Lajmet

Në Spitalin e Pejës, 21 pacientë në gjendje të rëndë

Published

on

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 130 pacientë me COVID-19. Katër pacientë janë në respirator, 89 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Spitali i Pejës njofton se pesë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Thursday, December 17, 2020

Lajmet

Trump përjashton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përjashtoi mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, ndërsa foli gjatë një interviste me emisionin 60 Minutes të CBS News.

“As nuk e mendoj. Do t’ju them, shumë njerëz duan që unë të kandidoj”, tha ai kur u pyet nga prezantuesja Norah O’Donnell nëse do të përpiqej të kandidonte për një mandat të tretë.

I pyetur më tej për emrat e mundshëm, përfshirë Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Trump siguroi se i pëlqenin të dy.

“Më pëlqejnë kaq shumë njerëz. Kemi një bankë të pabesueshme. Mund të kandidojmë dy persona së bashku. Kemi një bankë të shkëlqyer. Kështu që nuk dua të filloj të flas për zgjedhjet. Është shumë herët”, shtoi ai.

Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA-së e kufizon presidentin në vetëm dy mandate./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dybala lëndohet sërish

Published

on

Paulo Dybala pësoi një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes së Romës ndaj Milanit në “Olimpico”, pas ekzekutimit të një penalltie që u prit nga portieri Maignan në minutën e 81-të.

Sulmuesi argjentinas raportoi se ndjeu dhimbje në kofshën e majtë menjëherë pas goditjes dhe kërkoi të zëvendësohej, duke u larguar nga fusha në lot.

Trajneri Gian Piero Gasperini konfirmoi pas ndeshjes se dëmtimi i Dybala-s po e rëndon shumë dhe se rikuperimi i tij do të ndodhë pas pushimit ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të para, ai pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme: ndeshjen e Europa League kundër Rangers më 6 nëntor dhe atë të Serie A kundër Udinese më 9 nëntor. Roma shpreson ta ketë gati për përballjen ndaj Cremoneses më 23 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

19 të vdekur dhe qindra të plagosur nga tërmeti në Afganistan

Published

on

Të paktën 19 persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën pasi një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi Afganistanin verior rreth orës 1 të mëngjesit sipas orës lokale të hënën (20:30 GMT të dielën), thanë zyrtarët.

Shumica e viktimave u raportuan në provincat veriore Samangan dhe Balkh, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Afgane, shkruan Anadolu.

Thuhet se tërmeti shkaktoi gjithashtu humbje të mëdha financiare. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për të kërkuar të mbijetuar./S.K/KP/Anadolu/

Continue Reading

Lajmet

AVONET dorëzon padi ndaj Qeverisë në detyrë

Published

on

E përditësuar:

08:30

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka njoftuar se sot, më 3 nëntor 2025, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative, për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Sipas njoftimit, së bashku me padinë do të dorëzohet edhe propozimi për vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë, me qëllim pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.

Dorëzimi do të bëhet në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin për Çështje Administrative, me fillim nga ora 10:30.

Pas dorëzimit të padisë, drejtori ekzekutiv i AVONET, Kenan Gashi, do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegojë qëllimin e kësaj padie, e cila, sipas njoftimit, lidhet me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Qeverinë, si dhe parimet e ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit.

Njoftimi i plotë:

Dorëzimi i padisë ndaj Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për anulimin e vendimit mbi projektligjin për ndarjet buxhetore 2026

Të nderuara media,

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ju fton të merrni pjesë në aktivitetin mbi dorëzimin e padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative, për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës (nr. 02/273, datë 31.10.2025), për aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe së bashku me padi do të dorëzohet edhe propozimi vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.

Dorëzimi i padisë do të bëhet në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative (Pallati i Drejtësisë), Hajvali, Prishtinë me fillim nga  Ora 10:30.

Pjesëmarrja dhe përcjellja e këtij aktiviteti nga ana juaj do të kontribuonte në informimin e drejtë të publikut dhe transparencën për një çështje me interes të lartë publik./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara