Lajmet

Në Zveçan vendosen tabela informuese në gjuhën shqipe, atë serbe dhe angleze

Published

on

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se pas 25 vitesh janë vendosur tabelat informuese në shqipe dhe në gjuhët e tjera në këtë qytet.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë në Zveçan.

“Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara. Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, ka thënë Peci.

Aktualitet

​Kadri Kryeziu tregohet i ashpër me Enver Hasanin: Ti je fajtori kryesor për gjendjen e krijuar në Kosovë

Published

on

Ish-gjyqtari i Kushtetueses Kadri Kryeziu ka akuzuar ish-kreun e institucionit më të lartë juridik të vendit Enver Hasanin për gjendjen në Kosovë, pas dështimit të mos konstituimit të legjislaturës së nëntë, duke thënë se ai është fajtori kryesor për gjendjen e krijuar.

“Avdullah Hoti ka shumë të drejtë në konstatimin e tij që Aktgjykimi i vitit 2014 është fillimi i agonisë kushtetuese për sa i përket konstituimit dhe funksionimit të Kuvendit të Kosovës. Ai aktgjykim ishte një vendim i tëri i shtyrë me gjoks nga ti, nëpërmjet energjisë tënde të jashtëzakonshme bullizuese dhe imponuese”, shkruan Kryeziu në Facebook.

Kryeziu thotë se Kushtetuta duhet interpretuar në formën që e mundëson funksionimin sa më të lehtë të institucioneve dhe jo në formën që i paralizon ato.

“Ti je ithtar i paralizës institucionale, një amullie të pafund ku të gjithë do të lodheshin dhe ashtu të sfilitur do të detyroheshin të paraqiten te Baba për të kërkuar mend e ndihmë. Ky je ti. Ata që të njohin mirë do të më japin të drejtë në pohimin që ti gjen kënaqësi në krijimin e katrahurave të tilla që prodhojnë bllokada dhe testojnë limitet e durimit politik. Mund të vë bast që ti e ëndërron skenarin ku Albin Kurti detyrohet të vijë te ti që pastaj ti ta nxjerrësh nga situata.”, shkruan tutje Kryeziu.

Ai theksoi se edhe pse tani Hasani nuk është pjesë e Gjykatës, në përpjekje të interpretojë kushtetutën, ai vazhdimisht insiston në përfshirjen e faktorëve jashtë kushtetutës, si njëfarë mekanizmi për ta interpretuar kushtetutën. Ai i përmend faktin se tani është vetëm një qytetar i lirë dhe mund të flas e të shkruj çfarë të dojë, por, nga pozicioni i Kryetarit të Gjykatës, me këto insistime e imponime ai i ka bërë dëme të mëdha Republikës sonë.

 

Continue Reading

Aktualitet

​Macron bisedë telefonike me Vuçiq, përmend rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

Published

on

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka riktheksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke paralajmëruar dënime për ata që ndërmarrin veprime të njëanshme për të dëmtuar procesin.

Macron ka thënë gjatë bisedë telefonike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq ka përsëritur “rëndësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë të të gjitha veprimeve të njëanshme që ka të ngjarë ta dëmtojnë atë.”

“Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa jonë do të realizojë dhe do të përqafojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka shkruar Macon në X.

Macron ka theksuar rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe respektit për sundimin e ligjit, teksa ka bërë të ditur se me Vuçiq kanë folur edhe mbi raportet ndërmjet dy vendeve.

“Fati i Serbisë është brenda Evropës dhe se ajo mund të përparojë përgjatë rrugës së reformave dhe anëtarësimit. Ne shqyrtuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë. Gjithashtu diskutuam gjerësisht situatën në rajon.”

Continue Reading

Kulturë

​Jennifer Lopez shkëlqen gjatë pushimeve luksoze në Egjipt

Published

on

Ikona 56-vjeçare përdori rrjetet sociale për të ndarë foto të reja me bikini nga pushimet e saj në Egjipt.

Me mbishkrimin “Ndihesha bukur në Egjipt”, Lopez u kujtoi fansave dhe 247 milionë ndjekësve të saj në Instagram se ajo është ende mbretëresha e shkëlqimit të pushimeve.

Këngëtarja e “Let’s Get Loud” pozoi në një kabinë me një mbulesë të zezë me rrjetë dhe kapelë dielli, ndërsa nxori në pah këmbët.

Lopez udhëtoi për në Egjipt për turneun e saj Up All Night. Ndalesa e Lopez në Egjipt në turneun e saj vjen pasi ajo pësoi një problem me veshjet gjatë një koncerti në Poloni.

Ndërsa ylli i popit performoi në Varshavë për datëlindjen e saj të 56-të, ajo bëri një gabim të vogël në mes të festimit të saj.

Këngëtarja e “Waiting for Tonight” ishte duke marrë urime për ditëlindje gjatë koncertit të saj të transmetuar drejtpërdrejt kur fundi i saj me xixa të arta ra në tokë.

“Faleminderit, Varshavë!” bërtiti ajo para turmës përpara se ta kuptonte papritur problemin.

Continue Reading

Bota

​Përmbytje në Kinën jugore

Published

on

Të paktën pesë persona kanë vdekur nga përmbytjet në provincën Guangdong të Kinës jugore. Incidenti ndodhi në një zonë të egër të qarkut Huidong, ku viktimat u zhdukën të premten pasi u përmbytën nga ujërat e trazuara.

Autoritetet lokale organizuan menjëherë operacione shpëtimi, të cilat, megjithatë, u përballën me vështirësi për shkak të terrenit kompleks dhe rrjedhës së trazuar të ujit.

Dukshmëria e ulët gjatë natës, rrymat e shumta nëntokësore të lumit dhe reshjet e vazhdueshme të dendura në ditët e fundit gjithashtu përkeqësuan sfidat e shpëtimit.

Të pesë personat e zhdukur u gjetën të dielën pasdite pa shenja jetësore. Një total prej mbi 1.300 personeli shpëtimi morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit

Continue Reading

Të kërkuara