Lajmet

Në mes të rrezikut nga pushtimi, Ukraina shpall 16 shkurtin “ditë të unitetit”

Ukrainasit pritet të mbajnë lart flamujt e shtetit dhe të këndojnë himnin shtetëror.

Published

on

Në periudhën e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpejtë rus, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi ka shpallur 16 shkurtin si ditë të unitetit.

Inteligjenca amerikane ka dhënë shenja se 16 shkurti mund të jetë datë e mundshme e pushtimit rus.

“Neve na është thënë se 16 shkurti do të jetë ditë e pushtimit, por ne do ta bëjmë atë ditë të unitetit”, ka thënë Zelenskyi përmes një video mesazhi më 14 shkurt.

Ukrainasit pritet të mbajnë lart flamujt e shtetit dhe të këndojnë himnin shtetëror.

“T’i tregojmë botës për unitetin tonë”, ka thënë Zelenskyi.

I pyetur për referencën e Zelenskyit për 16 shkurtin, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka thënë se nuk do të diskutojë detaje specifike të inteligjencës mirëpo sipas tij “është plotësisht e mundshme që ai të bëjë lëvizje me pak apo aspak paralajmërim”.

Megjithatë, Kirby ka thënë se Shtetet e Bashkuara ende nuk besojnë se Moska ka marrë vendim përfundimtar nëse do të pushtojë Ukrainën.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz udhëton të martën në Moskë për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa lideri gjerman bën përpjekje për të bindur Kremlinin që të zgjedhë diplomacinë në kohën e rritjes së tensioneve për pozicionimin e trupave ruse afër Ukrainës.

Udhëtimi i Scholzit në kryeqytetin rus vjen pas një vizitave të ngjashme që kanë zhvilluar në Kremlin presidenti francez, Emmanuel Macron dhe dy ministra britanikë.

Scholz, i cili është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy për dy orë, më 14 shkurt, në Kiev, ka thënë se nuk sheh “arsye” për aktivitet ushtarak të Rusisë në kufi me Ukrainën.

Scholz i ka bërë thirrje Rusisë të marrë masa drejt uljes së tensioneve të nxitura, pasi Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se 130,000 ushtarë gjenden afër kufirit me Ukrainën.

“Ne jemi të gatshëm për dialog serioz me Rusinë në çështjet e sigurisë evropiane”, ka thënë Scholz në një konferencë për media pasi ka takuar Zelenskyin.

Scholz dhe Putin pritet të diskutojnë edhe për Rrjedhën Veriore 2, gazsjellësin e ri që është ndërtuar për të dërguar gazin natyror nga Rusia në Gjermani. Projekti është finalizuar, por ende nuk ka miratim për funksionalizim.

Presidenti amerikan, Joe Biden është zotuar javën e kaluar se “do t’i japë fund” gazsjellësit në rast të pushtimit rus, mirëpo Scholz nuk ka shkuar aq larg me komente pasi ka takuar Bidenin, duke thënë se Gjermania dhe SHBA-ja do të veprojnë së bashku në rast të pushtimit.

Më 14 shkurt, Rusia e ka lënë derën e hapur për më shumë diskutime me qëllim të zgjidhjes së krizës.

Gjatë një takimi televiziv me Putinin, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se “gjithmonë ka mundësi” për të arritur marrëveshje me Perëndimin për Ukrainën.

Rusia ka insistuar se nuk ka plane për pushtim, por në të njëjtën kohë kërkon garanci për çështje të sigurisë në Evropë, përfshirë atë që NATO-ja të mos zgjerohet në shtetet si Ukraina, apo ish-republika tjetër sovjetike, Gjeorgjia.

Zelenskyi ka thënë se Ukraina do të vazhdojë të ndjekë synimin për anëtarësim në NATO, pavarësisht zemërimit rus dhe dyshimeve të disa shteteve të Perëndimit.

Zelenskiy ka thënë në një adresim para kombit, se autoritetet në Ukrainë, dhe vetë ukrainasit, i kuptojnë të gjitha sfidat me të cilat përballen dhe ka shprehur besim në ushtri.

“Ne e dimë ku është ushtria e huaj afër kufirit tonë, numrat, lokacionet, pajisjet dhe planet”, ka thënë ai.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka përsëritur më 14 shkurt paralajmërimin se Rusia mund të nisë sulm në Ukrainë “çdo kohë, përfshirë këtë javë”.

Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë kërkuar pjesës më të madhe të stafit të ambasadës në Kiev që të largohen nga ai qytet.

Të hënën, zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se operacionet e ambasadës janë bartur nga Kievi në Lviv.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona./REL

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara