Lajmet nga UBT

Në UBT u organizua konferenca shkencore “Roli i mërgatës shqiptare në krijimin e shtetit shqiptar dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës”

Kjo konferencë e cila mblodhi përfaqësues nga institucione të ndryshme publike e private nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora, u organizua nga UBT dhe Federata Panshqiptare në Amerikë “VATRA”.

Published

on

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, u organizua Konferenca Shkencore “Roli i mërgatës shqiptare në krijimin e shtetit shqiptar dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, në prag të shënimit të 15-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo konferencë e cila mblodhi përfaqësues nga institucione të ndryshme publike e private nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora, u organizua nga UBT dhe Federata Panshqiptare në Amerikë “VATRA”.

Në këtë konferencë morën pjesë: veprimtari i shquar dhe lobuesi më i madh shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, Jim Xhema, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Presidenti i Federatës Panshqiptare në Amerikë “VATRA”, Elmi Berisha, nënkryetari i kësaj federate, Alfons Grishaj, Presidenti i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, Presidenti i “Christopher Hyland Inc.” dhe drejtori i “Hylandtown”, Christopher Hyland, rektorët e universiteteve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe profesorë dhe studentë të UBT-së.

Në fjalën e tij hyrës, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi vlerësoi lart kontributin e mërgatës shqiptare në Amerikë, me theks të veçantë ndihmën e madhe për shkollimin e të rinjve nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“UBT është krenar që ka marrëveshje me universitetet më të mëdha në Amerikë. Ka programe të përbashkëta, marrëveshje bashkëpunimi, për shkëmbim të profesorëve e të studentëve, për hulumtime shkencore, për organizim konferencash të përbashkëta e shumë aktivitete të tjera. Ky institucion punon me planprogramet e universiteteve më të mira evropiane dhe amerikane. Ndaj edhe është më i miri institucion privat i arsimit të lartë jo vetëm në vend, por edhe në rajon”, tha rektori Hajrizi.

Në kuadër të kësaj konference, në fjalën e tij, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe lobuesi më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Jim Xhema duke treguar edhe pak nga historia dhe eksperienca e tij, tha se është krenar për arritjet e popullit shqiptar.

“Ne jemi shumë unik si njerëz, jo vetëm në Evropë, por në tërë botën. Jam krenar për arritjet të cilat po i shoh sot. Që të jeni në gjendje të keni sukses, duhet të përfshiheni. Kur bashkohen përgatitjet dhe mundësia për të takuar dikë, duhet të shfrytëzohet, dhe unë i zhvillova këto relacione”, u shpreh Jim Xhema.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se ndihet i impresionuar me punën në UBT, njëherit vlerësoi organizimin e konferencës për rolin e mërgatës shqiptare në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Jam i impresionuar për punën që është bërë në UBT dhe uroj që të shtojmë bashkëpunimin, jo vetëm për të mirën e kryeqytetit, por edhe për gjithë vendin tonë. Prishtina ka një potencial fantastik. Unë besoj në energjinë e të rinjve, të shqiptarëve, dhe në mundësinë e transformimit të kryeqytetit”, potencoi Rama.

Në kuadër të kësaj konference u bë ndarja e çmimit të parvjetshëm “Exellence Lidership Award”, i cili u dedikua për Universitetet e Republikës së Shqipërisë, për kontributin e pamohueshëm për krijimin e kuadrove profesioniste të Kosovës.

Për këtë vlerësim të UBT-së, në emrin e universiteteve shqiptare, rektori i Universiteteve shqiptare, Artan Hoxha, i cili u shpreh falënderues dhe mirënjohës ndaj UBT-së, duke theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunimeve të reja në mes institucioneve arsimore në Kosovë dhe Shqipëri.

“Arsimi i lartë privat në Kosovë po ecën me një ritëm të shpejtë. UBT është një nga ato rastet që mund të krenohemi, dhe që së bashku me të gjitha institucionet e tjera ndikon në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë. Ne vazhdojmë të punojmë së bashku me institucionet e arsimit të lartë dhe uroj që këto bashkëpunime të vazhdojnë dhe të thellohen më shumë”, u shpreh Hoxha.

Përgjatë kësaj konference u prezantuan edhe disa kumtesa, të cilat përmblidhnin historikun e angazhimit dhe përpjekjes së mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lirinë dhe demokratizimin e Shqipërisë dhe lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Christopher Hyland foli rreth rolit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krijimin e shtetit shqiptar dhe deklarimin e pavarësisë së Kosovës, duke përmendur personalitete të shquara të kombit shqiptar, të cilat ndihmuan dhe u angazhuan në këtë aspekt.

Ndër të tjera, ambasadori Flamur Gashi dhe Frank Shkreli vlerësuan lart kontributin e senatorit Bob Dole, të Jim Xhemës dhe të komuniteteve ortodoks, katolik, mysliman dhe bektashian për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

lajme

UBT prezanton dy punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare “AI Horizon” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Published

on

By

UBT po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “AI Horizon – A New Era of Creativity and Innovation”, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, më 12–13 nëntor 2026, në Tiranë, ku UBT është një nga partnerët e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore ndërkombëtare.

Në këtë konferencë, UBT përfaqësohet nga rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Besnik Qehaja, dhe asistenti Elton Boshnjaku, të cilët prezantuan dy punime shkencore që trajtojnë zhvillimet më të fundit në fushat e Internetit të Gjërave (IoT), Qyteteve të Mençura (Smart City), Vizionit Kompjuterik dhe Inteligjencës Artificiale.

Dy punimet shkencore të prezantuara janë: “Mobile Augmented Reality with an LLM Assistant Connected to Live Sensor Data for Remote Learning in a University Campus Digital Twin”

Punimi trajton integrimin e realitetit të shtuar mobil me një asistent të bazuar në modele të mëdha gjuhësore (LLM), të ndërlidhur me të dhëna në kohë reale nga sensorët, duke krijuar mundësi të reja për mësim interaktiv dhe në distancë përmes binjakut digjital të kampusit universitar.

“Secure Protocol Translation and Weather-Referenced Drift Detection for Commercial IoT Devices on Azure IoT Hub: A 4G Node Case Study in a University Smart City”

Ky punim fokusohet në sigurinë dhe ndërveprimin e pajisjeve komerciale IoT, përmes përkthimit të protokolleve të komunikimit dhe zbulimit të devijimeve të të dhënave në raport me kushtet atmosferike, duke u mbështetur në një rast studimor me nyje 4G në kuadër të një Smart City universitar.

Përmes këtyre dy prezantimeve, përfaqësuesit e UBT-së sollën para komunitetit shkencor ndërkombëtar rezultate kërkimore dhe qasje inovative që ndërlidhin inteligjencën artificiale, sensorët inteligjentë, realitetin e shtuar dhe infrastrukturën e qyteteve të mençura.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë konferencë, krahas prezantimit të rezultateve shkencore, përfaqëson edhe një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet akademike dhe kërkimore, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e projekteve inovative.

UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke kontribuar aktivisht në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjive të së ardhmes.

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë organizon bashkëbisedim për parandalimin e dhunës dhe rolin e shërbimeve psikologjike

Published

on

By

Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një bashkëbisedim me studentët e vitit të parë lidhur me trajtimin e dhunës, parandalimin e saj dhe rolin e shërbimeve psikologjike në shoqëri.

Aktiviteti i udhëhequr nga ligjëruesja Violeta Zefi bëri bashkë Zana Hamiti Asllanin nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, Kadri Gashin nga Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, si dhe Dekanen e Fakultetit të Psikologjisë Denis Celcima dhe ligjëruesen Elona Krasniqi.

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në vend, pjesëmarrësit u përqendruan te rreziku i përsëritjes së rasteve të dhunës dhe nevoja për një qasje të koordinuar institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë diskutimit i u kushtua edukimit, risocializimit dhe mbështetjes psikologjike për burrat dhe djemtë kryerës të dhunës, si element kyç për parandalimin e këtij fenomeni.

Continue Reading

Të kërkuara