Lajmet

“Në Jemen, gjithnjë e më shumë fëmijë po shkojnë në shtrat të uritur”

“Ne duhet të veprojmë tani”, tha David Gressly, koordinatori humanitar i OKB-së për Jemenin.

Published

on

Numri i njerëzve në Jemenin e shkatërruar nga lufta, që vuajnë nga uria, parashikohet të pesëfishohet këtë vit në 161,000, paralajmëruan agjencitë e OKB-së, mes frikës për mungesë të madhe të ndihmave, përcjell UBT News.

Mbi 30,000 njerëz tashmë po përballen me mungesë urie, thanë në një deklaratë të përbashkët Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), fondi i OKB-së për fëmijë UNICEF dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP).

Duke e quajtur rritjen e mprehtë “jashtëzakonisht shqetësuese”, deklarata e përbashkët vjen dy ditë përpara një konference të nivelit të lartë për të rritur ndihmat për Jemenin, pasi rritet frika se pushtimi rus i Ukrainës kërcënon furnizimet globale të ushqimit.

Jemeni varet pothuajse tërësisht nga importet e ushqimit, me gati një të tretën e furnizimeve të grurit që vijnë nga Ukraina, tha OKB.

Lufta në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë “ka të ngjarë të çojë në tronditje të konsiderueshme të importeve, duke nxitur më tej çmimet e ushqimeve”, tha OKB.

“Ne duhet të veprojmë tani”, tha David Gressly, koordinatori humanitar i OKB-së për Jemenin.

Rezultatet e IPC-së të hënën treguan se 17.4 milionë njerëz nga 29 milionë banorët e Jemenit po përballen me nivele të larta të pasigurisë akute ushqimore dhe totali ka gjasa të rritet këtë vit në 19 milionë.

Raporti tha se 2.2 milionë fëmijë janë të kequshqyer në mënyrë akute në Jemen, duke përfshirë “gati më shumë se gjysmë milioni fëmijë që përballen me kequshqyerje të rëndë akute, një gjendje kërcënuese për jetën”.

“Në Jemen, gjithnjë e më shumë fëmijë po shkojnë në shtrat të uritur”, tha shefja e UNICEF-it, Catherine Russell.

Jemeni është shkatërruar nga një luftë civile shtatëvjeçare midis rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani dhe qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, të mbështetur nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Qindra mijëra njerëz janë vrarë në luftë dhe miliona janë zhvendosur./UBTNews/

Lajmet

Dogana e Kosovës shënon rritje të sekuestrimit gjatë muajit tetor

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka realizuar një performancë gjatë muajit tetor, duke shënuar një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve operacionale.

Në njoftim theksohet se vetëm gjatë gjysmës së parë të tetorit, janë sekuestruar mallra me vlerë mbi 250,000 euro, përfshirë substanca narkotike, municion, monedha dhe dekorata koleksionuese prej bakri, pajisje elektronike, produkte farmaceutike, suplemente, kozmetikë, instrumente mjekësore, tekstil, pije, duhan dhe municion.

Këto veprime, sipas njoftimit, dëshmojnë angazhimin e Doganës për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke parandaluar rrezikimin e ekonomisë dhe shëndetit të qytetarëve nga mallrat e paligjshme.

Po ashtu, Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë 1.5 miliardë euro deri në mesin e muajit tetor 2025, duke regjistruar një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përbën 122 milionë euro më shumë të hyra të inkasuara./EO

Continue Reading

Rajoni

Begaj i kërkon Vietnamit ta njoh pavarësinë e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Shqipërisë, Pham Thi Thu Huong.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor./EO

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi, pritet zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga-s në Portugali

Published

on

Profesor Edmond Hajrizi, në Portugali, u prit zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga, zt. Ricardo Rio. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe inkurajimin e bashkëpunimeve në nivele evropiane.

Braga, si një nga qytetet më të rëndësishme dhe më të vjetra në Portugali, ofron një potencial të madh për zhvillim, ku UBT mund të angazhohet drejtpërdrejt në projekte inovative për mobilitetin e së ardhmes.

Gjatë qëndrimit në Braga, Rektori Hajrizi pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Rajonal Minho, me theks të veçantë në akreditimet e përbashkëta në fushën e mjeksisë. Gjithashtu, programi i vizitës do të përfshijë takime në Politeknikun Braga, InvestBraga, si dhe me drejtuesit e Asociacionit të Ndërmarrësisë Minho, duke forcuar kështu lidhjet dhe mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës e së cilës i janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case).

Sipas Doganës së Kosovës pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

“Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve./KP

Continue Reading

Të kërkuara