Lajmet

Në 24 orët e fundit, 57 aksidente në trafik dhe 16 të arrestuar në gjithë vendin

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 57 aksidente trafiku. Prej tyre, 32 kanë përfunduar me të lënduar dhe 25 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.

Policia ka shqiptuar gjithsej 2129 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion, si pjesë e kontrollit të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore.

Në të njëjtën periudhë, 16 persona janë arrestuar, ndërsa 11 prej tyre janë vendosur në mbajtje. Dy persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Autoritetet e rendit bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut dhe ligjit, si mënyra më e mirë për të shmangur pasojat dhe për të ruajtur sigurinë publike.

Vendi

Ka nisur Java e 17-të e Albanologjisë në Prishtinë

Published

on

Instituti Albanologjik ka hapur sot edicionin e 17-të të Javës së Albanologjisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore në fushën e studimeve shqiptare, e cila do të zgjasë deri më 22 maj.

Përgjatë katër ditëve, studiues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë do të prezantojnë tema që lidhen me gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë shqiptare, duke trajtuar edhe zhvillime bashkëkohore si inteligjenca artificiale, digjitalizimi i shqipes dhe ndikimi i komunikimit virtual në gjuhë.

Programi përfshin sesione të veçanta për letërsinë shqipe, historiografinë, trashëgiminë kulturore dhe antropologjinë e ushqimit, me fokus në identitetin kulturor dhe zhvillimet moderne të shoqërisë shqiptare.

Organizatorët theksojnë se konferenca synon të promovojë kërkimin shkencor dhe të krijojë hapësirë për shkëmbim akademik mbi gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.

Continue Reading

Vendi

Aksident fatal në Koshare të Ferizajt, humb jetën një person

Published

on

By

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Koshare të Ferizajt, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person i moshës 60-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 12:15. Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar detajet e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë Veseli.

Njësitet policore të trafikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet që çuan deri te ky aksident fatal.

Continue Reading

Aktualitet

Hajrizi: Arsimi tradicional nuk mjafton më, UBT po ndërton universitetin e së ardhmes

Published

on

By

Inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën se si funksionon arsimi, tregu i punës dhe vetë universitetet, ndërsa profesionet dhe aftësitë që kërkohen në të ardhmen po evoluojnë vazhdimisht. Në këtë realitet të ri teknologjik, institucionet akademike po përballen me nevojën e pashmangshme për të krijuar modele më fleksibile dhe më inovative.

Në kuadër të “Përballje Podcast” në Telegrafi, themeluesi dhe rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka bërë të ditur se UBT tashmë është duke zhvilluar modele të reja të arsimit digjital, të mbështetura tërësisht në inteligjencën artificiale, teknologjitë virtuale dhe konceptet e së ardhmes. Sipas tij, universitetet nuk mund të funksionojnë më vetëm në formatin tradicional, pasi tregu global i punës po kërkon kompetenca të reja në fusha si AI, fintech, blockchain, cybersecurity, smart cities dhe transformim digjital.

“Ne duhet t’i përgatisim studentët për kompetencat e së ardhmes dhe për profesionet që po krijohen nga zhvillimet e reja teknologjike. Kemi punuar shumë në krijimin e gjithë platformës së integruar me inteligjencë artificiale, ku studenti mund ta ketë një profesor të bazuar në AI, i cili është në dispozicion 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, deklaroi rektori Hajrizi.

Ky model avangardë u mundëson studentëve të marrin mbështetje të personalizuar, shpjegime dhe komunikim interaktiv në çdo kohë, duke rritur ndjeshëm produktivitetin dhe cilësinë e mësimit. Gjatë kësaj interviste, rektori Hajrizi shpalosi edhe konceptin e “Virtual Campus”, që përfaqëson një nga drejtimet kryesore të zhvillimit të UBT-së për vitet e ardhshme.

“Ne po ndërtojmë një institucion virtual me ‘AI-based solutions’, ku studenti hyn në klasë dhe e përjeton sikur është në amfiteatër fizik, por në format virtual. Një student nga Afrika, Amerika apo Azia mund ta përjetojë të gjithë infrastrukturën dhe interaktivitetin e universitetit pa qenë fizikisht këtu”, u shpreh ai.

Për më tepër, UBT po vazhdon të investojë fuqishëm në laboratorë modernë dhe programe të reja akademike të lidhura me teknologjinë. Hajrizi përmendi edhe zhvillimet në fusha si fintech, smart agriculture, e-health, digjitalizimi i shërbimeve dhe qytetet e mençura, duke shtuar se institucioni po funksionon si një “Future Lab” – një laborator i së ardhmes ku testohen dhe zhvillohen prototipe e zgjidhje inovative me impakt global.

Në përmbyllje, rektori Hajrizi nënvizoi se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm për inovacion për shkak të moshës së re të popullsisë. Megjithatë, ai potencoi se mbetet thelbësor bashkëpunimi i ngushtë mes universiteteve, sektorit privat dhe shtetit për të jetësuar një digjitalizim më të shpejtë dhe më efikas të arsimit në vend. /Telegrafi/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Akreditimi prestigjioz Cambridge rrit interesimin rekord për regjistrime në UBT International Smart Schools

Published

on

By

Edhe pak vende të lira në drejtimet më të kërkuara për edukimin dhe arsimin e gjeneratave smart në UBT International Smart Schools, tashmë edhe me akreditimin prestigjioz Cambridge International Education.

Numri rekord i regjistrimeve të hershme këtë vit konfirmon besimin e madh të nxënësve dhe prindërve në modelin inovativ të edukimit që ofron UBT International Smart Schools, duke e shndërruar atë në një nga institucionet më të kërkuara të arsimit në Kosovë.

Me laboratorë modernë, integrim të inteligjencës artificiale në mësim, teknologji të avancuar dhe metodologji bashkëkohore të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare, nxënësit përgatiten për profesionet dhe sfidat e së ardhmes që nga bankat shkollore.

Për shkak të interesimit jashtëzakonisht të lartë, vetëm edhe pak vende të lira kanë mbetur në këto drejtime:

  • Shkolla Fillore
  • Gjimnazi TIK
  • Gjimnazi TIK në Prizren
  • Gjimnazi Natyror
  • Gjimnazi Gjuhësor
  • Asistent Dentar
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
  • Teknik i Farmacisë
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor
  • Teknik i Optikës – Opticient

Nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale, deri te shkencat natyrore, gjuhët moderne dhe profesionet shëndetësore, çdo drejtim në UBT International Smart Schools është ndërtuar për të krijuar liderët dhe profesionistët e gjeneratës së ardhshme.

Apliko tani dhe bëhu pjesë e shkollës që sjell edukim të standardeve globale, inovacion dhe të ardhmen në një vend!

Continue Reading

Të kërkuara