Kuriozitete

Në Japoni çiftet e martuara duhet të kenë një mbiemër

Published

on

Gjykata e Lartë e Japonisë njoftoi të mërkurën se ligji që çiftet ta kenë të njëjtin mbiemër është kushtetues, duke hedhur poshtë kërkesat e tri çifteve që të ruajnë mbiemrat e tyre origjinal.

Pas këtij njoftimi reaguan aktivistet e të drejtave të njeriut, që thonë se kushtetuta duhet të garantojë barazi gjinore meqë femrat gjithmonë sakrifikojnë mbiemrat e tyre. Tri çifte sfiduan dispozitat e Kodit Civil, meqë dëshironin që t’i ruanin mbiemrat e tyre.

Vendimi nga Gjykata e Lartë vjen pasi Japonia po përballet me thirrje për të promovuar barazi gjinore dhe diversitet. Opinioni publik po kërkon që t’u lejohet çifteve të mbajnë mbiemrat e tyre.

Ndonëse ligji nuk e specifikon se cilin mbiemër, 96% e grave marrin mbiemrat e burrave të tyre.

Japonia është vendi i vetëm në botë që ka një vendim të tillë në kodin civil, që thotë se çiftet duhet të zgjedhin një mbiemër në kohën e martesës, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

Kodi civil i epokës Meiji u shkrua në vitin 1898, bazuar në traditën japoneze që gruaja linte familjen e saj për t’u martuar./UBTNews

Kuriozitete

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Published

on

Organizata Botërore Meteorologjike ka vendosur rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në një zonë të njohur për stuhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit njofton se rrufeja më e gjatë në botë ndodhi në tetor 2017 gjatë një stuhie të madhe në SHBA, duke përshkuar 829 km nga lindja e Teksasit deri afër Kansas City. Do të duheshin rreth 8-9 orë me veturë ose të paktën 90 minuta me avion për ta përshkuar.

“Vetëtimat janë të mrekullueshme, por dhe të rrezikshme, duke marrë shumë jetë çdo vit. Kjo ngjarje tregon sa larg mund të përhapen rrufetë, duke rrezikuar aviacionin dhe shkaktuar zjarre”, tha Celeste Saulo, sekretare e përgjithshme e WMO.

Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit e konfirmoi rekordin me ndihmën e teknologjive të reja satelitore. Ky rekord është 61 kilometra më i gjatë se ai i mëparshmi në SHBA më 29 prill 2020 (768 km). Gabimi i matjes është ±8 km.

Rrufja ndodhi në Rrafshinat e Mëdha të Amerikës së Veriut, një zonë e njohur për stuhitë Mesoskalare Konvektive që mundësojnë “mega-rrufe”.

Ajo u zbulua përmes analizës së përsëritur me ndihmën e satelitit GOES-16.

“Ky rekord tregon fuqinë e natyrës e përparimin shkencor në dokumentimin e ekstremeve. Ka të ngjarë që në të ardhmen të zbulohen më të mëdha”, tha Randall Cerveny nga WMO. Arkivi i WMO ruan të dhënat për ekstreme, përfshirë temperaturat, erën, reshjet, breshrin, rrufetë, tornado e ciklonet tropikale.

Continue Reading

Kuriozitete

Vala e të nxehtit kaplon edhe “tokat e akullta” të Finlandës

Published

on

Laplanda finlandeze është përfshirë nga një valë të nxehti rekord, me temperatura që kanë kaluar 30°C për 14 ditë rresht, një fenomen i paprecedentë që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike.

Në qytetin arktik të Rovaniemit, termometri ka shënuar deri në 33°C në diell, duke e bërë të pamundur që ai të dalë jashtë për pjesën më të madhe të ditës.

Sipas Institutit Meteorologjik Finlandez, kjo është vala më e gjatë e të nxehtit që është regjistruar ndonjëherë në Lapland që nga viti 1961. Temperaturat janë rreth 10 gradë Celsius mbi mesataren sezonale, me stacione në Ylitornio dhe Sodankylä që regjistruan deri në 31.7°C.

“Herën e fundit që patëm një valë të tillë ishte në vitin 1972, por zgjati më pak”, tha meteorologu Jaakko Savela, duke shtuar se kjo valë tashmë ka thyer çdo rekord në rajon.

Shkencëtarët theksojnë se, ndonëse kjo valë nuk është shkaktuar nga ndryshimet klimatike, ngrohja globale ka ndikuar fuqishëm në intensitetin dhe gjatësinë e saj. Arktiku po ngrohet 4 deri në 5 herë më shpejt se pjesa tjetër e Tokës.

Nxehtësia ka ndikuar edhe te drerët e Laplandës, të cilët tani shihen duke braktisur pyjet në kërkim të freskisë. Mushkonjat që shumohen në vapë i ndjekin, duke i shtyrë të kërkojnë strehim në fshatra dhe përgjatë rrugëve.

Ekspertët paralajmërojnë se, me përkeqësimin e kushteve klimatike, barinjtë mund të detyrohen të ndërtojnë struktura të reja për t’u ofruar hije kafshëve.

Turistët në fshatin e Babagjyshit janë gjithashtu të tronditur nga temperaturat e larta. Ndërkohë, ditët e gjata me diell deri në orën 23:00 po i mbajnë temperaturat lart për më shumë orë, duke e përkeqësuar situatën.

 

Continue Reading

Kuriozitete

Sot shënohet ‘Dita Botërore e Tigrit’

Published

on

‘Dita Botërore e Tigrit’, është një festë vjetore që shënohet çdo 29 korrik,  për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e këtyre kafshëve.

E krijuar në vitin 2010 në ‘Samitin e Tigrit’, në Shën Petersburg, pas raporteve të fundit alarmante, se 97% e të gjitha llojeve të tigrave të egër ishin zhdukur në shekullin e fundit dhe vetëm rreth 3,000 kanë mbetur gjallë.

Ka disa faktorë që kanë shkaktuar rënien e numrit të tigrave, duke përfshirë humbjen e habitateve, ndryshimet klimatike, gjuetinë dhe përdorimin e lëkurës së tyre për përfitime industriale.

Tigrat janë në prag të zhdukjes e data e sotme apo ‘Dita Ndërkombëtare e Tigrit’, synon të sjell vëmendje ndaj këtij fakti e të përpiqet të ndalë zhdukjen e tyre.

Continue Reading

Kuriozitete

Ja sa kushton parfumi më i shtrenjtë në botë

Published

on

Nuk do ta kishim problem të paguanim kaq shumë për një parfum që funksionon 60% të rasteve që e hedhim, por për Clive Christian Imperial Majesty No.1, do të ishte e vështirë.

Shtëpia e Clive Christian e parfumeve për 150 vitet e fundit ka furnizuar familjen mbretërore britanike me produkte bukurie. Tradita që filloi me mbretëreshën Viktoria vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe nuk është rastësi që simbole të ndryshme të monarkisë zbukurojnë shishet e çmuara të shtëpisë.

Shtëpia vendosi të hedhë në treg, një parfum që do të kalojë në çmim çdo gjë tjetër në treg. Imperial Majesty është një edicion special i Nr.1, roma kryesore e gamës, e cila është e disponueshme në një shishe gjysmë litri.

Vetë shishja është prej kristali Baccarat, qafa e shishes është prej ari 18 karatësh dhe në vend të tapës ka një diamant 5 karatësh.

Prodhimi i tij është kufizuar në 10 shishe dhe 5 ose 7 prej tyre janë dorëzuar te pronarët e tyre me fat. Për dërgesën është kujdesur vetë shtëpia e Clive Christian pasi transportohet me një Bentley që kushton pak më pak se parfumi dhe dërgohet privatisht.

Pjesa tjetër e shisheve janë në dispozicion të shtëpisë dhe po vizitojnë butikët Clive Christian anembanë botës si pjesë e programit “eat fish eyes”.

Nëse vërtet dëshironi ta nuhasni, por mund të merrni me 400,000 euro diçka po aq të çmuar.

 

Continue Reading

Të kërkuara