Lajmet nga UBT

Në UBT u hap zyrtarisht Konferenca Ndërkombëtare “TECIS 2022”

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mirëpriti në UBT profesorë dhe studiues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Published

on

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, është bërë hapja solemne e Konferencës Ndërkombëtare “IFAC International Conference on Technology, Culture and International Stability, TECIS 2022”, e cila këtë vit përmes UBT-së si nikoqire për herë të parë po organizohet në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mirëpriti në UBT profesorë dhe studiues vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët i falënderoi për pjesëmarrjen, duke potencuar rëndësinë e organizimit të konferencave të tilla me karakter shkencor, inovativ dhe teknologjik.

“Në këtë konferencë do të prezantohen temat të cilat si në të sotmen ashtu edhe në të ardhmen janë shumë të rëndësishme në përmirësimin e zhvillimit të qëndrueshëm, në stabilitetin shoqëror, rritjen e vendeve të reja të punës, si dhe në zhvillimin e inovacionit. Kjo konferencë do të ngërthejë në vete teknologjinë, kulturën dhe stabilitetin ndërkombëtar, prandaj si e tillë tregon rëndësinë e madhe të organizimit të saj kur ka bazë dhe përbërje shoqërore”, u shpreh rektori Hajrizi.

Profesori ndërkombëtar nga Universiteti i Teknologjisë së Vjenës, Peter Kopacek, duke falënderuar UBT-në për mikpritjen dhe organizimin e kësaj konference, i uroj pjesëmarrësit të realizojnë një konferencë të suksesshme dhe të bëjnë një eksperiencë të mirë në Prishtinë.

“Ne do të mundohemi të bëjmë një program shumë interesant dhe të rëndësishëm, duke trajtuar tema të ndryshme që do të jenë në dobi të shoqërisë”, tha profesori Kopacek.

Ndër të tjera, në emër të komunitetit ndërkombëtar TECIS, bordit teknik të IFAC dhe komunitetit shkencor dhe industrial të IFAC, Larry Stapleton falënderoi rektorin Hajrizi dhe UBT-në për mikpritjen dhe për organizimin e kësaj konference në Kosovë.

“Ne falënderojmë UBT-në për organizimin e kësaj konference në Kosovë, në të cilën do të trajtohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me digjitalizimin, transformimin digjital të shkencës, për industrinë 4.0, robotikën, kulturën digjitale, si dhe për stabilitetin ndërkombëtar”, u shpreh Stapleton.

Profesoi i UBT-së dhe zyrtari i pajtueshmërisë në KEDS, Avni Alidemaj u uroi pjesëmarrësve një konferencë të suksesshme, duke theksuar nevojën për organizimin e konferencave të tilla në dobi të shoqërisë dhe studiuesve shkencorë.

Për herë të parë në Kosovë, UBT së bashku më Universitetin e Teknologjisë të Vjenës (Vienna University of Technology, IHRT), për tre ditë radhazi organizon Konferencën “IFAC International Conference on Technology, Culture and International Stability, TECIS 2022”.

Kjo konferencë mbështetet nga International Federation of Automatic Control (IFAC), në të cilën do të trajtohen tema dhe punime shkencore rreth stabilitetit të sistemit ndërkombëtar në saje të zhvillimit të teknologjisë dhe ndryshimeve dramatike të këtij sistemi, përderisa vlen të theksohet se punimet dhe publikimet e kësaj konference do të indeksohen dhe listohen në Scopus.

Lajmet nga UBT

Vazhdojnë regjistrimet në Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturë, vetëm edhe pak vende të lira!

Published

on

By

Dekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, prof. Dr. Visar Krelani ishte i ftuar në Podcastin e UBT Media. Ai prezantoi gjerësisht programin e këtij fakulteti, duke treguar për mundësitë e studimit dhe rëndësinë që ky program ka në vendin tonë.  

Duke ditur rëndësinë e kësaj fushe në Kosovë dhe interesimin e lartë, ekonomia jonë rreth  40  – 50 për qind është Inxhinieri e Ndërtimit, është ndërtimtari, infrastrukturë, ndërtime, rindërtime, kemi struktura, diga që do të ndërtohen dhe është kërkesë shumë e lartë për zhvillim të infrastrukturës. Qëllimi është që studentët tanë të kenë zgjedhje në një profesion të sigurt për punësim”, tha ai.

UBT numëron qindra partnerë ndërkombëtare, përmes të cilëve studentëve u krijohet mundësi të marrin pjesë në gara të ndryshme, shkëmbime studimore dhe hulumtime shkencore. Kosova është përfaqësuar vazhdimisht në vende të ndryshme të rajonit përmes studentëve të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT.

UBT ka mbi 500 partnerë aktiv ndërkombëtarë, ndërkaq, si Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës kemi partnerë jashtëzakonisht të rëndësishëm, siç është “Politecnico di Milano” në Milano të Italisë. Ne për momentin kemi studentë aktiv të nivelit bachelor dhe master në Valencia, të cilët po kryejnë një semestër në Politecnico të Valencias dhe në mbikëqyrjen e profesorëve atje dhe në UBT po realizojnë prova në laboratorë me studentë nga bota”, shtoi dekani Krelani.

Vendet e lira për regjistrim mbeten të kufizuara, prandaj, për të gjithë të interesuarit dr.Krelani bëri thirrje që të sigurojnë vendet e tyre në qendrën kryesore të regjistrimeve të UBT-së.

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT është themeluar në vitin 2013, dhe deri më tani radhitet në mesin e Fakulteteve më të suksesshme në këtë institucion.

 

Continue Reading

Aktualitet

Laura e Argjendtë – UBT dhe Kosova përfaqësohet denjësisht në lojërat universitare botërore në Gjermani

Published

on

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për sportin kosovar dhe për UBT. Studentja dhe xhudistja e njohur, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e parë në historinë e Kosovës, atë të argjendtë, në Lojërat Universitare Botërore “FISU World University Games”, të mbajtura në Rhine-Ruhr, Gjermani.

Laura tregoi performancë mbresëlënëse në kategorinë e saj, duke e nisur garën në mënyrë të fuqishme:

Xhiroja e dytë – Mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina

Çerekfinalja – Triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania

Gjysmëfinalja – Shënoi fitore të madhe kundër Flavia Favorini nga Italia

UBT dhe mbarë Kosova janë krenarë me Laura Fazliun. Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë të arrijnë majat e suksesit në sport.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Prof. Dr. Alfred Marleku publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze “Security and Defence Quarterly”

Published

on

By

Prof. Dr. Alfred Marleku, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike të UBT-së, ka publikuar artikullin e tij të fundit shkencor në revistën ndërkombëtare “Security and Defence Quarterly”, revistë kjo e cila botohet nga War Studies University, një ndër institucionet më të njohura akademike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Artikulli, me titull Public intelligence as a strategic tool: the role of real-time intelligence disclosure in the Ukraine War, analizon rolin e intelegjencës publike si një instrument strategjik gjatë luftës Ukrainë-Rusi, duke treguar se publikimi i të dhënave në kohë reale nga ShBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar ka qenë veçanërisht efektiv në kundërshtimin e dezinformimit rus dhe në forcimin e kohezionit diplomatik midis aleatëve perëndimor.

Sipas Marlekut, për dallim nga konfliktet e mëparshme, ku intelegjenca qëndronte brenda qarqeve të klasifikuara, lufta në Ukrainë shënoi një ndryshim të rëndësishëm, ku transparenca u shndërrua në një mjet publik të politikëbërjes strategjike.

Gjetjet e artikullit theksojnë gjithashtu ndikimin që ka pasur kjo qasje në formësimin e narrativave globale dhe në mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare. Megjithatë, Prof. Marleku nënvizon se, pavarësisht efektit të saj, vlera parandaluese e inteligjencës publike mbetet e diskutueshme, pasi ajo nuk arriti të ndaloj pushtimin rus të Ukrainës.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishme në fushën e studimeve të sigurisë, diplomacisë dhe strategjisë moderne, duke sjell një analizë të thelluar të një fenomeni që po formëson mënyrën se si vendet komunikojën dhe reagojnë në kohë krizash ndërkombëtare.

Artikulli mund të lexohet në: https://securityanddefence.pl/Public-intelligence-as-a-strategic-tool-The-role-of-real-time-intelligence-disclosure,205566,0,2.html

 

Continue Reading

Aktualitet

BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës

Published

on

Në një kohë kur sfidat shëndetësore globale po intensifikohen dhe sistemet e kujdesit shëndetësor kërkojnë qasje të integruara dhe të qëndrueshme, UBT ka akredituar me sukses programin Bachelor në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore (180 ECTS). Ky program trevjeçar synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kontribuar në parandalimin, edukimin, planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve në shëndetin publik.

Program me përmbajtje unike dhe vlera praktike

Programi është konceptuar sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë dhe përqafon një qasje praktike dhe multidisiplinare. Përmbajtja përfshin lëndë bazë si epidemiologjia, higjiena, shëndeti mendor dhe riprodhues, si dhe module të avancuara si menaxhimi i emergjencave, analizat e sistemeve shëndetësore, teknologjitë e informacionit në shëndetësi, etika dhe promovimi i shëndetit.

Studentët përfitojnë nga një kombinim i balancuar mes ligjëratave teorike, punës praktike në laboratorët modernë të UBT-së, dhe praktikave profesionale në institucione partnere si: Poliklinika Universitare e UBT, Spitali Universitar UNITED, QKUK, si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rëndësia për shëndetin publik në Kosovë

Kosova përballet me sfida të mëdha në fushën e shëndetit publik, nga sëmundjet infektive e kronike deri te përballja me emergjenca dhe fatkeqësi natyrore. Ky program synon të formojë profesionistë që do të jenë në vijën e parë të përmirësimit të kujdesit shëndetësor parësor, edukimit shëndetësor në komunitet dhe monitorimit të rreziqeve shëndetësore.

Mundësi të gjera punësimi dhe zhvillimi profesional

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për punësim në:

  • Qendrat e Shëndetit Publik në nivel komunal dhe qendror;
  • Institucionet e kujdesit parësor dhe preventiv;
  • Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet që monitorojnë faktorët e rrezikut;
  • Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-të në fushën e shëndetit publik, si dhe në projekte të WHO, UNICEF, UNDP etj.;
  • Qendrat e Promovimit të Shëndetit në shkolla, komunitete dhe institucione edukative.

Për më tepër, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në nivelin Master në Shëndet Publik dhe Menaxhim, Biokimi Klinike apo Shkenca Paramjekësore në UBT ose universitete ndërkombëtare.

Pse të zgjedhni UBT?

UBT është institucioni më i madh dhe më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, me mbi 12,500 studentë, 1,500 staf akademik dhe administrativ, si dhe bashkëpunim me mbi 500 universitete ndërkombëtare. Me një kampus modern mbi 15,000 m², laboratorë të teknologjisë së lartë, Poliklinikë Universitare me mbi 20 ambulanca funksionale dhe një Spital Universitar, UBT ofron kushte të avancuara për zhvillim profesional dhe akademik.

Përveç Shëndetit Publik, UBT ofron programe të akredituara në fusha të shumta të shkencave mjekësore, përfshirë: Farmacinë, Stomatologjinë, Radiologjinë dhe Biokiminë Mjekësore.

Continue Reading

Të kërkuara