Lajmet

“1 Tetori”: Rreth 1 mijë e 500 persona të vaksinuar

Published

on

Deri më tani vetëm në qendrën “1 Tetori” në Prishtinë, janë vaksinuar rreth 1 mijë e 500 persona.

Nga sot ka filluar edhe vaksinimi i personave nga 75 deri në moshën 79-vjeçare, ku është vërejtur edhe fluks më i madh i qytetarëve. Me dozën “AstraZeneca”, deri në mesditë janë vaksinuar 170 të moshuar, profesionistë shëndetësorë dhe ata me sëmundje kronike.

Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi ka thënë se sot ka fluks më të madh të personave, ndërkohë që thekson se ka pasur edhe profesionistë shëndetësorë të vaksinuar.


“Është një fluks që deri në orën 12:20, sipas statistikave që më kanë ofruar kolegët këtu nga tavolinat e vaksinimit, deri më tani janë të vaksinuar 170 persona. Ku prej tyre të sëmurë kronik janë 154. Ndërsa të tjerët janë profesionistët dhe prapë që kemi një grupmoshë dhe katër pacientë që janë në dializë. Aktualisht, sot procesi më voluminoz, por çdo gjë po ec mbarë e mirë. Akoma nuk kemi pasur dhe urojmë që të mos kemi ndonjë shqetësim prej këtyre personave që po vaksinohen”, theksoi Bardhi.

Bardhi ka treguar edhe për numrin e personave të cilët janë vaksinuar për gati tri javë në këtë qendër.


“Nga periudha kur kemi filluar me të moshuarit dhe tani me të sëmurit kronik, numri po shkon te 1 mijë e 500”, ka shtuar ai.

Ani pse nuk është duke trajtuar ndonjë sëmundje kronike, 77-vjeçarja Lirie Hana thotë se ishin fëmijët që e bindën për të marrë dozën e parë të vaksinës.


“Fëmijët shko nënë se unë nuk kisha ardhur se jam biologe, jam me shëndet të mirë. Vetëm me reumë jam, për atë nuk kisha ardh, të drejtën me thënë. Por kur më thanë që as në Shqipëri nuk mundesh me shkuar në deti, atëherë vendosa. E ndiej vetën shumë mirë”, tregon ajo.

Dikush tjetër ka vendosur vet që të sigurohet kundër COVID-19. Ilaz Berisha, i cili është 79-vjeçar tregon se nuk është frikësuar nga kjo vaksinë.

 “Unë jam lajmëruar kaherë, e kam parë që e kanë publikuar adresën. Sot erdha e mora, mirë jam. Të shohim këtu e tutje”, tregon ai.

E 76-vjeçarja, Rabë Drenica para disa muajve ishte ballafaquar me koronavirusin. Ani pse nuk kishte pasur komplikime, thotë se ka vendosur që të sigurohet.

 “Mirë, pasi po e marrin krejt edhe ne po marrim. Pak, shumë pak. As nuk kam pas temperaturë, as kam pas ethe. Veç kolli që më ka mbërthye”, thotë Drenica.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se më 16, 17 dhe 18 prill në Prishtinë dhe komunat tjera do të vaksinohen personat e moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me këto sëmundje.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara