Lajmet

Në LDK besojnë se do t’i ruajnë votat e zgjedhjeve të vitit të kaluar

Published

on

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës besojnë se do t’i ruajnë votat e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Pritjet në partinë e Isa Mustafës janë pozitive për një rezultat fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të vitit 2021. Këtë e bazojnë në “qeverisjen e mirë të kryeministrit Avdullah Hoti”, për të cilin nuk garantojnë se do ta kenë mandatar sërish për të parin e ekzekutivit.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi në një prononcim për KosovaPress i quajti të rrejshme dhe fabrikime gjitha sondazhet dhe deklaratat se partia që përfaqëson do të jetë nën 20% në zgjedhje.

“Pritjet tona janë shumë pozitive, besoj që do t’i ruajmë, ndoshta t’i rrisim votat që i kemi pas. Ato çka i dëgjojmë janë fabrikime, lajme të rrejshme, ato që i kemi parë qe disa vite fatkeqësisht, ku parti politike ose individë, ose disa të veshur edhe në petkun e analistit shpërndajnë lajme të rrejshme. Synojmë më i fitua me ekipin dhe njerëzit më të mirë të vendit”, tha ai.

Abrashi, i cili është edhe ministër i Infrastrukturës tha se ende nuk kanë diskutuar se kush do të udhëheqë listën zgjedhore të partisë. Derisa edhe thur lavde për qeverisjen e kryeministrit Hoti.

“Nuk e kemi diskutuar, kryeministri Hoti po bënë një punë të mirë e ka marrë qeverisjen në një kohë të vështirë. Shpesh herë u akuzua për formën si e ka marrë qeverisjen, por ka qenë një vendim i Gjykatës Kushtetuese ashtu si na tregojë tani Kushtetuesja, por punën e ka bërë shumë të mirë”, tha Abrashi.

E për vendosjen e kandidatit për kryeministër, Abrashi u shpreh se do të vendosin pas mbledhjes së kryesisë që pritet të mbahet në ditët në vijim.

“Ne do të ftojmë një mbledhje të kryesisë ditëve në vijim, aty do të dëgjojmë edhe anëtarë të kryesisë dhe orientimet e kryetarit dhe këto me kryetar të degëve. Pas asaj i shpalosim të gjitha”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të mbahen në fund të janarit, ose në fillim të shkurtit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmërinë e qeverisë Hoti.

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara