Lajmet

Në Ditën e Çlirimit, Rohde thotë se Gjermania është dhe do të mbetet ndër aleatët më të afërt të Kosovës

Published

on

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe fillimit të vendosjes së misionit të NATO-s.

Diplomati gjerman ka kujtuar fjalët e ish-sekretarit britanik të NATO-s, George Robertson, i cili kishte thënë se qëllimi i ndërhyrjes së NATO-s ka qenë largimi i forcave të Millosheviqit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve.

“Misioni ishte kompletuar”, citon Rohde fjalët e thëna nga Robertson më 1999. “Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është një storie suksesi”, ka shkruar Rohde.

Në fund ambasadori gjerman ka shkruar se Gjermania është dhe mbetet një na aleatët më të afërt të Kosovës.

“Sot para 25 vitesh filloi misioni i KFOR-it të NATO-s. Për të cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar/NATO-GS Lord Robertson: Qëllimi ishte largimi i forcave të Millosheviçit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve. Misioni u krye. U shpall pavarësia e Kosovës në 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të afërt të Kosovës”, shkruan Rohde.

Lajmet

​44 vjet nga demonstratat e vitit 1981

Published

on

By

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e asaj kohe, demonstrata këto që shënuan edhe fillimin e shkatërrimit të Federatës Jugosllave.

Me kërkesat Kosova Republikë, Duam Liri, Barazi, Drejtësi, Duam Bashkim, të lirohen të burgosurit politikë e me shumë kërkesa të tjera,  u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare.

Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.

Continue Reading

Lajmet

​25 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

Published

on

By

Mbi 60 shqiptarë të Lagjes së Parë në Gjakovë janë masakruar nga forcat serbe, në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999.

Në lagje u qëlluan dhe u dogjën të gjallë burra, gra e fëmijë. Flaka që dilte nga shtëpia e familjes Vejsa tronditi banorët e qytetit. Krismat e automatikëve nuk kishin të ndalur. Shtëpia digjej bashkë me trupat e njerëzve të gjallë e të vrarë.

Njëzetë vetë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi të strehuar në shtëpinë e Lulzimit u ngjitën në qiell bashkë me flakën që dogji trupat e tyre për ta sjellë dritën e lirisë. Nga ana tjetër u vranë dhe u dogjën bashkë me shtëpitë edhe të katër anëtarët e familjes Cana dhe katër nga familja Gërçari.

Ndërsa po në këtë vit, më 1 prill, në Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë persona.

Continue Reading

Lajmet

​16 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Published

on

By

Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Paraqitja e parë e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s u bë në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ndërsa një ditë më vonë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri gjatë së cilës atij iu akordua titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës, raporton KosovaPress.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO erdhi si rrjedhojë e vendimit të rëndësishëm për zgjerimin e Aleancës, të marrë më 3 prill 2008 nga të 26 krerët e shteteve dhe Qeverive të Aleancës gjatë një seance të posaçme të Samitit të NATO-s Bukuresht, nëpërmjet të cilit Shqipëria dhe Kroacia u ftuan të fillonin bisedimet për anëtarësimin. Ky vendim erdhi pas mbylljes të ciklit të 9-të të Planit të Veprimit për Anëtarësimin (MAP) të Shqipërisë me NATO-n dhe pas kryerjes të një sërë reformave që synonin plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësimin në Aleancë.

Më 25 prill 2008 Shqipëria dhe Kroacia nisën zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin në NATO. Agjenda e këtyre bisedimeve përfshinte çështje politike, ushtarake, sigurie dhe ligjore që të dy vendet trajtuan me ekspertët e Aleancës, me qëllim rikonfirmimin e vullnetit të tyre për të përmbushur në të ardhmen të gjitha detyrimet që lidheshin me anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancë.

Nëpërmjet një serie takimesh dypalëshe midis ekipeve të ekspertëve të NATO-s dhe ekipeve të institucioneve shqiptare u trajtua dhe u konfirmua zyrtarisht interesi, vullneti dhe mundësitë e Shqipërisë për të plotësuar detyrimet dhe angazhimet politike, ligjore dhe ushtarake të anëtarësimit në NATO. Produkt final i këtyre diskutimeve ishte një kalendar me afate kohore për përmbushjen e kritereve dhe reformave të domosdoshme.

Periudha e përgatitjes për anëtarësim shërbeu për intensifikimin e përpjekjeve nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për të thelluar në të gjitha drejtimet reformën e mbrojtjes, duke përshpejtuar realizimin e prioriteteve sipas standardeve të NATO-s. Kështu, u punua me përparësi për plotësimin e kuadrit të dokumenteve bazë strategjike të rishikuara, si Strategjia Ushtarake, Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FARSH 2007-2020, Udhëzimi për Planifikimin Strategjik 2008, etj.

Më 9 korrik 2008, të 26 vendet anëtare të NATO-s nënshkruan gjatë një ceremonie në selinë e NATO-s në Bruksel Protokollet e Anëtarësimit me Shqipërinë dhe Kroacinë, akte këto juridike që i bashkëngjiten Traktatit të Uashingtonit duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm institucional për anëtarësimin e të dy vendeve në Aleancën Atlantike.

Pas anëtarësimit në NATO, përpjekjet e Shqipërisë u fokusuan në transformimin e forcave të armatosura në një forcë me përmasa më të vogla, tërësisht profesioniste, e aftë për t’u dislokuar dhe e ndërveprueshme me NATO-n. Ky integrim dhe modernizimi i Forcave të Armatosura është shoqëruar me angazhimin për reduktimin e depove të municioneve, si dhe shkatërrimin e një sasie të madhe municionesh.

Gjithashtu, Shqipëria zgjeroi kontributin e saj në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Afganistan, si në ISAF dhe Misionin Resolute Support, pas vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe, me qindra ushtarakë shqiptarë shërbyen me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë dhe sakrifica në disa prej komandave rajonale të ISAF-it, duke përmbushur më së miri detyrat e ngarkuara nga komanda e ISAF-it.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka rritur kontributin e saj në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO në vendin tonë. Shqipëria i ka kushtuar dhe kushton vëmendje të veçantë mbështetjes së bashkëpunimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe procesit politiko-ushtarak të ridimensionimit të rolit të KFOR-it në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Shpërthim te zyret e reja të Postës së Kosovës në Zveçan

Published

on

By

Një shpërthim ndodhi pas mesnate te zyret e reja të Postës së Kosovës në Zveçan.

Lajmin e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

 “Sipas informacioneve tona të para një detonim ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, thyerje xhamash por nuk ka të lënduar”, tha Elshani.

Ai shtoi se njësitet përkatëse të policisë janë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për rastin.

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, policia ka rrethuar zonën dhe po mbledhin prova për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe autorët e mundshëm.

Continue Reading

Të kërkuara