Lajmet

Në Prishtinë për 24 orë u raportuan katër raste të dhunës

Policia ka ndaluar tre persona për shkak se dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje.

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës policia ka ndaluar tre persona për shkak se dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje.

Në katër raste të ndryshme është ushtrur dhunë ndaj grave, andaj në raportin e policisë thuhet se janë marrë masa ndaj këtyre personave.

Raporti i plotë:

1.Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

2.Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

3.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja ka deklaruar se me të dyshuarin ka probleme edhe më herët si dhe i njëjti është përdoruar i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar.

4.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Lajmet

Reshjet e mëdha të shiut, anulohet procesi mësimor në Prishtinë

Published

on

Në shkollat e Prishtinës është anuluar procesi mësimor për ditën e sotme për shkak të reshjeve të shiut. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini.

“Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe të nderuar prindër. Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuar atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, ka shkruar Shahini.

Sipas Shahinit, ky vendim është marrë edhe në koordinim me Kryetarin e Kryeqytetit, dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

“Drejtësi për Daorsën”, të dielën protestohet në Gjakovë

Published

on

Të dielën e 23 nëntorit, në Parkun e Qytetit në Gjakovë do të protestohet me thirrjen “Drejtësi për Daorsën”.

Sipas organizatorëve me anë të kësaj proteste kërkohet hetim të plotë e transparent për dhunën ndaj Daorsa Spahijas.

“Askush s’është mbi ligjin. Nuk do të heshtim”, thuhet në njoftim.

Daorsa Spahija u gjet e vdekur në Tetovë, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, hetimet e para thonë që është vetëvrasje. Familjarët e miqt kanë aluduar se Daorsa Spahija u shty në vetëvrasje e kërkojnë hetim mbi këtë çështje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kosova sonte përballet me Zvicrën

Published

on

Pas fitores së madhe në Lubjanë ndaj Sllovenisë, Kosova sot zhvillon ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026, përballë Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përballja nis nga ora 20:45 dhe pritet të jetë ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Kombëtares, pasi “Dardanët” tashmë e kanë siguruar Play-Off-in.

Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin Kosovën në sfidën e saj të fundit të këtij cikli.

Kosova vjen në këtë duel me moral të lartë pas triumfit 2:0 ndaj Sllovenisë, ndërsa Zvicra kërkon të ruajë kreun e grupit pas fitores 4:1 ndaj Suedisë./S.K/EO/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha e UBT-së, Jeta Kiseri Kubati dhe ekipi ndërkombëtar publikojnë studim të rëndësishëm në fushën e stomatologjisë

Published

on

Profesoresha e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Jeta Kiseri Kubati, së bashku me një ekip ndërkombëtar të specialistëve të ortodoncisë, ka publikuar një studim të rëndësishëm në revistën prestigjioze BMC Oral Health në Q1, e cila bën pjesë në grupin botues Springer Nature.

Artikulli me titull “Stability, survival and costs of vacuum-formed retainers versus bonded lingual braided rectangular and multistranded round wire retainers in the mandible of orthodontic patients over a two-year period” analizoi efektivitetin, qëndrueshmërinë dhe kostot e tre llojeve të retainer-ëve ortodontikë në mbajtjen e renditjes së dhëmbëve mandibularë gjatë një periudhe dyvjeçare.

Ky studim përfshiu 93 pacientë të moshës 12–21 vjeç, dhe krahasoi tre metoda të ndryshme të mbajtjes së dhëmbëve: retainer-at e formuar me vakum (VFR), telat e rrumbullakët me shumë fije dhe telat e sheshtë të thurur të ngjitur lingualisht. Rezultatet treguan se të tre llojet e retainer-ëve kishin shkallë mbijetese të ngjashme, ndërsa VFR rezultoi të kishte kosto 21–23% më të ulëta krahasuar me retainer-at fikse, një gjetje me rëndësi praktike për vendet me burime të kufizuara.

Analiza gjithashtu tregoi se pacientët raportuan kënaqësi të barabartë me të gjitha llojet e retainer-ëve, ndërsa ndryshimet në renditjen e dhëmbëve ishin minimale dhe brenda kufijve të pranueshëm klinikisht. Studimi përfshiu gjithashtu një analizë të detajuar të kostove, duke përfshirë shpenzimet direkte për materiale, kohën e stafit dhe shërbimet laboratorike, duke ofruar një perspektivë të plotë mbi efektivitetin ekonomik të metodave të ndryshme të mbajtjes ortodontike.

Ky punim është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet UBT-së, Universitetit të Zagrebit dhe Orthonova Clinic në Zagreb, Kroaci, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e stomatologjisë dhe ortodoncisë. Studimi është i hapur për publikun dhe mund të gjendet në versionin elektronik të revistës BMC Oral Health në Q1.

Continue Reading

Të kërkuara