Lajmet

Në kampuset e universiteteve amerikane protestohet për situatën në Gaza

Tensionet janë përshkallëzuar në universitete pas situatës së krijuar nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Published

on

Në kampuset e universiteteve amerikane po protestohet për të bojkotuar kompanitë dhe individët që kanë lidhje me Izraelin në mes të luftës së vazhdueshme në Gaza.

Tensionet janë përshkallëzuar në universitete pas situatës së krijuar nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, si pasojë e të cilit 1 mijë e 200 persona kanë vdekur në Izrael dhe 34 mijë palestinezë si pasojë e sulmit të Izraelit në Gaza.

Protestat nisën në Universitetin Columbia në New York, por pastaj u shpërndanë edhe në qytete tjera rreth vendit, sikurse kampuset universitare në Los Angeles, Kalifornia dhe Atlanta./UBTNews/

Vendi

Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ku viktima në të dyja rastet kanë qenë gratë.

Në Podujevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja kishte ndodhur më 18 prill, por është raportuar zyrtarisht të hënën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit dhe intervistimit, është liruar nga prokurori për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër rast i dhunës është regjistruar paraditen e së hënës. Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Edhe në këtë rast, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve. Prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Rrahje mes të miturve në Prishtinë, arrestohen dy persona

Published

on

By

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke rezultuar në lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:22.

Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Policia ka reaguar shpejt duke identifikuar të përfshirët. Gjatë ditës së hënë (20 prill), janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët po ashtu janë të moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Vendi

Zbresin çmimet e derivateve në Kosovë, nafta tetohet në 1.68 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të jenë valide për datën 21 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet tavan për produktet e naftës janë: Nafta (dizel): 1.68 euro për litër, benzina: 1.41 euro për litër, gasi: 0.88 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Ministria ka njoftuar se qytetarët që hasin në parregullsi apo çmime mbi tavanin e lejuar, mund t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar [email protected] ose përmes numrit të telefonit falas 0800 11000.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për faturimin e energjisë pas dyshimeve për parregullsi te njehsorët

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot, duke filluar nga ora 11:00, në një seancë të jashtëzakonshme me pikë të vetme të rendit të ditës: çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Kjo mbledhje pason gjetjet e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i cili pas një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj, raportoi se në mbi 80 për qind të rasteve njehsorët nuk kishin orën e saktë, gjë që ndikon në llogaritjen e tarifave.

Këto pretendime janë mbështetur edhe nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila pas inspektimeve të para në terren ka gjetur mospërputhje të kohës te njehsorët elektrikë.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë që të nisë hetimet dhe intervistimet në terren lidhur me funksionimin e njehsorëve të KEDS-it.

Nga ana tjetër, KEDS-i ka deklaruar se matja e energjisë është e saktë dhe ka mohuar mundësitë e manipulimit, ndonëse ka konfirmuar se qytetarët do të kompensohen nëse vërtetohet ndonjë devijim teknik.

Continue Reading

Të kërkuara