Lajmet

Në Maqedoni të Veriut, katër të vdekur dhe 317 raste të reja me COVID-19

Publikuar

Në Maqedoninë e Veriut, katër pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Një pacient nga Shkupi, një nga Struga dhe dy pacientë nga Gostivari kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 317 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 990 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 104 pacientë./UBTNews

Во последните 24 часа се направени 1990 тестирања, а регистрирани се 317 нови случаи на ковид-19 во: -Скопје 182…

Posted by Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë on Wednesday, October 7, 2020

Bota

ShBA sanksionon kompaninë ruse me bazë në Beograd

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompani ruse me bazë në Beograd.

Sipas faqes së Departamentit të Thesarit të SHBA-së, në listë është edhe kompania “BASSIRE GROUP DOO”.

Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2023 dhe është e angazhuar në tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve.

Drejtori dhe pronari i kompanisë është shtetasi rus, Nikolai Levin.

Në shpjegimin e Thesarit thuhet se qëllimi i sanksioneve është t’i mohojnë Rusisë qasjen në produktet dhe shërbimet e nevojshme për të ruajtur prodhimin ushtarak për luftën në Ukrainë.

Ndër subjektet e sanksionuara janë kompani nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.

Më shumë se 4000 subjekte dhe individë rusë janë nën sanksionet amerikane, me qëllim që të ndalin fluksin e parave dhe armëve drejt Rusisë.

Sanksionet u njoftuan përpara mbërritjes së presidentit amerikan, Joe Biden në Itali për një takim të liderëve të G7.

Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të bisedojnë për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, për ta ndihmuar Kievin financiarisht. /UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shkaktoi zjarr vitin e kaluar, arrestohet 36 vjeçari në Prishtinë

Publikuar

nga

Hetuesit e Njësitit të  hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Rasti  ka ndodhur  në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura.

“M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Policia po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale,  me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në komunikatë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Arrestohet një person për shitblerje të narkotikëve dhe sulm ndaj personit zyrtar

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet L.Sh, i dyshuar për veprën penale të shitblerjes të narkotikëve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprime hetimore, me ç’ rast gjatë ditës së djeshme është realizuar plani i koduar “Përfundimi”, në rrugën “Kongresi i Drejtshkrimit” Prishtinë, rreth orës 18:00.

Sipas prokurorisë personi është arrestuar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas KPRK-së.

“I dyshuari me qëllim të shmangies nga arrestimi dhe ndalimi, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të policisë duke shkaktuar dëme materiale, si dhe dy zyrtarëve policor iu ka shkaktuar lëndime trupore, për çka edhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Gjatë kontrollit në trupin dhe veturën e të dyshuarit sipas njoftimit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e mbështjellur në qese. Ndërsa, pas zbatimit të urdhëresës për bastisje, e cila është bërë në dy lokacione, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 6 qese me narkotik të llojit marihuanë në peshë 5.4 gram, marihuanë në peshë 102.5 gram, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 euro.

“I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore. Ju njoftojmë se ky operacion është realizuar me sukses në saje të bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës”, përfundon njoftimi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Walker pritet nga Kurti: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

Publikuar

nga

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas të cilit, tha se me shefin e Qeverisë ka qëndruar për më shumë se një orë.

Pas takimit, Walker tha se Kosova është storie suksesi për arritjet që ka bërë gjatë 25 vjetëve në liri.

“Mirëmëngjesi, sapo pata një takim me kryeministrin Kurti për më shumë se një orë dhe më duhet të them se patëm takim interesant dhe produktiv. Më duhet të them se ky nuk është kodi i veshjes sime në takime me kryeministra, do duhej të kisha veshje zyrtare me kravatë, gjatë dy ditëve të fundit kisha takime të shumta dhe tani e kisha veshjen time të stilit të Californias. Kosova është sukses i jashtëzakonshëm, për atë se çfarë ka arritur në 25 vjet. Jam këtu si mik i Kosovës i kryeministrit Kurti”, tha Walker.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara