Lajmet

Ndrejaj: Së shpejti nis ndërtimi i klinikës së re obstetrike

Ai ka deklaruar se ky projekt është mundësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Published

on

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës së shpejti do t’i shtohet edhe një klinikë e re obstetrike, pjesë e Gjinekologjisë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.

Ai ka deklaruar se ky projekt është mundësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me ç’rast Ministria e Shëndetësisë dhe bordi i ShSUK-së e kanë miratuar këtë projekt.

“Para disa ditëve bordi i ShSKUK-së  dhe Ministrinë e Shëndetësisë e kanë aprovuar edhe lejuar lokacionin ku do të ndërtohet një klinikë e re obstetrike, ajo do të ndërtohet mbrapa klinikës  Gjinekologjike”, deklaroi Ndrejaj.

Ai e ka quajtur lajm të mirë ndërtimin e kësaj klinike, pasi siç thotë do t’u ofrohen pacientëve shërbime me standarde të larta e salla moderne.

Continue Reading

Lajmet

Në Maqedoni të Veriut në fundjavë 60 zjarre

Published

on

By

Vetëm gjatë fundjavës së kaluar janë regjistruar 60 zjarre në ambiente të hapura, njoftoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoni të Veriut.

Zjarre ende nuk janë shuar në komunën e Prilepit, në komunën e Demir Hisarit, Novo Sellës, Gjevgjelisë, Ohrit, Çashkës , Sarajit, Zhelinës dhe Tetovës.

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoni të Veriut bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në ambiente të hapura, posaçërisht u apelohet fermerëve që të mos djegin kashtën dhe kullotat.

Continue Reading

Lajmet

Oda Amerikane: Qeveria po tenton të kufizojë komentimin për refuzimin e Kurtit për të dëshmuar

Published

on

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke e akuzuar atë për tentim për të kufizuar komentimin mbi çështjen e transparencës dhe llogaridhënies lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Kjo ka ndodhur pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit. OEAK shpreh shqetësimin e saj për deklaratat e Qeverisë, që sipas saj, po përpiqen të pengojnë aktorët joshtetërorë dhe pavarësitë, duke i delegjitimuar ata.

Në reagimin e OEAK-së thuhet se Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të ndërtuar një demokraci të fortë dhe se çdo odë ekonomike, media, dhe organizatë e shoqërisë civile ka për detyrë të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie. OEAK kërkon që institucionet e drejtësisë të punojnë pa ndërhyrje dhe që të gjithë individët, pavarësisht pozitës së tyre, të respektojnë detyrimet ligjore për të dëshmuar dhe kontribuar në shtetin e së drejtës.

Kjo deklaratë është bërë pas reagimit të zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili e ka konsideruar ftesën e Prokurorisë për Kurtin si një tentativë për të manipuluar politikisht, duke përmendur se dhomat ekonomike dhe tregtare nuk kanë të drejtë të japin opinione ligjore. Kryeziu ka theksuar se bizneset dhe organizatat ekonomike kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

OEAK ka paralajmëruar se çdo pengim i drejtësisë është një shkelje serioze ligjore dhe dobëson integritetin e institucioneve të Kosovës. Ajo ka theksuar se refuzimi i individëve për të zbatuar urdhrat e gjykatës minon besimin e publikut në qeverisje dhe dëmton bazamentin demokratik të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka marrë urdhër nga gjykata më 4 mars për t’u paraqitur në Prokurori për dëshmi, pasi nuk ishte përgjigjur dy herë thirrjes së organit të akuzës. Ai ka insistuar që dëshmia të jepet në zyrën e tij.

Continue Reading

Lajmet

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Published

on

By

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, të hënën pas përfundimit të mbledhjes së KQZ-së, tha se Vetëvendosja do të ankohet në Gjykatën Supreme, për çështjen e rivotimit me postë nga votat jashtë Kosovës.

Kurteshi, shtoi se LVV-ja, ka nxjerrë prova se si “procesi është tërësisht i kontaminuar”.

“Ne kemi me u ankua në lidhje me çështjen e rivotimit me postë, nga vota e jashtme për mërgimtarët tanë, për arsye se kemi nxjerr shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar. Ne i kemi të dy afatet në dispozicion, një e kemi afatin me u ankua në vendimin e PZAP-së, sepse e ka hapur derën PZAP-ja ligjërisht 48 orë, por kemi të drejtën që të bëjmë ankesë edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare”ka thënë ai.

Në mbledhjen e KQZ-së të hënën u vendos të rinumërohen 50 vendvotime.

Continue Reading

Lajmet

KQZ-ja vendos të rinumërohen 50 vendvotime – 35 nga to në Vushtrri

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të rinumërojë 50 vendvotime në të gjithë Kosovën, përfshirë 35 të tillë nga komuna e Vushtrrisë. Kjo ka ardhur pas kërkesës nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, për rinumërim të plotë të 15 vendvotimeve, ku u identifikuan mospërputhje të nënshkrimeve në listat e votimit.

Elshani ka shtuar se 25 vendvotime të tjera në Vushtrri janë përzgjedhur për rinumërim për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të votave, veçanërisht lidhur me ndryshimet në rezultatet e kandidatëve të LDK-së. Ai theksoi se rinumërimi i këtyre vendvotimeve është i nevojshëm për të hequr çdo dyshim mbi procesin e votimit dhe numërimit.

Kryesuesi i Sekretariatit, Besnik Buzhala, njoftoi se rinumërimi do të fillojë në orën 16:00 dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë me procesin, përfshirë hapjen e kutive për vlerësimin e votave të pavlefshme pas përfundimit të afateve të ankesave./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara