Lajmet

Në QKUK kryhet për herë të parë një intervenim kirurgjik mjaft kompleks

Published

on

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se kanë realizuar për herë të parë një intervenim kirurgjik mjaft kompleks.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se pacientja 28 vjeçare kishte vuajtur më herët nga kapsllëku dhe fryerja e barkut, transmeton Telegrafi.

“Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar për herë të parë intervenimi kirurgjik, mjaft kompleks, me qasje anale pa hapje të barkut, reseksioni rectosigmoidal 80 cm me anastomozë colo-anale për shkak të prolapsit rektosigmoidal (daljes së zorrës së trashë përmes anusit) me gangrene dhe perforacion të zorrës së trashë, për shkak të prolapsit”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se “pacientja 28 vjeçare, e cila kishte vuajtur me herët nga kapsllëku dhe fryerja e barkut, kishte dalje të zorrës së trashë përmes anusit afro 1 metër”.

“Ekipa kujdestare e Kirurgjisë Abdominale, e asistuar nga ekipa e anestezionit, realizuan intervenimin kirurgjik, duke resekuar kolonin rektosigmoidal me anastomoze colo-anale, sipas procedurës Altemeier”, vijon njoftimi.

QKUK thekson se pacientja është liruar në shtëpi 6 ditë pas operimit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person për ngacmim seksual në Shtime

Published

on

By

Një person është arrestuar në lidhje me një rast të ngacmimit seksual, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas raportit policor, i dyshuari burrë është arrestuar pasi ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj viktimës grua, shtetase e Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara