Lajmet

Në rast të liberalizimit të vizave, fuqia e pasaportës së Kosovës do të katërfishohej

Në rast të liberalizimit të vizave, Kosova do të lëvizte për 93 pozita.

Published

on

Përfundimi i procesit të shumëpritur të liberalizimit të vizave, përveç që do të lehtësonte lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës do të katërfishonte fuqinë e pasaportës së saj.

Bazuar në indeksin e pasaportave të VisaGuide.World, e cila rendit pasaportat e 199 shteteve, qytetarët e të cilave mund të lëvizin pa viza, në rast të liberalizimit të vizave, Kosova do të lëvizte për 93 pozita, dhe rrjedhimisht fuqia e passaportës së saj pothuajse do të katërfishohej.

“Në VisaGuide.Passport Index, pasaporta e Kosovës renditet e 195-ta në botë me Passport Score prej 10.39. Nën të janë të rankuara pasaporta e Irakut, Sirisë, Somalisë dhe Afganistanit. Në rast të liberalizimit të vizave nga BE, Kosova do të lëvizte për 93 pozita, në vendin e 102-të, dhe fuqia e pasaportës do të katërfishohej pothuajse, dhe do të arrinte në 38.93”, sipas Besart Bajramit, themelues i VisaGuide.World.

Edhe pse ngritja për 93 pozita në indeksin e pasaportave të VisaGuide.World do t’iu mundësonte qytetarëve të Kosovës lëvizje të lirë te një numër më i madh shtetesh, pa pasur nevojë që të aplikojnë për vizë fimillimisht, Kosova akoma do të mbetej në fundit të listës, krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kjo sipas ekspertëve të VisaGuide.World është rezultat i një numri të madh të shteteve të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ishim ende të fundit, kjo për shkak se në 15 shtete të botës (Armenia, Azerbejxhani, Bjellorusia, Kuba, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgizistani, Libani, Moldavia, Rusia, Siria, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Venezuela), për shkak të mosnjohjes, e kemi të ndaluar hyrjen me pasaportë të Kosovës”, Bajrami thekësoi.

Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka filluar në shkurt të vitit 2012. Edhe pse në vitin 2018 Komisioni Evropian vlerësoi se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme që ky proces të përfundojë, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në takimin e këshillit të BE-së për viza të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbshtetën propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, kur edhe parashihej funksionalizimi i sistemit të udhëtimit ETIAS.

Diplomatët e BE-së kosinderuan që nëse sistemi i udhëtimit ETIAS do të funsionalizohej në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të mund të ndodhte më herët, më 1 nëntor 2023, megjithatë, data kur do të bëhej efektiv ETIAS është shtyrë sërish.

Edhe pse nga Komisioni Evropian kanë thënë që akoma nuk ka datë të saktë për lansimin e ETIAS, një gjë e tillë pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara