Lajmet

Në Shqipëri, katër të vdekur, 297 raste pozitive dhe 116 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur katër pacientë, një 61-vjeçar nga Saranda, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 73-vjeçar nga Tropoja, një 81-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 375 testime, nga të cilët kanë rezultuar 297 raste pozitive. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, nëntë raste në Vlorë, shtatë raste në Krujë, Berat, Sarandë, gjashtë raste në Lezhë, pesë raste në Lushnje dhe Kuçovë, katër raste në Kurbin, tri raste në Kolonjë, një rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 116 qytetarë, duke e çuar në 10 mijë e 341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./UBTNews

Lajmet

Kurti ndan 142 mijë euro për Samitin e Ballkanit Perëndimor nga “The Economist”: Mundësi e jashtëzakonshme për promovim

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka ndarë 142 mijë euro për mbajtjen në Prishtinë të Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga prestigjiozja “The Economist”.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur këtë mundësi e jashtëzakonshme për provomvimin e sukseseve të Kosovës.

Sipas Kurtit, kjo ndikon në rritjen ndërkombëtare të imazhit të vendit dhe krijon mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe investime.

“Mbajtja e kësaj konference në Prishtinë e organizuar nga organizata prestigjioze ‘The Economist’, me pjesëmarrjen e mysafirëve të huaj të rëndësishëm dhe me ekspozim mbarëbotëror përmes platformave sociale të ‘The Economist’ është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin global të sukseseve të Kosovës. Kjo ngjarje kontribuon në rritjen ndërkombëtare të imazhit të vendit tonë, duke theksuar përparimet tona në fusha të ndryshme dhe dujke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe investime. Mjetet buxhetore të ndahen në shumë prej 142 mijë euro. Mjetet ndahen nga buxheti i ZKM, nga programi për promovim të vendit”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mërgimtarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të enjten.

“Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, e cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bislimi: Serbia s’është pengesë për marrjen e statusin e vendit kandidat, por pesë shtetet mosnjohëse

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat nuk është Serbia, por pesë shtetet mosnjohëse. Ai deklaroi të enjten pas raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, se Kosova është e përgatitur për marrjen e këtij statusi, e siç u shpreh ai aktualisht gjendet në një stad më të lartë se të vendeve të tjera të rajonit.

“Serbia nuk është pengesë për neve, Serbia ka problemet e veta me integrimet evropian, nuk ka kapituj të çelë për vite. Te ne pengesë më shumë janë 5 vendet mosnjohëse të cilët nuk po lejon ende që të ndërtohet koncenzuesi brenda Këshillit i cili kërkon dërgimin e pyetësorit te Komisioni Evropian në mënyrë që të vlerësohen kapacitet e Kosovës për me filluar procesin e integrimit apo për të marr statusin e kandidatit. Ka frustrim edhe brenda Komisionit që ky konsensus nuk po arrihet edhe me tej”, ka thënë Bislimi para gazetarëve.

Numri dy i Qeverisë ka thënë se Kosova ka një përparësi në krahasim me shtetet tjera që e kanë marrë statusin e vendit kandidat, pasi Kosova që nga viti 2016 është duke e zbatuar MSA-në.

“Duhet ta keni të qartë, procesi i integrimit liron më shumë fonde të BE-së, por kjo nuk do të thotë se shtyhet se ne që jemi duke punuar në zbatimin e agjendës dhe rrjedhimisht jemi shumë më të përgatitur se secili vendi i Ballkanit Perëndimor në momentin kur e ka marr statusin e kandidatit. Ne jemi duke zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) që nga viti 2016, para se me marr statusin e kandidatit. Kurse disa vende të tjera e kanë marr statusin e kandidatit vetëm tri javë pasi kanë filluar zbatimin e marrëveshjes së stabilizim asociimit, kjo na vendos neve në një pozitë shumë më të avancuar”, u shpreh Bislimi.

Bislimi konsideron se Kosovës po i bëhet padrejtësi në marrjen e statusit të vendit kandidat. Ka thënë se gara e vendeve të tjera është “400 metra, ndërsa Kosova i ka 600 metra edhe me pengesa”.

“Ka zëra brenda Komisionit Evropian të cilët besojnë që në rast se Kosova do të garonte me kushte të njëjta me vende e tjera të rajonit do të ishte mbase vendi i parë ose i dytë nga Ballkani që mund ta marr statusin e anëtarit të BE-së por fatkeqësisht gara për Kosovën nuk është e njëjtë. Gara e vendeve të tjera është për shembull një garë 400 metra, Kosova e ka 600 metra edhe me pengesa”, ka deklaruar Bislimi.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Lëndohet një person pas një aksidenti me traktor në Podujevë, arrestohet ngasësi

Publikuar

nga

Është aksidentuar një traktor në Podujevë, ku është lënduar pasagjeri që gjendej aty. Ndërkaq ngasësi i traktorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur derisa ai ishte pasagjer në një traktor që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara