Shëndet

Në rast dehidratimi – këto janë ushqimet dhe pijet që duhen konsumuar

Dehidratimi ndodh për shumë shkaqe, duke përfshirë nxehtësinë.

Published

on

Dehidratimi ndodh kur ju humbisni më shumë lëngje nga sa konsumoni dhe etja është sinjali paralajmërues që tregon se po filloni të dehidratoheni.

Dehidratimi ndodh për shumë shkaqe, duke përfshirë nxehtësinë, ilaçet ose shqetësimet me tretjen.

Si pasojë ju mund të ndiheni të trullosur, të etur, të lodhur, të keni probleme me fokusin ose të keni një gjendje të fikëti.

Për fat të mirë, krahas konsumit të ujit , ka më shumë mënyra të tjera për t’u hidratuar, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa prej tyre.

Supa

Supa ka përmbajtje të lartë të ujit dhe elektroliteve, ky kombinim është thelbësor për t’u hidratuar.

Për më tepër, lëngu i kockave dhe supërave me proteina shtazore sigurojnë kolagjen.

Një proteinë e rëndësishme për nyjet, që ndihmon në riparimin e indeve, shëndetin e nyjeve dhe është shumë dobishme në rast dehidratimi.

Shalqiri dhe pjepri

Frutat si shalqiri dhe pjepri, kanë një përmbajtje të lartë uji dhe mund të jenë një mundësi e shkëlqyer për t’u hidratuar.

Një filxhan me shalqi të prerë në kubikë, përmban gati 92% ujë. Pjepri është gjithashtu i ngjashëm me rreth 90% përmbajtje të ujit.

Ruajtja e tyre në frigorifer mund t’ju ndihmojë të qetësoheni nëse dehidrimi është shkaktuar nga nxehtësia.

Lëngjet e frutave

Lëngjet e frutave janë gjithashtu në mënyrë shumë efikase  për t’u hidratuar.

Ato jo vetë që janë të ëmbëla dhe freskuese por përmbajnë shumë vitamina, si për shembull vitamina C, e cila është thelbësore për një sistem të shëndetshëm imunitar.

Qumështi

Qumështi është një opsion i mirë për t’u hidratuar sepse përmban shumë elektrolite të dobishme për organizmin.

Një gotë qumësht përmban proteina, karbohidrate, kalcium, kalium, magnez dhe pak yndyrë.

Çfarë mund ta shkaktojë dehidrimin?

Disa njerëz janë më të rrezikuar nga dehidratimi se të tjerët. Grupet me rrezik më të lartë përfshijnë fëmijët, të moshuarit, atletët dhe njerëzit që punojnë në ambientet e jashtshme ose jetojnë në lartësi të mëdha.

Ethet, të vjellat, diarrhea, djersitja, ilaçe të caktuara, të tilla si diuretikët, që mund të bëjnë të urinoni tepër, janë disa nga shkaktarët e zakonshëm.

Për të parandaluar dehidratimin, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë, të hani ushqime të pasura me ujë dhe të vëzhgoni ngjyrën e urinës.

Ngjyra e urinës duhet të variojë nga e verdha e lehtë tek qelibari i zbehtë. Urina e errët është një shenjë e dehidratimit.

Shmangni alkoolin, kafeinën  ose pijet e ëmbëlsuara me sheqer, sepse këto mund t’ju ​​dehidratojnë edhe më shumë.

Nëse keni probleme me veshkat, ushqimet në këtë listë mund të mos jenë të përshtatshme për ju. Nëse jeni të dehidratuar rëndë, kërkoni ndihmë menjëherë nga një profesionist i kujdesit shëndetësor. Dehidratimi i rëndë është një urgjencë mjekësore/AgroWeb.org

Continue Reading

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara