Lajmet

Në Turqi pritet të dërgohet edhe 20-vjeçarja e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Published

on

Në mëngjesin e së enjtes dy pacientët e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi.

Ndërkohë që po pritet konfirmimi i autoriteteve të Turqisë për nisjen edhe të dy pacientëve të tjerë të cilët kanë djegie më të thella. Në listën për dërgimin në Turqi është edhe 20-vjeçarja e cila ka pësuar djegie të thella. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

“Dy nga pacientët që kanë qenë të shtrirë dhe kanë qenë duke marrë trajtim në Klinikën Intensive janë nisur sot në orët e hershme të mëngjesit për Turqi për vazhdim të tretmanit të mëtutjeshëm. Ndërsa dy të tjerë jemi duke pritur konfirmimin nga autoritet turke për kohën kur ata kanë me pas mundësinë për me ardh me i marrë”, tregoi Uka.

Doktori Uka tregon se për në Turqi janë dërguar pacientët që kanë pasur djegie më të thella të sipërfaqes.

“Në Turqi janë dërguar 2 pacientët që kanë qenë më rëndë, do me thënë shkalla e sipërfaqes ka qenë më e rëndë dhe më e thellë dhe pritet që këta që kanë sipërfaqe të djegies më të thellë do të shkojnë tani në Turqi”, tregoi ai.

Uka tregon se gjendja e 20-vjeçares është normalisht e rëndë.

“Një 20 vjeçare që ka qenë te ne edhe më tutje është e shtrirë te ne, gjendja përgjithshme e saj nuk paraqitet ashtu e rëndë, normalisht është e rëndë por ne kemi pas pacientë që shkalla e djegies ka qenë më rëndë dhe e thellë, kjo vazhdon të qëndrojë edhe më tutje në mjekimin intensiv mirëpo është njëra nga pacientet që pritet të transferohen në Turqi”, tha ai.

Tutje ai për KosovaPress nëpërmjet telefonit tregoi edhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.

“Për momentin gjendja e pacientëve që janë në mjekimin intensiv paraqitet stabile sa i përket parametrave vital, ata janë të fjetur me barna dhe janë të kyçur në aparatin e ventilimit mekanik, marrin tretmanin sipas protokollit për trajtimin e pacientëve me djegie”, tregoi Uka.

Nga shpërthimi i bombolës që ndodhi gjatë së martës në një lokal në Ferizaj u lënduan 42 persona. Ndërkohë që javën e fundit të dhjetorit edhe në Prishtinë shpërtheu një bombolë gazi ku u lënduan dhjetëra qytetarë.

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara