Kronikë e zezë

Në Prizren arrestohet një person për dhunë në familje

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij.

Sipas viktimës e cila është bashkëshortja e tij, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./UBTNews/

Vendi

Sekuestrohen mijëra euro te i dyshuari për spiunazh në Dragash

Published

on

By

Shtetasi i Kosovës, Fehim Sali, i cili u arrestua të enjten në pikën kufitare në Merdarë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale.

Në kuadër të hetimeve, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar një urdhërkontroll në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Përmes një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale: 39,500 euro para të gatshme; 500 dinarë para të gatshme; 4 telefona celularë; Dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Prokuroria Speciale njoftoi se brenda afatit të përcaktuar ligjor do të parashtrojë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë konfirmuan se mbeten të angazhuara plotësisht për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore lidhur me zbardhjen e këtij rasti. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kush është personi i arrestuar nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n?

Published

on

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës, BIA, dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.

I arrestuari punon si arsimtar në shkollën serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit, ndërsa më herët ka qenë i angazhuar edhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se është marrë edhe me ndërmjetësimin për prona dhe dokumente serbe, ndërsa ndaj tij ka dyshime se është angazhuar në grumbullimin e votave për persona që mbështesin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./A.K/

Continue Reading

Vendi

Shtetasi i Serbisë kaloi ilegalisht kufirin në Kamenicë, shoqërohet në polici

Published

on

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në Kamenicë, pasi dyshohet se me një veturë me targa të Serbisë ka kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 18:55, në fshatin Novosellë.

I dyshuari ishte së bashku me dy pasagjerë kur është ndaluar nga autoritetet.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet, ndërsa më pas është liruar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën ndikim të alkoolit sulmoi policët në Malishevë, dy zyrtarë pësojnë lëndime

Published

on

Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 00:20.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara