Lajmet

Në një botë kaq të ndërlidhur, fati i Ukrainës na intereson të gjithëve

Analizë nga Angelo Panebianco

Published

on

Është më mirë të shohim punët tona? Sipas sondazheve, shumë nga bashkatdhetarët e mi italianë, mendojnë se ne nuk duhet ta kishim ndihmuar Ukrainën të mbrohej nga agresioni rus. Italianët që mendojnë kështu janë si një tortë me dy shtresa.

Në fillim është shtresa e sipërme, ajo më e holla, e përbërë nga të politizuarit. Pra pak a shumë nga pacifistë fallco, nga putinianë të gradave të ndryshme, që të gjithë dhe në çdo rast anti–amerikanë. Pastaj vjen shtresa e poshtme, shumë më e gjerë se e para, e përbërë nga ata që mendojnë se pjesëmarrja jonë në operacionet perëndimore i dëmton ata personalisht:rritja e faturave, inflacioni.

Ata mendojnë: “E kush na futi në këtë valle? Ne jemi të dëmtuar nga sanksionet që kanë vendosur qeveritë perëndimore ndaj Rusisë. Ndaj duhet t’i heqim ato. Sa për Ukrainën, le t’ia dalë vetë po mundi!”.

Edhe pse njerëzit kanë të drejtë të mos i njohin alkimitë komplekse të politikësndërkombëtare, dhe normalisht ata dinë pak ose aspak mbi këto çështje, në demokracitë, ku njerëzit nuk mund të qeverisin pa pëlqimin e opinionit publik, u takon atyre që duhet të merren me këtë profesion (klasa politike, ekspertët e komunikimit, por edhe intelektualë qëkanë disa ndjekës në opinionin publik), që t’ua transmetojnë atyre informacionin e nevojshëm për t’u orientuar dhe gjykuar.

U takon pikërisht atyre t’i shpjegojnë publikut të gjerë, se gjërat që po ndodhin në Ukrainë, në janë në fakt edhe një çështje e jona. Në varësi të mënyrës se si do të përfundojë kjo luftë, jetët e të gjithëve do të ndikohen shumë. Por te ne në Itali (jo vetëm te ne, por te ne më shumë se në vendet e tjera) profesionistët e lartpërmendur janë të përçarë. Dhe ata nuk janë të ndarë, siç do të ishte e natyrshme, vetëm nga opinione të ndryshme në lidhje me strategjitë më të mira për t’iu kundërvënë imperializmit rus. Ata janë të ndarë sepse për disa imperializmi rus është një kërcënim serioz, ndërsa për të tjerët nuk është aspak i tillë. Nga kjo ndarje burojnë edhe mesazhet kontradiktore që i përçohen opinionit publik. Duke qenë se nuk ka asnjë marrëveshje minimale midis atyre që komunikojnë me publikun, mbi ekzistencën e një kërcënimi të afërt, është e pashmangshme që opinioni publik të jetë i çorientuar, dhe të mos e kuptojë rëndësinë e asaj që është në rrezik.

Kësisoj, disa prej tyre përfundojnë duke menduar që ne jemi përfshirë në gjëra që nuk natakojnë dhe shqetësojnë. Në këto kushte, është e vështirë t’i përcjellësh të gjithëve mesazhin se në një botë kaq të ndërlidhur, ka shumë pak gjëra që nuk janë puna jonë. Dhe aq më pak një luftë në Evropë.

Në këto kushte, si mund të shpjegohet që pushtimi rus i Ukrainës, e ka shkatërruar sistemin evropian të sigurisë, dhe se nëse ekziston mundësia për ta parandaluar shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, kjo do të varet nga aftësia jonë për t’i ndihmuar sot ukrainasit që ta ndalin ushtrinë ruse, dhe për t’ia bërë Putinit aq të kushtueshme veprimet e tij, sa ta detyrojmë atë të braktisë projektin e rindërtimit të perandorisë së vjetër ruse?

Si mund t’ua shpjegojmë qytetarëve tanë se me rezistencën e tyre, ukrainasit ndoshta na shpëtuan në të tjerëve? Nëse Putini do ta kishte pushtuar me shpejtësi Ukrainën, ai nuk do të ndalej atje (këtë e ka pohuar për vite me radhë).

Pas saj do të ishte radha e Moldavisë, vendeve baltike dhe Polonisë. Pra vendet e NATO-s, do të viheshin nën një presion shumë të madh. Atëherë, si do të mund të shmangej një luftë e përgjithshme dhe një përplasje midis fuqive bërthamore? Prandaj kjo luftë është edhe kauza jonë.

Në rast se ka njerëz që besojnë se një luftë në zemër të Evropës nuk i shqetëson ata, çfarë do të mendonin nëse nesër luftimet do të zhvendosen në anën tjetër të globit, nëse pas një fare kohe Kina do të vendosë të pushtojë Tajvanin?

Nëse nuk ndihen të përfshirë në një luftë që ndodh në Evropë, ata sigurisht që nuk do të ndiheshin të përfshirë as nëse do të shpërthente një konflikt i armatosur midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Por edhe ky skenar duhej të na shqetësojë.

Pasi një përqendrim i madh i ushtrisë amerikane në Detin e Kinës, do ta linte Evropën të pambrojtur. Një Evropë e pasur, por e paarmatosur. Siç ishte Italia në gjysmën e parë të shekullit XVI, kur u shkatërrua nga lufta midis fuqive të mëdha për kontrollin e gadishullit Apenin.

Përballë një mundësie kaq të madhe, federata ruse do të lëvizte thuajse me siguri drejt Evropës. Ajo do të përpiqej të bënte atë që sot po e pengojnë ukrainasit dhe mbështetja perëndimore ndaj rezistencës së tyre. Ose shihni Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Nga atje vijnë dy kërcënime. Depërtimi kinez dhe rus, si dhe forcimi i islamit radikal. Kina e ka zgjeruar prej kohësh ndikimin e saj në Afrikë nëpërmjet mjeteve ekonomike. Por prej disa vitesh, ajo është e pranishme edhe ushtarakisht. Nga ana tyre rusët, tashmë të vendosur në Siri dhe Libi, kanë zënë vendin e evropianëve edhe në Sahel.

Ata kanë në dorë ta përmbytin Evropën me flukse të mëdha emigrantësh për të destabilizuar demokracitë e saj. Dhe prania e tyre ushtarake, është tani një problem serioz në krahun jugor të NATO-s. Për të frenuar rusët dhe kinezët, NATO duhet domosdoshmërisht që t’i “tregojë dhëmbët” anëtarëve problematike si presidentit turk Erdogan.

Por përveç sfidës strategjike të Kinës dhe Rusisë, kërcënime të tjera na vijnë nga Afrika. Përpjekja evropiane (Franca e ndihmuar nga Italia dhe vende të tjera) për të frenuar valën në rritje të ekstremizmit islamik në Mali ka dështuar. Një ditë, NATO, me Evropën në krye, duhet të investojnë burime (gjë që nënkuptojnë sakrifica për qytetarët tanë) për të frenuar këtë kërcënimin, përpara se ai të godasë Evropën.

Pra edhe ky është një problem i yni. Ndarjet në opinionin publik në lidhje me luftën nëUkrainë, reflektojnë ato brenda elitës. Ashtu si në gjithë Perëndimin, edhe në vendin tonë, ekziston tendenca e një pjese të konsiderueshme intelektualësh për ta konsideruar Perëndimin, pjesë e të cilit jemi, si armikun e vërtetë.

Pra për ta konsideruar atë si shkaktar të të gjitha të këqijave (përfshirë agresionin rus në Ukrainë). Por Italia ka specifikat e veta. Sipas sondazheve, 30 për qind e italianëve janë “të ndjeshëm” ndaj arsyeve që ka përmendur Putin për sulmin ndaj Ukrainës.

Ndër shumë gjëra të tjera, demokracitë dallohen nga një frymë komunitare, nga forca më e madhe ose më e vogël e ndjenjës së përkatësisë në një komunitet. Empirikisht, kjo forcë zbulohet në prani të sfidave serioze. Nëse fryma komunitare është e fortë përballë një kërcënimi të afërt, elitat priren të formojnë një front të bashkuar, duke e tërhequr me vetepothuajse të gjithë opinionin publik. Mjerisht, ky nuk është rasti ynë./“Corriere della Sera” – Bota.al

Lajmet

United Hospital – standard i ri në shërbimet spitalore, me teknologji të avancuar dhe kujdes mjekësor 24/7

Published

on

Prishtinë – Në zhvillimin e shërbimeve moderne shëndetësore në Kosovë dhe rajon, United Hospital synon të pozicionohet si një qendër e integruar e kujdesit spitalor, ku ekspertiza mjekësore ndërthuret me teknologjinë bashkëkohore dhe diagnostikimin e avancuar. Si spital i përgjithshëm privat, institucioni ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, me synim që pacientët të kenë qasje në trajtim dhe diagnostikim të specializuar në një mjedis të vetëm.

Drejtuesi dhe menaxheri i United Hospital, Edmond Hajrizi, i njohur për formimin e tij akademik dhe përvojën e ndërtuar në institucione universitare ndërkombëtare, thekson se filozofia e spitalit mbështetet në një standard të lartë profesional, përgjegjësi institucionale dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj pacientit.

Sipas tij, United Hospital synon të ruajë pozicionin e tij lider përmes një game të gjerë profilesh të avancuara shëndetësore, të cilat, sipas tij, nuk ofrohen në të njëjtën përmasë nga spitalet e tjera.

“Jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm ndaj çdo klienti dhe pacienti. Për mua dhe për të gjithë stafin e spitalit, jeta dhe shërbimet shëndetësore janë prioriteti kryesor. Synimi ynë është të vazhdojmë të investojmë në kuadro profesionale, teknologji dhe shërbime cilësore, duke i bërë ato njëkohësisht sa më të përballueshme për qytetarët, në mënyrë që çdo pacient të ketë mundësinë të marrë trajtimin e duhur shëndetësor”, shprehet Hajrizi.

Një prej risive të prezantuara nga United Hospital është Rezonanca Magnetike e asistuar nga Inteligjenca Artificiale, teknologji që synon të mbështesë procesin diagnostik dhe të rrisë efikasitetin e ekzaminimeve radiologjike. Integrimi i teknologjive të reja në mjekësi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt diagnostikimit më të standardizuar dhe marrjes së vendimeve klinike mbi bazën e të dhënave të detajuara.

Një tjetër element i rëndësishëm i modelit të shërbimit të United Hospital është disponueshmëria 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për disa prej shërbimeve kryesore. Laboratori, Emergjenca, Radiologjia dhe Mjekimi Intensiv (ICU) janë të organizuara për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për pacientët, veçanërisht në situatat kur ndërhyrja e shpejtë dhe koordinimi ndërmjet ekipeve mjekësore janë të domosdoshme.

Në kuadër të shërbimeve të specializuara, United Hospital përfshin kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë, kirurgjinë e përgjithshme, ortopedinë, si dhe fusha të tjera të kujdesit specialistik. Kjo qasje multidisiplinare synon të krijojë një zinxhir të integruar të diagnostikimit, trajtimit dhe kujdesit pasues.

Me investimet në infrastrukturë, pajisje moderne dhe kapacitete profesionale, United Hospital synon të kontribuojë në ngritjen e standardeve të shërbimeve private shëndetësore në Kosovë, duke vendosur në qendër të veprimtarisë sigurinë, dinjitetin dhe nevojat individuale të pacientit./rajonipress/

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj katër personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës

Published

on

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.R., B.H., R.Q. dhe N.L, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 02.08.2017 deri më 26.11.2020, në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, të pandehurit i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, në lidhje me inicimin, prokurimin, menaxhimin, autorizimin, certifikimin dhe pagesën e kontratës publike “Mirëmbajtja e Urave në Rrugët Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitet 2017–2019”.

“Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, të Rregullores dhe Udhëzimit Operativ për Prokurim Publik, si dhe me Rregullën Financiare për Shpenzimet e Parasë Publike, pasi, ndonëse aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me vlerë të parashikuar prej 500,000 eurosh, janë realizuar pagesa totale në shumën prej 5,377,058.07 eurosh”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas aktakuzës, thuhet se janë nënshkruar dhe certifikuar raporte të punimeve me sasi shumëfish më të larta se ato të parapara në dosjen e tenderit, pa aneks-kontratë, pa procedurë të re prokurimi dhe pa verifikim të rregullt nga komisioni i pranimit të punëve.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur

Published

on

Një shpërthim ka ndodhur në portin e Roterdamit në Holandë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Policia njoftoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 11:30 në rrugën Moezelweg, ndërsa zona është rrethuar. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet dhe autoritetet kanë nisur hetimet.

Në të njëjtën zonë, kompania Gunvor Energy, e cila menaxhon rezervuarë për ruajtjen e derivateve të naftës, raportoi një incident tjetër gjatë punimeve të mirëmbajtjes, ku disa persona mbetën të plagosur.

Mediat lokale raportuan edhe për ndërprerje të energjisë elektrike në port. Autoritetet po hetojnë nëse ka ndonjë lidhje mes ndërprerjeve dhe shpërthimit.

Porti i Roterdamit është porti më i madh në Evropë dhe përfshin rafineri nafte dhe një numër objektesh petrokimike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama: Ukraina e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd, ku ky i fundit tha se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin sa i përket pavarësisë së Kosovës.

Rama ka thënë se Ukraina dhe Zelensky “e kanë gabim për Kosovën”, por ka theksuar se kjo nuk e ndryshon mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë.

Në një postim, Rama ka kritikuar ata që, pas deklaratës së Zelenskyt, kanë kërkuar që Shqipëria dhe Kosova të ndryshojnë qëndrimin ndaj Ukrainës.

“Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Beograd dhe tha se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët më të zëshëm popullistë në Tiranë dhe Prishtinë nisën të bëjnë llogaritë gjeopolitike: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të mos e mbështesim më të lirën dhe të mos vajtojmë për viktimat e bombardimeve. Më të pamaturit prej tyre na sulmuan pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Madje, disa brohoritën për Rusinë!”, ka shkruar Rama./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara