që qetësojnë trupin

Published

on

Gjumë i mirë është thelbësor për shëndetin: ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike, ruan shëndetin e trurit dhe forcon sistemin imunitar. Për këtë arsye, rekomandohet të flini 7-8 orë pa ndërprerje çdo natë.

Shumë njerëz kanë vështirësi për të arritur këtë. Një mënyrë për të përmirësuar është zgjedhja e ushqimeve dhe pijeve para gjumit.

Disa nga më të efektshmet: bajamet, që përmbajnë magnez dhe vitaminë B që ndihmojnë në relaksim dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Gjeldeti, i pasur me triptofan, aminoacid që stimulon prodhimin e melatoninës dhe ndihmon të bini në gjumë; çaji i kamomilit, i njohur për efektin qetësues në trurin dhe për të reduktuar pagjumësinë.

Kivi, i pasur me serotoninë dhe antioksidantë që mbështesin ciklin natyror të gjumit dhe lëngu i qershisë , i cili përmban melatonin dhe ndihmon në relaksim. Peshku i yndyrshëm, si salmoni dhe tuna, përmban vitamina dhe acide yndyrore omega-3 që përmirësojnë gjumin, ndërsa arrat, dhe orizi i bardhë kanë gjithashtu veti qetësuese dhe stimuluese të melatoninës.

Ekspertët rekomandojnë që këto ushqime të konsumohen 2-3 orë para gjumit për të shmangur probleme të tretjes. Duhet evituar ushqimet e ëmbla, pikante, alkooli dhe kafeina pranë kohës së gjumit, pasi mund të pengojnë pushimin.

Megjithëse kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të konfirmuar efektet e sakta të këtyre ushqimeve, ato janë një ndihmë premtuese për një gjumë më të mirë dhe më të qetë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Intoleranca ndaj laktozës! Shkaqet, simptomat dhe si të lehtësohet?

Published

on

Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje e zakonshme që shkakton shqetësime të stomakut, sepse trupi nuk e tret sheqerin e qumështit.

Nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të shfaqet që nga fëmijëria ose më vonë.

Simptomat kryesore:

Dhimbje dhe gurgulim barku

Fryerje dhe gazra

Përzierje, diarre

Ndjesi e kruajtjes ose dhimbje pas konsumimit të qumështit

Shkaqet:

Mungesa e enzimit laktazë, i cili ndihmon në tretjen e laktozës në zorrën e vogël. Kjo mungesë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga infeksione dhe sëmundje të zorrëve.

Diagnoza:

Test i qumështit (sfida e qumështit)

Test gjaku ose test frymëmarrjeje për hidrogjen

Teste gjenetike ose biopsi në raste të rralla

Si të lehtësohet?

Reduktoni konsumimin e produkteve të qumështit, provoni ushqime me pak laktozë (djathë i fortë, dhallë), zëvendësoni me produkte jo-qumështi, si qumështi soje, merrni suplemente laktazë për tretje të mirë, hani ushqime me kalcium natyral (perime me gjethe, brokoli)

Nuk ka shërim të plotë, menaxhimi bëhet duke kontrolluar dietën e kufizuar produktet që shkaktojnë shqetësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi

Published

on

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive nga ushqimet përfshijnë:

Obezitetin

Gjenetikën – gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun për alergji.

Etninë – fëmijët aziatikë dhe ata me ngjyrë kanë rrezik më të lartë krahasuar me fëmijët e bardhë.

Dietën e dobët – mungesa e omega-3 dhe vitaminës D konsiderohet ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e alergjive.

Simptomat e zakonshme të alergjive ushqimore

Reaksionet alergjike nga ushqimi nuk shfaqen menjëherë pas ngrënies, në disa raste dalin edhe pas disa orësh.

Nëse dyshoni për alergji, kontrolloni nëse keni këto shenja:

1. Puçra dhe kruarje lëkure

Shfaqja e puçrave të kuq dhe kruarja e tyre është tregues i mundshëm alergjie. Mund të jetë reaksion nga kontakti me një substancë.

2. Kruarje në gojë

Kruarja e gjuhës apo e qiellzës mund të jetë shenjë e reagimit ndaj një ushqimi.

3. Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku

Nëse trupi reagon menjëherë me përzierje apo të vjella, mund të jetë alergji ose edhe helmim ushqimor.

4. Enjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës

Enjtja e fytit është e rrezikshme, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen. Në këtë rast kërkohet trajtim urgjent.

5. Marramendje

Marramendja ose humbja e ndjenjave pas konsumimit të ushqimit mund të jetë sinjal alergjie. Nëse lëkura merr ngjyrë blu dhe pulsi dobësohet, reagimi është i rëndë.

6. Vështirësi në frymëmarrje

Kollitja, vështirësia në frymë, shtrëngimi në gjoks ose ndjesia e një “guri” në fyt janë shenja serioze. Duhet kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology, forma më e rrezikshme e alergjisë është anaphylaxis, një reagim potencialisht fatal që shfaqet brenda minutave dhe shkakton bllokim të frymëmarrjes, rënie ose përshpejtim të fortë të pulsit.

Trajtimi i vetëm efektiv i menjëhershëm është injektimi i epinefrinës (adrenalinës). /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara