Lajmet
Në Slloveni është konfirmuar rasti i parë i nëngrupit Omicron
Cretnik tha se BA.2 u zbulua në Podravje.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiSot Sllovenia konfirmoi rastin e parë të nëngrupit të llojit Omicron BA.2, tha shefja e laboratorit kombëtar, Tjasha Zhohar Cretnik. Ajo tha se ende nuk është e qartë nëse kjo nëngrup është më ngjitëse se origjinali.
Cretnik tha se BA.2 u zbulua në Podravje,njoftoi agjencia STA. Ajo shtoi se sipas të dhënave të pakonfirmuara, ekziston mundësia që në Institutin e Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Lubjanë të jenë zbuluar edhe dy raste të nëntipit BA.2.
BA.1 është lloji i parë i Omicron, i cili zëvendësoi variantin Delta në pak javë dhe tani përfaqëson të paktën në Slloveni 95% të infeksioneve të reja.
Agjencia Britanike e Shëndetit Publik zbuloi kohët e fundit më shumë se 400 raste të nëngrupit omikron në 10 ditët e para të janarit, duke deklaruar se BA.2 u zbulua në 40 vende të tjera, duke përfshirë Indinë, Danimarkën dhe Suedinë, ku gjenden shumica e këtyre nëngrupeve omicron.
Lajmet
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot në Kosovë
Published
4 mins agoon
November 25, 2024By
UBTnewsKryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvilloj disa takime.
Sipas agjendës së lëshuar nga institucionet e Kosovës Gashi sot në orën 09:25 do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit mediat mund të marrin pamje nga pritja ceremoniale dhe fillimi i takimit.
Derisa në ora 13:30 edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret në takim Gashin.
Lajmet
Lajçak: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në dhjetor
Published
5 mins agoon
November 25, 2024By
UBTnewsEmisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.
Lajcak përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.
Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.
“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme” ka shkruar ai.
Lajmet
Sot fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Published
7 mins agoon
November 25, 2024By
UBTnewsNën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, sot fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku do të merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Aktivitetet kryesore të këtij organizmi janë:
1. Shënimi i fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku merr pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu;
Ora:18:15 Vendi: Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës;
2. Ora e parë e mësimit në Shkollën “Ahmet Gashi” – ku merr pjesë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci;
Ora:08:50, Vendi: Shkolla e mesme e lartë “Ahmet Gashi”;
Aktivitetet e hapura janë këto si në vijim:
3. Klinika Mobile për Komunitetet jo shumicë- Ora : 10:00, Vendi: Gjakovë;
4. Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave- Ora:11:00, Vendi : Ambasada e Italisë;
5. Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli – Ora : 11:00, Vendi: Rr. Karl Gega -Prishtinë;
6. Lansimi i 1 milion shishe uji me logon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” – Ora: 14:30 , Vendi: Ministria e Drejtësisë;
7. Lansimi i Pullës Postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” – Ora: 15:00, Vendi: ZKM P32;
8. Lansimi i faturave të KEDS me logon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër”
Lajmet
Lansohet udhëzuesi për matjen e dënimit, konsiderohet hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë penale
Published
3 days agoon
November 22, 2024By
UBTnewsGjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, i cili u konsiderua si hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë penale. Ky dokument u tha se do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Në lansimin e këtij udhëzuesi mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili deklaroi se raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se “sistemi i drejtësisë shpesh shqipton dënime të buta”.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi tha se ky udhëzues shënon moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.
“Me lansimin e këtij udhëzuesi të Gjykatës Supreme shënojmë një moment të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Ky dokument është rezultat i një pune të gjatë, reflekton edhe angazhimin tonë për të siguruar një drejtësi të konsoliduar dhe një praktikë unifikuese në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Udhëzuesi i përgjithshëm i politikës ndëshkimore i miratuar në vitin 2018 ka shërbyer si një pikë reference për gjyqtarët për trajtimin e rasteve penale. Megjithatë, zhvillimet e reja ligjore në Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe problemet me zbatimin e ligjit në praktikë kanë nevojë për rishikimin dhe përmirësimin e tij me qëllim që të adresohen ndryshimet e bëra dhe harmonizimin në praktika brenda sistemit gjyqësor”, deklaroi ai.
Kreu i Supremes theksoi se udhëzuesi i ri ofron sqarime specifike për secilin kapitull të Kodit Penal. Në hartimin e tij, Fejzullahu tha se kontributi i Ambasadës Amerikane ka qenë thelbësor edhe në hartimin e udhëzuesit të përgjithshëm për matjen e dënimit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier teksa foli për rëndësinë e këtij udhëzuesi, theksoi se raportet ndërkombëtare e vendore tregojnë se në Kosovë po shqiptohen dëbime më të buta.
“Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale dhe udhëzuesi i përgjithshëm do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Siç e dëgjuam, para gjashtë viteve Kosova ka miratuar udhëzuesin e parë për matjen e dënimeve dhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë së Kosovës vazhdojnë që të jenë shembull për vendet e rajonit duke integruar një udhëzues i cili është i bazuar në qasje të bazuar në udhëzues në kornizën e punës së drejtësisë së tyre penale. Raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende shumë shpesh shqipton dënime të buta dhe jo proporcionale, duke theksuar nevojën urgjente që ky udhëzues të zbatohet plotësisht. Drejtësia është e drejtë vetëm kur është e drejtë”, u shpreh Hovenier.
E kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj tha se udhëzuesi është një sistem rregullash i domosdoshëm për interpretimin unik të ligjit në Kosovë.
“Edhe raportet ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë, me theks të veçantë raporti i Komisionit Evropian për progresin në Republikën e Kosovës vë theksin tek nevoja e unifikimit të praktikës gjyqësore dhe tek roli kyç që ka Gjykata Supreme në përpjekjen dhe unifikimin e praktikës gjyqësore dhe zbatimit unik të ligjit. Është krejtësisht e domosdoshme dhe sigurisht KGjK e mbështet nevojën që drejtësia të jetë e parashikueshme, ku të gjithë zbatojnë rregullat unike të interpretimit, vlerësimit, fakteve dhe njëkohësisht aplikimit të ligjeve për të ruajtur balancin e vlerave shoqërore. Kemi arritur në standardin apo nivelin kur në fakt ky sistem rregullash duhet të shndërrohet në sistem të vlerësimit të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe njëkohësisht edhe të sistemit të performancës së gjykatave në vend“, theksoi Zogaj.
Në lansimin e udhëzuesit të përgjithshëm për matjen e dënimit, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi theksoi se
“Miratimi i udhëzuesit për matjen e dënimit është një nga hapat më të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë dhe mund të bëjë një hap shumë të madh për harmonizimin e praktikave për matjen e dënimit. Në vitin e parë kur i miratua udhëzuesi për matjen e dënimit shumë nga ne ishim skeptik për fatin e këtij udhëzuesi. Është pikërisht ai udhëzues që ka ndryshuar thelbësisht perspektiven e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial për matjen e dënimeve. Në vitin e parë, për prokurorët matja e dënimit është konsideruar detyrë dhe obligim ekskluziv i gjyqësorit, tani edhe për ne është e qartë se udhëzuesi i kësaj natyre është një burim me vlerë të jashtëzakonshme edhe për punën e prokurorëve”, përfundoi ai.
Udhëzuesi i politikës ndëshkimore ka për qëllim të mbështesë gjykatat në krijimin e vendimeve që mbështeten në parimet themelore të shtetit të së drejtës. Po ashtu, rëndësia e këtij udhëzuesi është thelbësore për rritjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë penale.
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash në Lituani
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot në Kosovë
Lajçak: Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në dhjetor
Sot fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Lansohet udhëzuesi për matjen e dënimit, konsiderohet hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë penale
Shijo fundjavën në shtëpi, ja disa mënyra për t’u kujdesur për veten
Trajneri i Islandës: Nevojiten dy ndeshje perfekte kundër Kosovës
Ministria e Infrastrukturës njofton për mbylljen e një rruge për shkak të punimeve
Banka Botërore: Shqipëria rrezikohet nga analfabetizmi
Të kërkuara
-
Bota4 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman