Lajmet

Në Onkologji përurohet shërbimi i Brahiterapisë, pacientët s’do të kenë nevojë për trajtim jashtë vendit

Published

on

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK është bërë përurimi i Shërbimit të Brahiterapisë. Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se kjo është aparaturë që mungon në shumë vende të rajonit.

“150 persona marrin shërbime në ditë në këtë Klinikë. Kjo aparaturë është një projekt që mungon në shumë vende të rajonit, neve na mundësohet që këtë shërbim ta ofrojmë për pacientët”, deklaroi ai.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi tha se ky shërbim do të fillojë të ofrohet që nga janari i vitit të ardhshëm dhe se pacientët nuk do të kenë nevojë të kërkojnë shërbime jashtë vendit.

Përderisa u.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se edhe në kohë të pandemisë nuk mungon angazhimi që pacientëve tu ofrohen shërbime cilësore dhe në kohë, sidomos atyre me sëmundjen e kancerit.

Lajmet

​Dështon të mbahet seanca ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Published

on

By

Në mungesë të të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt lidhur me akuzat për korrupsion, të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani Hajra tha se për sigurimin e prezencës së të akuzuarve gjatë ditëve në vijim do të veprohet në përputhje legjislacionet në fuqi, përfshirë edhe lëshimin e urdhër arrestit nëse ka nevojë.

Deri më tani nuk kemi ndonjë dëshmi, që i njëjti [Faruk Mujka] e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt. Nuk prezanton mbrojtësi i tij, avokati Xhafer Tahiri, i njëjti ka njoftuar se për shkaqe familjare, sot në të njëjtën kohë do të realizojë një vizitë mjekësore jashtë vendit. I pandehuri Hysen Muzliukaj nuk prezanton në gjykatë, por deri më tani gjykata nuk ka pranuar asnjë shërbim postor qe i njëjti e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt. Ne sallë po ashtu nuk prezanton avokati i tij, i njëjti ka njoftuar se në të njëjtën kohë, në të njëjtën gjykatë ka një seancë tjetër“, tha ajo.

Seanca tjetër do të mbahet më 20 tetor në orën 09:00. Mujka dhe Muzliukaj akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2564 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 48 aksidente trafiku me dëme materiale, 16 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona, 13 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Përleshen tetë të mitur në Prizren, tre në spital, dy në mbajtje

Published

on

By

Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Prizren të mërkurën, ndërkaq raportohet se dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve.

Tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë të dyshuar të mitur dhe si pasojë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Nën ndikim të alkoolit një person sulmon zyrtarët policorë në Prishtinë

Published

on

By

Një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë, i njëjti është sjellë për intervistim në stacionin policor. Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara