Lajmet

“Ne jemi ata që Covidin po e marrim në spitale e po ju çojmë fëmijëve tanë”, ankesa nga Sindikata e Sektorit Privat

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha në një konference për medie se punëtorët e shërbimit teknik dhe ata të sigurimit fizik të spitaleve e QMF-ve u degraduan me diferencimin për shtesën prej 60 euro.

Ai shtoi se nuk shiten për 60 euro dhe se koha kur kjo kategori e punëtorëve është keqpërdorur ka kaluar.

“Pse punëtoret teknikë dhe të sigurimit fizik të Qendrave të Shërbimit Klinik dhe të ambulantave u degraduan? Jemi të indinjuar jo nga shuma e mjeteve që nuk na dhanë këtë muaj, por që ne jemi prijatarët që po ballafaqohen me Covid-19, andaj ky lloj ndarje nuk i ka hije një Qeverie”, është shprehur ai.

“Ne dhamë gjithçka dhe maksimunim tonë pavarësisht veprimeve të Qeverisë së Kosovës. Ne nuk e shesim veten për 60 euro. Ka kaluar koha kur punëtorët fizik e teknik mund të keqpërdorën”.

“Ne jemi ata që Covidin po e marrim në spitale e po ju çojmë fëmijëve tanë, ne jemi ata që po kemi shpenzime për shërim të tyre dhe herë-herë që po na vdesin familjarët. Hallall mos u qoftë puna jonë. Është marri”.

Azemi më tej ka treguar se shqetësimin e tyre e ka adresuar më instancat më të larta prej presidentes, kryeministrit, ministrit të Shëndetësisë e atij të Financave, por që nuk ka marrë përgjigje.

Pas takimit që u mbajt përfundimisht u vendos që deri më fund të këtij muaji të kryhen detyrat e tyre ashtu siç kërkohet.

“Ne po bëjmë solidaritet me njerëzit që janë të sëmurë në spitalet tona. Kjo marrësi le tu mbetet atyre. Data përfundimtare që të ndryshojnë këto veprime është 30 shtatori”.

Azemi ka thënë se meqenëse jemi afër zgjedhjeve me këto mosrespektime të të drejtave të tyre, do të dinë se si t’ia kthejnë këtë Qeverisë.

“U nis me ‘Krejt dhe Drejt’, po shkon me ‘Krejt dhe Shtrembër’”.

Adem Borovci përfaqësues i 50 punëtorëve që punojnë në Qendra të Mjekësisë Familjare ka thënë se vendimi për 60 euro shtesë është më shumë lëmoshë, raporton EO.

“Jemi të zhgënjyer më vendimin për shtesa. Ne nuk po kërkojmë lëmoshë. Jam i mendimit që deri në fund kemi me i shkuar kësaj çështje”.

Kurse kryearti i Shoqatës së Sigurimit Fizik në QKUK, Sabri Ejupi tha se vendimi prej 60 euro shtesë s’do koment.

“Kemi mbi 250 punëtorë të sigurimit. Çdo pacientë pa kaluar te punëtori i sigurimit fizik nuk ka si me kaluar te mjeku apo motra. Ky vendim nuk ka koment”, ka thënë ai.

lajme

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Rektori Hajrizi prezanton vizionin strategjik për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Punimet e ditës së dytë të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë nisur me prezantimin kryesor të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, themelues dhe Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së.

Rektori Hajrizi po sjell në vëmendje një perspektivë strategjike mbi të ardhmen e cilësisë, duke e trajtuar atë përtej standardeve tradicionale dhe certifikimit, si një element thelbësor për zhvillimin e sistemeve moderne, inovacionin dhe transformimin institucional.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë organizatat dhe institucionet, prezantimi i Rektorit Hajrizi vë në pah rëndësinë e ndërlidhjes së teknologjisë me besimin, përgjegjësinë dhe vlerat njerëzore, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes këtij prezantimi, Kongresi i 67-të i EOQ-së vazhdon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke vendosur në qendër sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë të ardhmen e cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Kongresi po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi cilësinë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe besimin në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara