Kulturë

Në dritën e letërsisë dhe hijen e financave: Mitrush Kuteli, figura e shkëlqyer e shqiptarëve

Published

on

Më 13 Shtator 1907 lindi Dhimitër Pasko, i njohur ndryshe si Mitrush Kuteli, një figurë e shquar në fushat e letërsisë dhe financave shqiptare.

Kuteli, një personalitet me shumë aspekte, u shqua si ekonomist, financier, shkrimtar, përkthyes, dhe gazetar. Ai ishte gjithashtu një mbledhës i pasur i folklorit shqiptar, duke ruajtur dhe shpërndarë thesaret e shpirtit kombëtar të grumbulluara gjatë shekujve dhe në vise të ndryshme.

Pavarësisht se ishte një ekonomist dhe financier i aftë, Kuteli fitoi njohjen e gjerë përmes veprave të tij në letërsi dhe gazetari. Ai shërbeu si konsulent teknik i Bankës Qendrore Shqiptare që nga viti 1943, por kontributi i tij më i njohur mbetet në fushën e letrave.

Veprat e tij më të njohura përfshijnë poezitë “Mëmës Shqipëri” dhe “Skënderbeu”, si dhe koleksionin e tregimeve “Tregime të moçme shqiptare”, i cili shpalos vlerat e çmuara të folklorit popullor shqiptar. Ndër veprat e tjera të rëndësishme janë “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, “Xinxifillua”, “E madhe është gjëma e mëkatit”, “Në një cep të Ilirisë së Poshtme” dhe “Baltë nga kjo tokë”. Përveç kësaj, ai përktheu në shqip vepra të njohura nga autorë të mëdhenj si Turgenjevi, Gorki, Gogoli dhe Neruda.

Pikëpamjet e tij demokratike e bënë të mundur që ai të përballej me represionin e regjimit diktatorial, duke u burgosur në vitin 1947 me akuzën e “armikut të popullit” dhe duke kaluar pesë vjet në burg. Pas lirimit, kushtet e pafavorshme e privuan nga mundësia e botimit të veprave të tij, duke kufizuar kështu shprehjen e plotë të talentit të tij në letërsi.

Mitrush Kuteli u nda nga jeta më 4 Maj 1967 në moshën 60 vjeçare. Akademia e Shkencave e Shqipërisë e nderoi atë me titullin e lartë “Nderi i Akademisë” për trashëgiminë e pasur që la pas, e cila vazhdon të ndihmojë në ruajtjen dhe zhvillimin e qytetërimit shqiptar./UBTNews/

 

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Çekia diskutojnë bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore

Published

on

By

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj-Kapitaj, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Republikës Çeke, Naděžda Goryczková, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave profesionale ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, me fokus të veçantë në konservimin, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve.

Përvoja e gjatë e Republikës Çeke në ruajtjen e trashëgimisë kulturore u vlerësua si mundësi e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e standardeve të institucioneve të Kosovës në këtë sektor. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara