Kronikë e zezë

Nën akuzë se vrau me thikë tregtarin italian, arrestohet muratori shqiptar

Karabinierët po hetojnë për vrasje me dashje.

Published

on

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane si i dyshuar për vrasjen e një tregtari italian. Ngjarja u regjistrua rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës.

Tommaso Dini,50-vjeçar, u godit me thikë në gjoks dhe këmbë në Scandicci (Firence).

Ai vdiq në spital nga komplikimet që lindën pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent. 

Mediat italiane raportojnë se ai u godit me thikë gjatë një konflikti në rrugë, në Piazza Piave.

Shqiptari i arrestuar, Ilir Leba, murator me profesion dhe ortak i një kompanie ndërtimi së bashku me vëllain e tij, banon në Scandicci.

Ai jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka disa dosje policie, që datojnë vite më parë.

 Italiani vdiq pas operacionit

Viktima është dërguar në spital pa ndjenja dhe me lëndime të rënda në urgjencë. Prognoza u mbajt gjithmonë konfidenciale dhe të dielën në mëngjes ai iu nënshtrua një operacioni. 

Sipas mjekëve ai nuk ishte në rrezik për jetën edhe pse ishte në gjendje të rëndë. Por në orët pas operacionit ka pasur komplikime dhe 50-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ai jetonte pranë vendit ku u sulmua dhe ku kishte biznesin e tij, një agjenci e vogël imobiliare edhe pse duket se së fundmi kishte vendosur të ndryshonte llojin e punës për t’iu përkushtuar një sipërmarrjeje të re biznesi, gjithmonë në tregti. 

Tommaso Dini ishte i martuar dhe baba i dy vajzave.


Karabinierët  po hetojnë për vrasje me dashje

Mësohet se në Piazza Piave, që ndodhet pranë bashkisë së vjetër të Scandicci, ka pasur një sherr mes Dinit dhe 48-vjeçarit. Viktima nuk ishte i armatosur. 

Nga ana tjetër, ai nxori një thikë dhe e goditi me të paktën tre herë dhe u largua me vrap në rrugët midis ndërtesave Scandicci. Më pas ai u kap nga karabinierët, u mor në pyetje në kazermë dhe në fund u arrestua. 

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes të dyve që kishin pasur më herët në vendin e punës. Oranews

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një burrë në Prishtinë për ngacmim seksual dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Një burrë është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe armëmbajtje pa leje, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit policor, një grua ka raportuar se i dyshuari i kishte dërguar një mesazh ngacmues dhe një fotografi intime.

Pas arrestimit, gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikator dhe tre fishekë.

I dyshuari është intervistuar nga njësitet policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, arrestohen disa të dyshuar

Published

on

By

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në disa komuna të Kosovës, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

Në Prishtinë janë shënuar dy raste të ndara. Në rastin e parë, një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pasi dyshohet se ka ofenduar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Ndërkaq, rasti i dytë është iniciuar me urdhër të prokurorit të enjten, nën dyshimin se një burrë kishte shqetësuar një grua ditë më parë.

Edhe në Gjilan është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë është raportuar një mosmarrëveshje mes një nëne dhe djalit të saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe lënda ka shkuar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në Rahovec është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka keqtrajtuar mbesën e tij të mitur. Pas njoftimit të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Malishevë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Ndërsa në një rast tjetër të raportuar në nivel vendi, një burrë është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Një person gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së enjtes në banesën e tij në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rasti është raportuar rreth orës 09:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për mashtrim me investime të rreme, sekuestrohen 19 vetura dhe pasuri mbi një milion euro

Published

on

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një operacion në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje të parave.

Aksioni është realizuar të mërkurën, më 25 nëntor, në katër lokacione të ndryshme, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale. Në operacion kanë marrë pjesë hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, njësi të tjera policore, Njësia Speciale FIT dhe AKI.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, gjashtë telefona, pesë kompjuterë, gjashtë USB, si dhe 4 mijë e 95 euro para të gatshme. Po ashtu, është gjetur edhe 11.28 gramë substancë e dyshuar narkotike dhe dokumente që lidhen me rastin.

Sipas hetimeve, ekziston dyshimi se të arrestuarit, përmes sistemeve kompjuterike dhe komunikimeve elektronike e telefonike, kanë kontaktuar persona të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj, duke i mashtruar dhe nxitur të investojnë në platforma të rreme investimi.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara